Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga avokati i Qëndrim Januzit, duke lënë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim për vrasjen e G.H., e ndodhur në maj të vitit 2022 në Ferizaj. Vendimi është marrë më 22 korrik 2025 dhe konfirmon aktgjykimin e formës së prerë të shpallur nga Gjykata Themelore në Ferizaj më 30 prill 2024, i cili ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.
Mbrojtja, përfaqësuar nga avokati Florin Vërtopi, kishte argumentuar se kishte pasur shkelje thelbësore të procedurës penale dhe kishte kërkuar ndryshimin e aktgjykimit, me pretendimin se vrasja ishte kryer në gjendje të afektit mendor. Sipas tij, ndaj të dënuarit duhej shqiptuar një dënim më i butë, ose çështja të kthehej në rigjykim. Në anën tjetër, Prokurori i Shtetit kishte kërkuar refuzimin e kësaj kërkese, duke e cilësuar atë të pabazuar.
Gjykata Supreme theksoi se pretendimet e mbrojtjes, sipas të cilave nuk kishte pasur asnjë rrezik për dëshmitarin Maliq Latifi apo të tjerë, si dhe se i dënuari nuk kishte pasur përgatitje për të kryer vrasjen, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se aktgjykimi nuk e kishte shpallur Januzin fajtor për “vrasje të rëndë” sipas nenit 173 të Kodit Penal, por për “vrasje” sipas nenit 172. Supremja vlerëson se provat, përfshirë video-incizimet nga vendi i ngjarjes, tregojnë qartë se në momentin kritik viktima nuk kishte kryer asnjë veprim provokues, por ndodhej duke biseduar para një dyqani, së bashku me dëshmitarin Latifi. Në ato momente, Januzi ishte afruar me armë në dorë, e kishte shtyrë dëshmitarin me dorën e majtë dhe kishte qëlluar gjashtë herë në drejtim të viktimës, duke e lënë të vdekur.
Gjykata gjithashtu konstatoi se pretendimi i mbrojtjes lidhur me lartësinë e dënimit ishte i paqartë dhe proceduralisht i pabazuar, pasi kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë nuk mund të përdoret për të sfiduar vendimin mbi dënimin.
Ngjarja kishte ndodhur më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, para hyrjes së marketit “Euro Market” në Ferizaj, ku pas një konflikti të mëhershëm që lidhej me një veturë të djegur, e cila dyshohej se ishte dëmtuar nga viktima, Qëndrim Januzi e kishte qëlluar me armë zjarri G.H. Sipas autopsisë së kryer më 22 gusht 2022, vdekja kishte ardhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga predhat e armës.
Përveç veprës penale të vrasjes, ndaj Januzit ishte ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë periudhës deri në ditën e ngjarjes kishte mbajtur armën e tipit “SAUER model 38H” me karikator prej 8 fishekësh, pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo armë u sekuestrua pas krimit dhe u përdor si provë materiale në gjykim.
Me vendimin e Supremes, ky rast konsiderohet i mbyllur në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Në Brownsville të Tennessee-t, vendin ku u rrit ikona e muzikës Tina Turner, është përuruar një statujë madhështore...
Këngëtari i njohur Blero ka folur së fundmi rreth edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova”, duke ndarë...
Ka nisur sezoni i ri i “Goca dhe Gra” në Top Channel, me një panel prej 5 moderatoresh. Ndër to është, Sherina Spahiu, nj...
Këngëtari Luiz Ejlli ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut pasi ka shpërndarë një video në Instagram, k...
Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në SHBA, në një postim në rrjetet sociale i ...
Moderatori i njohur Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas publikimit të një fotografie bardhë e zi në ...
Blogerja Rizarta Hoxha, e cila u bë e njohur për një pjesë të publikut shqiptar pas eksperiencës në “Big Brother VIP ...
Ylli i muzikës Rita Ora dhe supermodelja e famshme britanike Kate Moss u fotografuan së bashku në orët e para të mëngjesit, teks...
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Rizarta Hoxha ka festuar 22 vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë ajo ka mar...
Aktori i njohur i sagës "Fast & Furious", Tyrese Gibson, 46 vjeç, është shpallur në kërkim nga autoritetet në Atlanta...