“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
SHOWBIZ
VIDEO/ Oriola Marashi i vë “flakën” rrjetit, publikon këngën e saj të parë: Do tregoj historinë time!
PiranjatPërditësimi i fundit 13 Shtator 2025, 07:17
Një nga modelet më të njohura shqiptare, Oriola Marashi, po nis një kapitull të ri, këtë herë në muzikë.
Ajo ka publikuar këngën e saj të parë, teksa lajmin për këtë hap të ri në karrierën e saj e dha vetë përmes rrjeteve sociale.
“Për vite kam treguar histori përmes modës, dritave dhe kamerave. Për herë të parë, kam mundësinë të tregoj historinë time përmes muzikës. Si modele, kam mësuar si të shpreh veten pa fjalë, por muzika më dha guximin të përdor zërin tim. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe mezi pres ta ndaj me ju”, shkruan Marashi.
Oriola publikoi këngën “Papi Calma”, në bashkëpunim me producentin dhe reperin Adion.
Me këtë projekt, Oriola Marashi synon të tregojë një anë krejtësisht të re të vetes, duke kaluar nga bota e modës në një rrugëtim artistik që flet me zë e melodi.