Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...

TIRANA- Euro e ka nisur muajin maj në rënie dhe ka arritur nivelet më të ulëta të këtij viti në kursin me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 98.2 lekë. Këto vlera të kursit ishin shënuar për herë të fundit në muajin janar të këtij viti, ndërkohë që raportet mes Euros dhe Lekut po i afrohen përsëri niveleve më të ulëta historike, që ishin regjistruar në fund të vitit 2024.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një rënie e Euros në këto nivele me fillimin e sezonit veror ishte e pritshme. Sipas tyre, kjo rënie i detyrohet një rritje të ofertës valutore në treg, kryesisht për dy arsye. Së pari, fundjava e gjatë ka sjellë fluks të shtuar turistësh nga Kosova e Maqedonia e Veriut, duke sjellë më shumë valutë. Së dyti, historikisht me afrimin e ditës së zgjedhjeve ka një zhvlerësim të monedhës së përbashkët, që mund të lidhet me përdorimin e eurove në fushatë.
Edhe vitin e kaluar, kursi i karakterizua nga një tendencë e mbiçmimit të Euros ndaj Lekut, që u kufizua vetëm prej ndërhyrjeve të paprecedenta të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, dujke arritur vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.
Me rënien e inflacionit poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase. Pavarësisht ndërhyrjeve, kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i Euros regjistroi edhe nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.
Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, është e qartë se rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe. Tendencat e kursit të këmbimit duken të jenë të ngjashme dhe këtë vit. Sipas agjentëve, oferta valutore duket në rritje, megjithëse rritja e turistëve të huaj, të paktën sipas statistikave të deritanishme, është ngadalësuar ndjeshëm. Për 3-mujorin 2025, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër, politika fiskale vazhdon të ketë një natyrë shtrënguese, pavarësisht zgjedhjeve të afërta. Në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke parë tendencat e kursit, do të jetë e vështirë që një rënie e mëtejshme e Euros në muajt e ardhshëm të shmanget, pa ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.
Paralelisht, Leku është forcuar edhe ndaj valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ka zbritur në nivelin e 86.6 lekëve dhe ka prekur nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit. Rënia e Dollarit në muajt e fundit reflekton kryesisht ecurinë e kësaj monedhe ndaj Euros, si pasojë e tarifave të vendosura nga administrata e Donald Trump./ Monitor
TIRANA- Investimet e biznesit në toka dhe ndërtesa pësuan rënie të mprehtë në vitin 2023 në raport me 2022, referojn&e...
ITALI- Akademia Italiane e Filmit ka njoftuar se do të nderojë yllin amerikan Timothée Chalamet në ceremoninë e...
SHBA- Kylie Jenner postoi një sërë fotosh verore në rrjetet sociale. Temperatura ka filluar të rritet dhe biznesmenja dhe p...
SHBA- Një fjalë nga Kanye West në videon e tij të fundit live shkaktoi konfuzion në rrjetet sociale, me shumë fansa t&eu...
SHBA- Weston Cage u martua për herë të katërt. Djali i Nicolas Cage u martua me Jennifer Alexa Kanter më...
SHBA- Jeremy Renner shpjegoi se arsyeja pse ai tha "jo" për një sezon të ri të serialit "Hawkeye" të Marvel ishte...
SHBA- David Beckham mbushi 50 vjeç më 2 maj dhe me rastin e kësaj dite të veçantë, ai donte të bënte nj&...
SHBA- Me rastin e katër vjetorit të vdekjes së nënës së saj, Stavroula, e cila u nda nga jeta në moshën 66-vje&cc...
SHBA- George Clooney dhe Nicole Scherzinger morën nominimet e tyre të para për çmimin Tony. Aktori fitues i &cc...
SHBA- Hilaria Baldwin bëri një rrëfim personal rreth martesës së saj me Alec Baldwin, duke përmendur në librin e ...