SHOWBIZ

“Gjakun tënd ua dhe atyre, i le fëmijët pa bukë!” Shembet martesa 43-vjeçare: Nuk ta kam borxh!

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2025, 19:47

“Gjakun tënd ua dhe atyre, i le fëmijët pa

Martesa 43-vjeçare e Namikut dhe Dallëndyshes po pëson një moment shumë të vështirë. Ai ka kërkuar të përballet me bashkëshorten në “Shihemi në Gjyq” për një konflikt të fortë që ka hyrë në familje. Rrëfimi i Namikut në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan kthehet pas në kohë, në vitin e trazuar të 1997-ës.

Ai kishte emigruar në Greqi dhe paratë e mbledhura për 4 vjet i dorëzoi te kushëriri, Refit Haxhiaj. Bëhet fjalë për 5 milionë e 130 mijë dhrahmi dhe 14 milionë lekë, por më vonë piramidat u prishën. Refiti ka ndërruar jetë, por kishin firmosur një prokurë ku pranonte se kishte marrë para nga kushëriri, por për dhrahmitë dhe jo lekët.

Gruaja e Refitit, Natasha, i tha Namikut se të afërmit e saj do të siguronin paratë për të dy. Këto para Namiku nuk i mori kurrë dhe sot Natasha mohon gjithçka. Namiku thotë se sot ka dokumentet që e provojnë, por këto nuk mjaftojnë që Dallëndyshja, e cila ngashërehet, ta pranojë sërish në shtëpi.

Dallëndyshe: Mbaj dokumentet ti pastaj se unë në shtëpi po pres lekët, të kam dërguar 4 vjet në emigracion, më ke lënë fëmijë 1 vjeç e gjysmë dhe 5 vjeç dhe kur ke ardhur, i ke gjetur të mëdhenj fëmijët, 6 vjeç. Nuk të njihte fare për baba djali, por shkoi e i tha gjyshit hajde se ka ardhur një burrë i botës në shtëpi. Unë dua lekët ore burrë! Ti nuk m’i solle fare lekët në shtëpi mua, por të pritën përpara kushërinjtë, vëllezërit e tu se djali i xhaxhait është vëlla!

Me shumë dhimbje, Dallëndyshja tregon se i ka rritur fëmijët e vetme, me shumë mund e sakrifica. Në vitin 2012, Refiti ndërroi jetë. Gjatë këtyre viteve, Namiku pranon se dhrahmitë i kishte marrë, por 14 milionë lekët jo. Dallëndyshja i thotë se ndryshe nga i ndjeri që u konsultua me të shoqen, Namiku veproi pa folur më parë me të.

Dallëndyshe: Ke marrë gjakun tënd ua ke dhënë atyre! I ke lënë fëmijët pa bukë! I kam ushqyer vetë! E çfarë kërkon ti sot, më bie ti mua në sy të publikut që unë kam punuar një jetë të tërë?

Prej 6 muajsh Namiku qëndron te vëllai në Vlorë, kurse Dallëndyshja me dy djemtë.


Namik: Një ditë do ta zgjidhim problemin e lekëve, por jo të ndahemi ne në moshën tonë! E për çfarë?

Dallëndyshe: Ty të ndau kunata!

Namik: Për qejf të Natashës? Natasha bën biznese me paratë tona! Iu dha mundësia!

Dallëndyshja thotë se kjo situatë e ka shqetësuar shumë edhe nga ana shëndetësore dhe nuk pranon në asnjë mënyrë që të pajtohen.

Dallëndyshe: Sot kërkoke ti të kthehesh në shtëpi! Por nuk të qas, nuk të qas fare! O ti, o unë se sot është dita e fundit, unë jam e sëmurë dhe po bëj nga 6 insulina në ditë! Që ditën që ke dhënë paratë, unë kam shkuar në spital në gjendje kome! Nuk ta kam borxh!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë