Zyrtare/ Sulmuesi kuqezi firmos me skuadrën e re, nënshkruan në Austri
Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur ...
Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur ...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur prej ditësh sheshin kund&eu...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Piranjave ngre shqetësime për ndotje të mjedisit në fshatin Shakuj të Lushn...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka marrë përsipër sulmet ndaj bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpërblim financiar për policin e rënë në...
“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fati...
Në protestën masive në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton, një pankartë e mbajtur ng...
Ka dështuar të vijojë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të...

Lufta e nisur mes SHBA, Izraelit dhe Iranit ka sjellë panik kudo, përfshi edhe Shqipërinë. Prej gati 1 jave, lajmet kombëtare e ndërkombëtare flasin për përplasje të ashpra, duke lënë pas viktima dhe dëme të shumta.
Irani i është përgjigjur goditjes, duke lëshuar raketa në disa vende në lindjen e Mesme, ndërkohë edhe Dubai. E si një vend që ka shumë shqiptar, shqetësimi për bashkatdhetarët ka qenë i shtuar.
Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se në Emirate aktualisht ndodhen afro 3 mijë shqiptarë, 1500 rezidentë. Ndërkohë, afro 1500 të tjerë ndodhen atje për qëllime turistike, 500 nga të cilët janë vetëdeklaruar në ambasadë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai?
Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në ‘InstaStory’, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht.
Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.
“Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, – ka shkruar Fero në ‘InstaStory’.
Po në Dubai është edhe ish-partnerja e tij, Arbenita. Prej disa kohësh modelja jeton dhe punon në Dubai, duke ndërtuar jetën e saj në këtë vend. Por duket se edhe modelja ka reaguar, duke treguar se është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur probleme nga sulmet e Iranit.
Ndërkohë që këto kohë edhe Alesia Bami ka qenë në vendin luksoz. Moderatorja, e cila është distancuar këtë sezon nga ekrani, ka treguar në rrjetet sociale se është duke shijuar pushimet në Dubai dhe se nuk është ndikuar aspak nga situata.
Në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet duke shijuar restorantet luksoze dhe plazhet e Dubait. Vetë Alesia ka preferuar që mos të tregojë nëse sulmet e ndodhura kanë qenë pranë saj.
Jeta luksoze e Morena Tarakut në Dubai ka marrë një kthesë të papritur gjatë ditëve të fundit. Qyteti i njohur për qetësinë dhe qiellgërvishtësit është gjendur nën sulmin e raketave dhe dronëve iranianë, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të ashpra mes SHBAsë, Izraelit dhe Iranit.
Në mes të kësaj situatë aspak të zakonshme ndodhet edhe Morena, e cila ka ndarë me ndjekësit pamje reale nga ajo që po ndodh rreth saj. Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Morena ka publikuar një video ku shihet një shtëllungë e madhe tymi dhe zjarri vetëm pak metra larg vendbanimit të saj, si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët e interceptuar.
Një tjetër modele që këto ditë ka qenë në Dubai, është edhe Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda.
Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar foto nga rrugët e Dubait, duke shkruar ‘Jeta vazhdon’, ku fatmirësisht asnjë problem nuk ka pasur edhe për të.
Një tjetër artiste që këto ditë është gjendur në Dubai është edhe Kejsi Tola. Këngëtarja në rrjetet sociale ka publikuar pamje gjatë pushimeve të saj.
Pavarësisht komenteve, vetë Kejsi ka preferuar që të mos flasë për atë që është duke ndodhur por të publikojë imazhet nga destinacionet e përzgjedhura.
Natyrisht që si çdoherë, artistja ka preferuar që të mos zbulojë se kush e shoqëron këto ditë në Dubai.
Sakaq, ministria jonë ka bërë thirrje që shqiptarët që gjenden në këto vende, të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak të një përshkallëzimi të situatës në Lindjen e Mesme.
Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Al...
Mbrëmja e së enjtes në “Big Brother VIP” u shndërrua në një festë të paparë për shkak të dasm...
Alessio Alia, i eleminuari i fundit nga “Big Brother VIP 5”, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia, duke komentu...
Ndërsa flitet se po afron data e fillimit të edicionit të tretë të “Ferma VIP”(20 mars), disa emra po aludohen si pjesë...
Motra e Gëzimit (Gimbos), Ajetja, ka folur në emisionin “Goca & Gra” për dasmën që Gimbo dhe Selin organizuan mbrë...
Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë historinë personale dhe domethënien emocionale që qëndron pas këng&...
Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, mes Selin dhe Rogertit. Gjatë debatit, Rogerti i është d...
Debatet mes Selin dhe Rogertit kanë qenë të shumta ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, &...
Mëngjesi në shtëpinë e “Big Brother VIP5” ka nisur me momente të afërta mes Gimbos dhe Selinit, vetëm pak orë...
Supermodelja Bella Hadid ka reaguar në rrjetet sociale duke bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve mes përshkallëzimit të...