
Pas publikimit të disa shkrimeve ku përmendej emri i tij në lidhje me përfitime të dyshuara nga fondet e TVSH-së, Altin Mici ka reaguar me një deklaratë publike, duke i cilësuar raportimet si të pasakta dhe të dëmshme për figurën e tij profesionale.
Ai shton gjithashtu se çdo përdorim i pjesshëm i dokumenteve, që sipas tij çon në interpretime të gabuara, dëmton rëndë reputacionin e tij dhe prandaj kërkon një reflektim të menjëhershëm nga mediat
Deklarata e plotë:
Në vijim të publikimeve të fundit mediatike, në të cilat është përmendur emri im dhe janë përdorur dokumente që lidhen me aktivitetin tim profesional për të argumentuar pretendime mbi mosshlyerje detyrimesh nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), kërkoj nga çdo media që ka publikuar ose ripublikuar këto përmbajtje të ndërmarrë menjëherë hapat e mëposhtëm:
Të bëjë përgënjeshtrim publik, duke sqaruar se: Bashkëpunimi është inicuar nga vetë RTSH. Kompensimi i parashikuar ishte vetëm në formë publiciteti dhe në asnjë rast nuk kam përfituar apo tentuar të përfitoj fonde publike.
Shërbimi im është ofruar, por kontrata nuk është finalizuar dhe për rrjedhojë nuk kam marrë asnjë kompensim, financiar apo publicitar. Të korrigjojë raportimet duke reflektuar në mënyrë të saktë dhe të plotë versionin real të ngjarjeve. Të shmangë interpretimet e pasakta dhe përdorimin e pjesshëm të dokumenteve, pasi këto krijojnë perceptime të gabuara dhe dëmtojnë padrejtësisht imazhin dhe reputacionin tim profesional.
Në rast të mosrespektimit të së drejtës sime për një informim të drejtë e të balancuar, do të jem i detyruar të ndjek rrugët ligjore për mbrojtjen e figurës dhe aktivitetit tim profesional.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
17 Shtator16:38
Mozzik flet pas daljes nga Dogana, ku u mor në pyetje për orën milionëshe dhe borxhin ndaj ATK-së
Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze...
SHOWBIZ
17 Shtator16:34
Leonardo DiCaprio reagon pas vdekjes së aktorit Robert Redford
Leonardo DiCaprio i bëri një dedikim kolegut të tij Robert Redford, i cili ndërroi jetë dje në moshën 89 vjeçare.
Gja...
SHOWBIZ
17 Shtator16:25
Dasmë 500 mijë euro me para të fituara me korrupsion? Genar Topalli: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!
Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topallit ka reaguar së fundmi në rrjete sociale lidhur me aludimet e shumta nëpër media pë...
SHOWBIZ
17 Shtator16:04
“Në shtrat dua shumë…” – Njihuni me vajzën e “Për’puthen” që ‘terrorizoi’ djemtë: Erdha për hakmarrje, nuk dua brek*grisur…
Programi i dashurisë, “Për’puthen”, ka startuar të hënën sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezan...
SHOWBIZ
17 Shtator14:48
Arrestimi i Mozzik me orë 1.5 mln euro, reagon Getinjo!
Mbrëmjen e së martës, mediat raportuan se reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ishte arrestuar nga policia doganore dhe dërguar në mb...
SHOWBIZ
17 Shtator10:30
Arrestohet në aeroportin e Prishtinës reperi Mozzik
Reperi i njohur, Mozzik, është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës. IndeksOnline raporton se ai ës...
SHOWBIZ
17 Shtator07:34
Shkrimtari i njohur kanadez nënshkruan vendimin për vdekjen e vet
Shkrimtari i njohur për fëmijë, Robert Munsch, është miratuar për vdekje me asistencë mjekësore në Kanada. Munsch, ...
SHOWBIZ
17 Shtator07:16
Reperi i njohur Mozzik blen orë me çmim marramendës për ditëlindje
Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, feston ditëlindjen e 30-të më 29 shtator.
E me këtë rast ai i ka bërë një dhurat...
SHOWBIZ
16 Shtator22:33
Pas akuzave të shumta, reagon Eni Vasili: "Financat e RTSH janë gjetur të rrënuara"
Eni Vasili, drejtore e Radiotelevizionit Shqiptar, ka bërë një reagim lidhur me akuzat e ndryshme nga gazetarë dhe moderatorë, në...
SHOWBIZ
16 Shtator22:07
“Unë duke e lutur të dashurin..”/ Oriola Marashi konfirmon lidhjen e saj të dashurisë (FOTO)
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka vendosur t’u japë fund aludimeve dhe të flasë hapur për statusin e saj sentimental. P...