Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg&...
SHOWBIZ
Mungoi nga rrjetet sociale, Selin tregon se po përballet me probleme shëndetësore
PiranjatPërditësimi i fundit 28 Gusht 2026, 22:18
Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ngritur shqetësimin e ndjekësve të saj gjatë ditëve të fundit për shkak të mungesës dhe pasivitetit të saj në rrjetet sociale.
Pyetjeve të shumta “Pse nuk po poston?”, ajo i është përgjigjur me një postim të fundit në InstaStory.
Disa ditë më parë, Selin kishte treguar për ndjekësit se nuk po kalonte ditë të mira me shëndetin, duke përmendur se ishte prekur nga temperatura e lartë.
Ajo shprehu shqetësimin për gjendjen e saj fizike që e kishte detyruar të shkëputej përkohësisht nga përditshmëria.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto nga makina ku shihet dora e saj e fashuar pas marrjes së ndihmës mjekësore (serumit).
Mbi fotografi, ku përsëriten pyetjet e panumërta të ndjekësve “Pse nuk poston?”, Selin ka shkruar thjesht: “Kjo është ‘Pse’-ja ime”, duke zbuluar se problemet shëndetësore janë shkaku kryesor i shkëputjes së saj.