Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...

Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një kopje të së cilës e disponon edhe redaksia e VoxNews, Bleona i kërkon Kokalarit minimumi 2 milionë dollarë, pas një debati mes të dyjave që zgjati disa muaj.
Padia është depozituar në gjykatë në datën 14 gusht 2025, ndërkohë që Bleona pretendon se Kokalari i ka shkaktuar me dashakeqësi dhe me qëllim të qartë, përmes një fushate shpifjesh dhe deklaratash krejtësisht të pavërteta e dëmtuese, të bëra publikisht në rrjete sociale dhe gjetkë, duke përfshirë deklarata të rreme se paditësja është prostitutë, call girl, striptiste dhe artiste kabareje.

“Kokalari ka bërë disa nga këto deklarata edhe në biseda me të tjerë gjatë vitit të fundit, megjithëse ajo e di se janë gënjeshtra. Kokalari i fabrikoi, mbi bazën e një skeme të paramenduar për të dëmtuar karrierën dhe për të avancuar interesat e saj personale” thuhet në padi.
Faksimile: Akt-padia e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit depozituar në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut
Avokatët shkruajnë se Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari janë njohur në vjeshtën e vitit 2020. “E promovoi se donte karrierë në politikë. Pasojat e deklaratave të Kokalarit kanë lënë gjurmë të thellë mbi Paditësen si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Bleona ka pësuar dëme financiare, dëme të reputacionit dhe dëme emocionale si rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës së Kokalarit për ta destabilizuar dhe njollosur atë” vijon akt-padia.
Sipas saj, Kokalari përdor ose ka përdorur emrat Evi Angelakis, Evis Kokalari dhe/ose Evis Angelakis. “Kokalari zotëron firmën Golden Key Investment Group, me seli gjithashtu në New York dhe se ajo ka bërë disa statuse kundër Bleona Qerretit” shkruajnë avokatët. “Kokalari i paraqiti me dashje fakte të shtrembëruara për disa imazhe”, pohojnë avokatët.

Faksimile: Avokatët shkruajnë se Kokalari ka shpifur me deklaratën se “Kryeministri Edi Rama do linte gruan ...”
Në padinë e depozituar në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut në mes të muajit gusht 2025, avokatët e Bleona Qerrestit shkruajnë se Kokalari publikoi një sërë deklaratash të rreme duke pretenduar se "bazohen në gjëra që Bleona vetë më ka thënë”.
“Për shembull, Kokalari pretendoi se paditësja i kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe moderatorja/ këngëtarja Alketa Vejsiu ‘kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe se [Rama] donte të linte gruan për t'u martuar me të’. Ky pretendim është i pavërtetë. Paditësja nuk ka thënë kurrë një gjë të tillë”, pohojnë avokatët.
Faksimile: Avokatët shkruajnë se Kokalari ka shpifur me deklaratën se një ish-president ka qenë i lidhur me Xhensilën
VoxNews ka analizuar akt-padinë, ku avokatët e Bleona Qerretit shkruajnë se; “Kokalari gjithashtu pretendoi se paditësja i kishte thënë se një ish-president i Shqipërisë ishte në një lidhje me këngëtaren shqiptare Xhensila Myrtezaj. Më tej, Kokalari tha se paditësja i kishte pranuar se kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe këto janë deklarata të rreme, të fabrikuara nga Kokalari për të dëmtuar reputacionin e paditëses dhe për të prishur marrëdhëniet e saj me persona të ndryshëm me ndikim. Sipas informacionit dhe bindjes, Kokalari e bëri këtë për t'ju hyrë në zemër të njëjtëve persona”.

Avokatët shkruajnë se Bleona nuk i ka thënë kurrë Kokalarit këto gjëra. “Po ashtu, ajo nuk ka fjetur kurrë me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë apo Kosovës. Kokalari i shpiku këto gënjeshtra për ta paraqitur paditësen si të pabesueshme dhe të pamoralshme, dhe kështu për të dëmtuar markën dhe imazhin e saj publik” vijon akt-akuza.
Në fund të akt-padisë, Bleona Qerreti i kërkon Evi Kokalarit një shumë prej 2 milionë dollarësh për të gjitha gënjeshtrat që ka thënë. Paditësja kërkon urdhërimin e Kokalarit të tërheqë çdo dhe të gjitha deklaratat shpifëse. Kërkon urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme kompensuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit, por jo më pak se 2 milionë dollarë, e cila bazohet në faktin se sjellja shpifëse e Kokalarit ka prishur ndjeshëm karrierën ndryshe të suksesshme të Paditëses si muzikante.

Avokatët shkruajnë se kërkojnë nga gjykata urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme ndëshkuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit dhe dhënien e interesit para dhe pas vendimit gjyqësor, shpenzimeve gjyqësore dhe çdo dëmshpërblimi tjetër apo të mëtejshëm që kjo gjykatë mund ta konsiderojë të drejtë dhe të përshtatshëm.
Fjoralba Ponari ka zgjuar kuriozitetin e ndjekësve të saj në Instagram, ku një pyetje dominonte mes komenteve: “Kur do kthehesh n&eu...
Një nga çiftet më të përfolur të showbizit turk, aktorja e dashur Hande Erçel dhe biznesmeni i njohur Hakan Sabancı, i ...
Dy ish-banorët e “Big Brother Vip Albania”, Krisa dhe Tiri, të cilët prej kohësh janë në një lidhje dashurie, d...
Sot është një ditë e veçantë për binjakët më të dashur të publikut shqiptar, Donald dhe Romeo Veshaj....
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka shënuar sot ditëlindjen e saj të 59-të. Përmes një postimi në...
Lidhja trevjeçare e Hande Erçel dhe i dashuri i saj Hakan Sabancı ka mbaruar. Aktorja e famshme u pa së bashku për herë të par...
Pas ndarjes së Gjestit dhe Eglit, rrjeti u mbush me aludime se Kaderi mund të ketë qenë një nga arsyet e prishjes së çiftit...
Këngëtarja Bleona Qereti ka paraqitur një padi prej 2 milionë dollarësh ndaj Evi Kokalarit në Gjykatën e Lartë të s...