
Reperi i njohur Getinjo ka ndarë një moment tejet të vështirë për familjen e tij, duke prekur thellë ndjekësit në rrjetet sociale. Ai ka treguar se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë, i cili e ka lënë gjysmël të paralizuar.
Në një postim emocional në “Instastory”, reperi zbuloi se i moshuari, me shumë mundim, ka arritur të shkruajë vetëm një fjalë në një copë letër: “Ndihmë”.

“Babgjyshi jem pas një sulmi në kokë mbeti gjysmë i paralizuar dhe me shumë mundim krejt çka mujt me shkrue në fletë ishte fjala ‘Ndihmë’. Zoti i ndihmoftë,” – shkroi ai.
Getinjo tregoi më tej se gjyshi i tij 85-vjeçar ka kaluar tragjedi të rënda, duke humbur dy djem, por megjithatë vazhdon ta dojë jetën dhe të kërkojë ndihmë për të qëndruar gjallë.

“Kur një plak 85 vjeç që i ka shti në dhe dy djem të vet edhe e don jetën hala edhe lyp ndihmë… të kallxon sa e ëmbël është jeta,” – shkroi reperi.
Ai shtoi një mesazh prekës për brezin e sotëm, duke i kujtuar të gjithëve se jeta duhet shijuar pa humbur kohë:
“Knaquni se shpejt vjen një moment ku s’kthehesh mo.”
Postimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë gjyshit dhe forcë familjes gjatë kësaj periudhe të rëndë.

