
Selin Bollati, fituesja e Big Brother VIP Albania, ka zgjedhur të marrë një pauzë të shkurtër pas përfundimit të rrugëtimit të saj në spektakël, duke udhëtuar jashtë Shqipërisë për disa ditë relaksi dhe qetësie.

Në këtë udhëtim, ajo është shoqëruar nga babai i saj, Toni Bollati, me të cilin ka kaluar kohë të vyer pas një periudhe të gjatë mungese fizike gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme. Gjatë gjithë sezonit të spektaklit, mungesa e tij në studio dhe komunikimi i kufizuar kanë ngjallur shpesh diskutime në rrjetet sociale, madje edhe aludime për jetën e tij private.
Këto zëra u shtuan edhe më shumë pas finales së spektaklit, ku ai u shfaq në mënyrë virtuale, përmes një hologrami, duke nxitur më tej kuriozitetin e publikut.
Megjithatë, postimet e fundit të Selin Bollatit kanë sqaruar në mënyrë të natyrshme situatën, duke treguar se babai i saj është pranë saj dhe se ata po shijojnë së bashku disa ditë pushimi. Në disa fotografi të publikuara në Instagram, shihet dyshja duke shëtitur në një qytet europian, si dhe momente të qeta në udhëtim me tren.
“Sholina dhe Babi Toni !! Këto dy ditë shijuam një pushim të shkurtër, por shumë të nevojshëm. Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar. I shijuam shumë këto ditë bashkë dhe ju kemi lexuar të gjithëve. Ju duaaa shumëëë”, ka shkruar ajo krahas imazheve.
Ky udhëtim shënon një rikthim në normalitet për Selin Bollatin dhe një kohë cilësore familjare pas një eksperience intensive televizive.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
9 Maj10:38
Kompozitori Andrew Lloyd Webber mbledh mbi 500 mijë paund për bamirësi nga ankandi i koleksionit të verërave të rralla
Kompozitori i njohur britanik Andrew Lloyd Webber, ka shprehur entuziazmin e tij pasi ankandi i koleksionit privat të verërave ka arritur të mb...
SHOWBIZ
8 Maj23:39
Televotim masiv, çfarë vendosi publiku për Fabjolën
Publiku ka vendosur që Fabjola duhet të largohet nga Ferma Vip.
Në një televotim masiv, vendimi u bë i ditur nga moderatorja Arbana Os...
SHOWBIZ
8 Maj23:17
Arbana Osmani reagon pasi u ofendua “live” nga konkurrentja e “Ferma VIP”
Në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, prezantuesja Arbana Osmani e nisi mbrëmjen me një deklaratë publike, pas ...
SHOWBIZ
8 Maj23:07
“Dhimbje të tmerrshme” - Modelja akuzon yllin e futbollit se i theu këmbën para se të bënin marrëdhënie
Një yll i futbollit amerikan është paraqitur në gjykatë pasi akuzohet se i ka thyer këmbën një modele të njohur n...
SHOWBIZ
8 Maj22:44
Ndarja e Vanesës nga ish-i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti
Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në Ferma VIP, ku një bisedë e thjeshtë mes banorëve është ...
SHOWBIZ
8 Maj22:30
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse...
“Nëse kam dhënë energji negative, do zhgënjehem po të më mbajnë brenda”. Kështu u shpreh Ola, teksa u pyet p...
SHOWBIZ
8 Maj20:11
“Mos guxoni…”, Vanesa shpërthen në lot pas pyetjeve të Henrit
Në “Ferma VIP” është regjistruar një debat i fortë mes Vanesa Sono dhe banorit të ri, Henri, që ka nisur si bised...
SHOWBIZ
8 Maj19:38
“Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën
Opinionisti i Ferma VIP 3, Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë të premte në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus.
Mamaqi tregoi p...
SHOWBIZ
8 Maj18:09
Ankand për 100-vjetorin e Marilyn Monroe, ekspozohen foto të rralla dhe objekte ikonike
Foto të pabotuara të Marilyn Monroe dhe një koleksion i rrallë sendesh personale të ikonës së Hollivudit do të dalin n&e...
SHOWBIZ
8 Maj13:03
Gjesti feston ditëlindjen e 26-të, Gimbo i bën urimin emocionues: Festofsh gjithmonë me paqe e sukses
Për ish-fituesin e “Big Brother VIP Albania”, Gjestin, sot është një ditë e veçantë, pasi feston ditëlin...