SHOWBIZ

Aktorja zbulon ndjesinë e veçantë që është duke përjetuar në moshën 63-vjeçare!

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2026, 20:35

Aktorja zbulon ndjesinë e veçantë që është duke

Në moshën 63-vjeçare, Demi Moore duket se ka hyrë në një nga kapitujt më të lirë dhe më të qetë të jetës së saj. Aktorja e njohur ka folur hapur për të qenit beqare, marrëdhënien me moshën dhe mundësinë që një ditë të ketë sërish një partner në krah. Në një intervistë për Harper’s Bazaar Arabia, Moore pranoi se sot po përjeton një liri që nuk e ka ndier më parë. “Ky është ndoshta momenti më autonom i jetës sime. Jam një grua beqare. Fëmijët e mi janë rritur.“Tani, jeta ime më përket mua më shumë se kurrë.” u shpreh ajo.

Dhe duket se kjo ndjesi është krejt e re për aktoren. Demi tregoi se ka qenë nënë dhe bashkëshorte që në moshë të re, duke pasur për shumë vite një jetë të ndërtuar rreth familjes dhe përgjegjësive. “Kam pasur shumë përgjegjësi që shumë e re. Isha nënë shumë e re, kisha një familje dhe një bashkëshort. Nuk e pata atë lloj autonomie që disa njerëz e përjetojnë në vitet e tyre të reja”, rrëfeu ajo. Sot, megjithatë, Moore po shijon një realitet krejt tjetër.

“Është sikur të kem shijuar një frut që nuk e kam provuar kurrë më parë dhe është kaq i shijshëm. Koha ime është e imja. Nuk është i ndërtuar rreth fëmijëve, familjes apo një partneri”, tha aktorja. Por kjo nuk do të thotë se Demi e ka mbyllur derën për dashurinë. “Dhe kjo nuk do të thotë se jam e mbyllur ndaj idesë së një partneriteti. Familja ime është ende gjithçka për mua. Por nuk identifikohem si pjesë e një çifti. Jam në botë thjesht si vetvetja”, u shpreh ajo. Në vend që ta shohë beqarinë si një mungesë, aktorja duket se po e përjeton si një mundësi për të zbuluar veten nga e para.

Por një tjetër deklaratë e saj ka tërhequr vëmendjen. Moore foli hapur edhe për mënyrën se si gratë e përjetojnë moshën dhe kundërshtoi idenë se të plakesh do të thotë të humbasësh diçka. “Ka pasur një keqkuptim se plakja dhe të bëhesh e vjetër janë e njëjta gjë. Dhe nuk janë. Plakja është një dhuratë e jashtëzakonshme, ndërsa të bëhesh i vjetër është një mentalitet. Të plakesh është një zgjedhje”, deklaroi ajo. Për Moore, vitet që kalojnë nuk duhet të shihen si një betejë kundër vetes apo pamjes së jashtme. Përkundrazi, ajo beson se vlera e një gruaje nuk përcaktohet nga mënyra se si duket.

“Vlera ime nuk bazohet te pjesa e jashtme e asaj që jam, por te brendësia e asaj që jam bërë”, tha aktorja. Ajo pranoi gjithashtu se gratë mbi 50 vjeç janë historikisht përballur me ndjesinë e të qenit “të padukshme”, veçanërisht për shkak të mungesës së informacionit dhe përgatitjes për ndryshimet fizike, emocionale dhe shpirtërore që sjell kjo periudhë.

“Ka pasur shumë pak të dhëna për atë që kalojnë gratë në këtë kapitull të jetës. Gjeneratat para meje kishin edhe më pak. Nuk kishte një udhërrëfyes që të përgatiste emocionalisht për atë ndjesinë kur papritur diçka nuk të duket më si vetja”, u shpreh ajo.
Duke folur për mënyrën se si kujdeset për veten, Demi tha se fokusohet te gjërat bazë: gjumi cilësor, ushqimi i shëndetshëm, meditimi dhe krijimi i një ndjesie qetësie, edhe kur udhëton./TAR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje