Aksident në aksin Berat-Ura e Kuçit/ Automjeti përplas 40-vjeçarin me biçikletë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Cagliari dhe Juventusi e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 1-1, por pas fërshëllimës së fundit të arbitrit u regjistruan mo...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga post...
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhu...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po vijon sulmet, pavarësisht njoftimit për një armëpushim energjetik të...
Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosov&...
Presidenti ukrainasm Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhje në Ukrainë nëse preside...
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në i...
Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë n&e...
Në moshën 63-vjeçare, Demi Moore duket se ka hyrë në një nga kapitujt më të lirë dhe më të qetë ...

Këngëtarja e njohur amerikane Mariah Carey ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas publikimit të një fotografie përpara një prej veprave më të famshme të artit botëror, “Darka e Fundit” të Leonardo da Vinçit. Shprehja e saj serioze në fotografi ka mjaftuar që ndjekësit ta kthejnë imazhin në një nga memet më të komentuara të momentit.
Artistja 57-vjeçare ndodhet në Milano të Italisë, ku vizitoi kishën Santa Maria delle Grazie, e njohur për afreskun monumental të mjeshtrit italian. Gjatë vizitës, Carey realizoi një fotografi përpara veprës së famshme, duke pozuar me një shprehje të ngrirë dhe duke parë drejtpërdrejt kamerën.
Këngëtarja e shoqëroi publikimin në Instagram me një përshkrim të shkurtër, ku shkroi vetëm emrin e veprës, “Darka e Fundit”, së bashku me disa emoji.
Por ajo që për të mund të ketë qenë thjesht një fotografi nga vizita kulturore, për ndjekësit u kthye menjëherë në një burim humori.

-shkroi një prej komentuesve, ndërsa një tjetër sugjeroi se vetë Carey e dinte se fotografia do të bëhej virale.
Reagimet nuk munguan as nga fansat që e vlerësuan kombinimin e yllit të muzikës me kryeveprën e Rilindjes italiane. “Dy kryevepra në një fotografi!”, komentoi një prej tyre.
Të tjerë e cilësuan imazhin si një nga gjërat më qesharake që kishin parë prej kohësh në internet, duke e kthyer pozën e këngëtares në material të gatshëm për meme.
Kjo nuk është hera e parë që Mariah Carey bëhet virale përmes momenteve të zakonshme jashtë skenës. Më herët gjatë këtij viti, ajo tërhoqi vëmendjen me një video nga një dyqan ushqimor, ku shfaqej duke bërë pazar dhe duke pyetur me humor nëse duhej të paguante për produktet që kishte marrë.
Këngëtarja ka folur gjithashtu me humor për preferencat e saj lidhur me ndriçimin, duke kritikuar dritat e forta nga tavani gjatë një paraqitjeje në podcastin “Las Culturistas”.
Edhe këtë herë, pa pasur nevojë për një performancë muzikore apo ndonjë deklaratë të bujshme, Carey arriti të bëhej pjesë e bisedave në rrjetet sociale.
Një fotografi përpara një prej veprave më të njohura të artit dhe një shprehje serioze duket se kanë qenë gjithçka që i duhej internetit për të shpallur memen e radhës./TAR
Një histori dashurie mes aktores së njohur italiane dhe princit 33 vite më të madh në moshë po tërheq vëmendjen e medi...
Gati një vit pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, është publikuar projekti muzikor “A je r...
“Përjetova një rënie të fortë të adrenalinës, diçka që nuk më kishte ndodhur kurrë më par&...
Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin...
Këngëtarja tha se kishte krijuar ndjenja të sinqerta dhe se e kishte vendosur kompozitorin mes njerëzve më të besuar të jet&e...
Këngëtarja Blerina Matraku ka folur në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar rreth 23.4 milionë paund gjatë vitit të kaluar përmes kompani...
Roza Lati ka zbuluar se ajo dhe nëna e saj, aktorja Rita Lati, kanë refuzuar një ftesë për t’u bërë pjesë e &ldquo...
Influencuesja Nara Smith është vetëm 25 vjeçe dhe ka katër fëmijë me bashkëshortin e saj, modelin Lucky Blue Smith. E ...
Në puntatën e kësaj të premteje në “Live me Luizin”, moderatori Luiz Ejlli riktheu në vëmendje një batut&eum...