Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Callum Turner ka treguar detaje të reja nga marrëdhënia e tij me Dua Lipën, duke zbuluar si u njohën dhe si po e mbajnë gjallë dashurinë përmes distancës. Në një intervistë për The Sunday Times, aktori britanik 35-vjeçar tha se u takua për herë të parë me Dua-n gjatë një darke në Los Angeles, pak para ditëlindjes së një miku të përbashkët.
“U ulëm pranë njëri-tjetrit dhe kuptuam që po lexonim të njëjtin libër, Trust nga Hernán Díaz. I thashë që sapo kisha mbaruar kapitullin e parë dhe ajo më tha: ‘Edhe unë po ashtu.’ Atëherë i thashë: ‘Atëherë jemi në të njëjtën faqe,’” tregoi aktori me një buzëqeshje. “Në versionin filmik, do të shikoja nga qielli dhe do thosha: ‘E kuptova, po më jep shenja!’ Dhe ky ishte momenti i parë mes nesh.”
Ai shtoi se gjatë viteve kishin pasur disa “takime të humbura” përpara se të njiheshin zyrtarisht.
“Kishim dy, tre, katër, pesë raste ku mund të ishim takuar, përmes miqve të përbashkët apo në festa. Madje njëherë ajo shkoi në një festë dhe unë arrita disa minuta pasi ajo ishte larguar,” tha Turner. “Kur më në fund u takuam dhe ishim të dy beqarë, mendova se ajo ishte gruaja më e bukur në botë.”
Çifti nisi lidhjen në fillim të vitit 2024 dhe gjatë Krishtlindjeve, aktori i propozoi këngëtares me origjinë shqiptare me një unazë të personalizuar që e kishte krijuar me ndihmën e motrës së saj, Rina, dhe disa miqve të afërt. Në qershor, Dua konfirmoi fejesën në një intervistë për British Vogue, duke thënë:
“Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese.”
Ndërkohë, Callum ka folur edhe për mënyrën se si po menaxhojnë lidhjen në distancë, pasi ai po xhiron një film të ri në Nju Jork, ndërsa Dua ka përfunduar pjesën amerikane të turneut Radical Optimism dhe po përgatitet për Amerikën e Jugut.
“FaceTime është një gjë e mrekullueshme,” tha ai. “Rregulli ynë është që asnjëherë nuk ia vlen të mos takohesh — ky është slogani ynë. Nëse mund të shkosh për dy ditë, thjesht shko. Edhe nëse je i lodhur, s’ka problem, sepse do kalosh bukur dhe do krijosh kujtime të mira.”Turner tregoi se së fundmi kishte fluturuar për dy ditë në Boston për ta pare bukuroshen shqiptare.
“Isha i rraskapitur, por ia vlejti. Shkuam në një restorant të pabesueshëm, mendoj se quhej Neptune. Unë gjithmonë harroj emrat e vendeve, por ajo i mban mend të gjitha. Ishte një nga vendet më të mira ku kam ngrënë ndonjëherë, dhe isha me të, kështu që jam i lumtur që shkova.”
Xheneta Fetahu, e cila është pjesë e panelit në “Trotuar” në “E Diell”, ka treguar një ditë më...
Sipas një raporti, truprojat e Vladimir Putinit e mbledhin jashtëqitjen e tij ndërsa ai ndodhet jashtë shtetit, në mën...
Balerini i mirënjohur Gerd Vaso vjen me një rrëfim ekskluziv në “Grida Duma Podcast”, për karrierën, familjen dhe ar...
Pas intervistës emocionale në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për herë të parë për çështje...
Gazetari dhe personazhi i njohur i ekranit, Ronaldo Sharka, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mendim perso...
Koreografi i njohur, Tan Brama, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervis...
Xheneta Fetahu ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka patur një rrëfim emocio...
Duket se paqja mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit është ende larg. Pas një deklarate thumbuese nga ana e Meritonit, ku ai e quajti ish-par...
Bashkia Vlorës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknolog...
Xheneta Fetahu ka folur si rrallëherë më parë për marrëdhënien e saj me njerkën, duke ndarë një anë t&e...