SHOWBIZ

“Tension dhe përplasje”, Meri Shehu: Këto 4 shenja duhet të bëjnë kujdes këtë javë!

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 22:40
“Tension dhe përplasje”, Meri Shehu: Këto 4 shenja duhet

Astrologia Meri Shehu ka paralajmëruar një javë intensive dhe me energji të forta për të gjitha shenjat e horoskopit. E ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ajo u shpreh se hyrja e Marsit në shenjën e Demit do të sjellë më shumë presion, debate dhe përplasje emocionale.

Sipas saj, më të ndikuarit nga ky tranzit astrologjik do të jenë Demët, Akrepët, Luanët dhe Ujorët, të cilët mund të përballen me tensione gjatë javëve në vazhdim.

Nga ana tjetër, futja e Mërkurit në shenjën e Binjakëve pritet të sjellë energji pozitive, komunikime të rëndësishme dhe surpriza të papritura. Ditët në vijim, sipas astrologes, favorizojnë lajmet e mira dhe ndryshimet e mëdha në jetën personale apo profesionale.

Në përfundim, Meri Shehu publikoi edhe renditjen e shenjave me yje për këtë javë, duke treguar kush do të ketë më shumë fat në dashuri, karrierë dhe ekonomi.

Dashi, 2 yje: Do të vazhdojnë të merren me ekonominë, e cila do të jetë primare. Fati i tyre do të lidhet me ekonominë dhe bizneset familjare kryesisht, por do të kenë një ndryshim planesh shumë të fuqishëm këto 3-4 ditë.

Demi, 5 yje: Hëna e re në shenjën e tyre është shumë rigjeneruese për Demin. Do të ndryshojë dhe një çështje shumë e rëndësishme ekonomike pasi këto ditë mund të kemi një “tërmet” të vogël në qëllimin e tyre. Më pas gjërat do të rinovohen dhe do të ndihmohen nga teknologjia, për të arritur fitime ekonomike.

Binjakët, 3 yje: Është futur Mërkuri në Binjakë, takohet me Uranin sot dhe nesër, dhe tek Binjakët do të ndryshojë shumë jetën e tyre në lidhje me pamjen, do të guxojnë të bëjnë dhe të thonë gjëra që nuk guxonin më parë. Fati i tyre do të jetë në fitime të fshehta ose në rrugë të panjohura.

Gaforrja, 4 yje: Shumë Gaforre do të gjejnë mbështetje nga miq, shokë dhe mundësisht edhe nga partneri ose partnerja e tyre. Mbështetja mund të vijë dhe nga njerëz që i lidh karriera dhe puna, të cilët do t’i ndihmojnë në këtë periudhë që të fitojnë ekonomikisht dhe të zënë një vend akoma më të fuqishëm në karrierë.

Luani, 3 yje: Luanët do të kenë shumë fat në punët që kanë të bëjnë me promovimin, me të bukurën, me artin. Do të kenë shanse në lidhje me karrierën dhe jeta sociale e shumë luanëve do të përmirësohet. Kujdes nga prapaskenat dhe konfliktet!

Virgjëresha, 4 yje: Hëna e re në shenjën e Demit e ka ndihmuar Virgjëreshën të arrijë një organizim të mirë ekonomik të jetës së tyre personale dhe besoj se do të fitojnë shumë para këtë periudhë, nga mbështetja dhe përkrahja që do të marrin edhe në fushë ligjore. Nëse jeni në punë shteti, do të keni ndryshime këto ditë. Do të merrni lajme dhe do të surprizoheni.

Peshorja, 2 yje: Peshoret do të merren shumë me ekonominë, me trashëgiminë, me para që vijnë nga partneri/ja, nga ndarjet në çift, para të cilat i presin në këtë periudhë. Lajme të mira vijnë në lidhje me karrierën, do të zënë një vend relativisht të mirë dhe me mbrojtje. Kemi dhe fejesa dhe martesa të konsiderueshme deri në fund të majit. Udhëtimet që do të bëni deri në fund të majit do të jenë më të bukurat.

Akrepi, 4 yje: Ndryshon jeta e tyre, pasi rikthehen partnerë ose njohje nga e kaluara, por vendosen në jetën e tyre nëse nuk janë të martuar ose të lidhur dhe kemi persona nga e kaluara që u bëjnë një propozim konkret. Në fushën e bashkëpunimeve, Akrepët ndryshojnë në këtë periudhë. Të kenë kujdes Akrepët me Marsin në Dem!

Shigjetari, 2 yje: Shigjetari do të ketë një ndryshim të rëndësishëm në lidhje me punën e përditshme dhe ekonomia do të njohë rritje. Nëse Shigjetarët do të bashkëpunojnë mirë ose do të kenë oferta pune, është momenti të përfitojnë dhe të nxjerrin para, të cilat do të jenë një luks i madh, ose do të mbyllin detyrimet ekonomike. Ndryshon jeta e tyre në çift, mund të fejohen ose martohen me dikë që nuk e kanë pasur në lidhje, por në erotizëm.

Bricjapi, 5 yje: Më në fund erdhi dita e Bricjapëve! Hëna e re në Dem dha tentativa për të ndryshuar jetën e tyre dhe për të lënë pas të kaluarën. Deri në fund të majit do të kenë shanse të lënë mbrapa të gjithë vështirësinë që kanë kaluar deri tani. Kemi ndryshime punësh dhe surpriza tek Bricjapët, të cilat do të ndodhin këto ditë.

Ujori, 3 yje: Do të merren me çështje familjare, tentojnë të blejnë një pronë, një shkëmbim i madh ekonomik ose rregullimi me sukses i një destabilizimi që ka ndodhur në çështjet e tyre ekonomike këtë periudhë. Do të kenë surpriza në çështjet erotike, dashuri me shikim të parë, plane të reja ose një lidhje që do t’i surprizojë të gjithë!

Peshqit, 4 yje: Peshqit do të merren shumë me ekonominë dhe pronën në këtë periudhë. Do të bëhen pak kokëfortë në diskutimet që do të kenë dhe situatat ekonomike do të jenë shumë të rëndësishme. Çështjet erotike ngelen shumë të rëndësishme për ta. Do të marrin një lajm të papritur në lidhje me një shtëpi të re apo lëvizjet në një qytet apo shtet të ri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan