Eva Longoria ka zbuluar se nuk ka ndërmend ta lejojë djalin e saj 8-vjeçar, Santiago, të shohë serialin që e bëri të famshme, “Shtëpiake të dëshpëruara”. Aktorja 51-vjeçare interpretoi për tetë sezone personazhin e Gabrielle Solis, një prej figurave më të guximshme dhe kontroverse të serialit, i cili u transmetua nga viti 2004 deri në 2012.
Një prej arsyeve pse Longoria nuk e konsideron ende të përshtatshëm serialin për të birin është edhe historia e personazhit të saj. Që në sezonin e parë, Gabrielle përfshihet në një lidhje jashtëmartesore me kopshtarin e saj, 16-vjeçarin John Rowland, të interpretuar nga Jesse Metcalfe. Ndërkohë, Santiago duket se ka nisur të kuptojë gjithnjë e më shumë famën e së ëmës. Longoria tregoi për People se i biri është bërë veçanërisht i interesuar për videot dhe memet e Gabrielle Solis që gjen në YouTube.
“Kohët e fundit po i shoh edhe unë shumë më tepër, sepse ai po i zbulon. Më pyet: ‘Mami, kur mund ta shoh?’ dhe unë i përgjigjem: ‘Kurrë’”, tregoi aktorja.
Longoria dhe bashkëshorti i saj, producenti José Bastón, jetojnë mes Meksikës dhe Spanjës së bashku me djalin e tyre. Aktorja është shprehur edhe më parë për përvojën e saj të mëmësisë, duke thënë se të bëhesh nënë në të dyzetat i dha më shumë mençuri dhe durim.
“Ke shumë më tepër mençuri dhe durim kur bëhesh nënë në të dyzetat”, është shprehur ajo.
Longoria u bë nënë në moshën 43-vjeçare dhe ka treguar se, para ardhjes së Santiago-s në jetën e saj, pjesën më të madhe të energjisë ia kishte kushtuar karrierës.
“Për 40 vjet gjithçka kishte të bënte me mua. Kisha udhëtuar dhe kisha bërë gjithçka që duhej për karrierën time. Tani gjithçka që bëj është thjesht qershia mbi tortë dhe mund ta bëj së bashku me djalin tim”, ka rrëfyer aktorja.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
1 Shtator18:57
Kida dhe Ajbi martohen sonte në Romë, çifti zgjodhi një vilë luksoze! Qiraja deri në 25 mijë euro
Një prej vilave më luksoze dhe më të njohura të Romës do të mbledhë sonte disa nga emrat më të mëdhenj ...
SHOWBIZ
1 Shtator18:49
Mbesa e Princeshë Dianës publikon fotot e rralla: Bashkëshorti miliarder 67-vjeçar shfaqet me vajzën e tyre
Lady Kitty Spencer ka ndarë me ndjekësit disa momente të rralla familjare nga pushimet e saj në Hamptons, duke i dhënë publikut ...
SHOWBIZ
1 Shtator17:48
Si e ëma/ Vajza e zonjës së parë të Francës në lidhje me studentin 20 vite më të ri
Vajza 42-vjeçare e Brigitte Macron thuhet se është në një lidhje me një student 20 vjet më të ri se ajo. Tiffin Ozier,...
SHOWBIZ
1 Shtator16:34
Parashqevi Simaku feston sot 60 vjetorin, mesazhi prekës: Dua të kthehem edhe një herë në Kavajën time
Këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku, feston sot ditëlindjen e saj të 60-të. Përmes një postimi në rrjetin socia...
SHOWBIZ
1 Shtator15:35
Historia e Maserati-t bëhet film, emra të mëdhenj të Hollywoodit në kast
Historia e gjashtë vëllezërve Maserati, të cilët në vitin 1926 nisën një prej aventurave më të famshme t&eum...
SHOWBIZ
1 Shtator14:52
Era Istrefi tërheq vëmendjen me fotografitë e reja/ Nga stili ekstravagant te pamjet verore
Era Istrefi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke publikuar një seri fotografish nga periudha e fund...
SHOWBIZ
1 Shtator14:19
“Pse nuk dola në protestë…”/ Rina Balaj reagon për Jetlira Foniqin: “Pamja e nënës së saj ma këputi shpirtin, duhej të ishte...
Rasti tragjik i 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila humbi jetën në Malishevë teksa priste të bëhej nënë, ka prekur ed...
SHOWBIZ
1 Shtator14:08
“Ti je i vetmi që mund të më ndihmosh ta përballoj”/ 9 muaj pa Shpat Kasapin, Selvija ndan fjalët që prekin zemrën
Kanë kaluar nëntë muaj nga ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, por dhimbja dhe mungesa vazhdojnë të jenë të pranishme për...
SHOWBIZ
1 Shtator13:40
Miley Cyrus ndez dyshimet për një ndryshim të madh? A do ta heqë “Cyrus” nga emri i saj artistik?
Miley Cyrus ka ndezur një valë spekulimesh mes fansave, pasi emri i saj ka pësuar një ndryshim të papritur në kanalet zyrtare, d...
SHOWBIZ
1 Shtator13:35
Historia që po prek botën, futbollisti refuzon paratë për të qenë pranë të dashurës së sëmurë!
Eren Dinkçi ka zgjedhur të jetë pranë njeriut që do në një nga momentet më të vështira të jetës ...