“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

TIRANA- Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi institucionale, barrë tatimore, kuadër ligjor. Qëllimi duhet të jetë: (1) thjeshtësi në zbatim, (2) objektivitet pa hapësira për interpretime subjektive dhe (3) një barrë tatimore më e ulët e më e drejtë. Ligji 9632 dhe aktet nënligjore nuk janë harmonizuar me zhvillimet në legjislacionin tatimor, duke krijuar boshllëqe dhe mos koordinim me ligje si tatimi mbi të ardhurat, TVSH apo procedurat tatimore. Një reformë e thellë e taksave vendore do të krijonte një klimë më të favorshme për bizneset dhe investitorët. Disa nga arsyet pse reforma është urgjente dhe e domosdoshme:
Së pari, ndarja e tatimpaguesve sipas xhiros (0-2-8 milionë lekë) bie ndesh me kufirin aktual prej 14 milionë lekësh të përcaktuar në ligjin organik të të ardhurave. Ky mospërputhje nxit shmangien nga formalizimi dhe penalizon padrejtësisht bizneset për diferenca të vogla në xhiro. Gjithashtu, taksa për ndërtimet dhe detyrimi për strehimin social kanë rritur kostot, duke goditur blerësin dhe veçanërisht shtresën e mesme, pa transparencë për përfituesit e këtij kontributi.
Së dyti, mungesa e koordinimit mes bashkive dhe administratës qendrore, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe që kanë, mbetet shqetësuese. Ne kemi klientët tanë që kanë muaj që e kanë hapur biznesin, kanë dërguar dhe njoftim për regjistrim në taksat vendore (edhe pse nuk e kanë detyrim njoftimin) dhe akoma nuk e kanë faturën përkatëse për të paguar taksat vendore, edhe pse afati është 30 ditë pas hapjes së biznesit.
Apo kemi raste që klientët tanë kanë ndryshuar kategorinë prej xhiros së rritur dhe kjo gjë nuk është reflektuar në kohë në sistem dhe nuk ka pasur faturë për pagesë të gjeneruar, por është shfaqur pas 3 vitesh, bashkë me gjoba dhe kamatëvonesa edhe pse vullneti dhe korrektësia për të paguar ka qenë në çdo kohë!
Regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendror janë të njëkohshme për të gjithë institucionet e tjera publike, megjithatë, nuk përkthehen automatikisht në përditësim të detyrimeve për taksat vendore. Mungesa e sistemit të adresave rrit pasigurinë dhe penalitetet, ndërsa Komisioni i Apelimit për Taksa Vendore ka pretendime dhe emisione investigative që nuk ka qenë funksional, duke cenuar të drejtën për apelim.
Së treti, fragmentimi i sistemit dhe mungesa e standardizimit mes bashkive. Çdo bashki ka autonomi për të miratuar rregulla dhe nivele të ndryshme taksash, duke krijuar një mozaik të pakoordinuar për bizneset që operojnë në nivel kombëtar. Po ashtu, mungon dixhitalizimi i plotë i proceseve dhe transparenca. Ndryshe nga administrata qendrore, bashkitë ende përdorin praktika të decentralizuara, të pa aksesueshme dhe të fragmentuara për tatimpaguesin.
Së fundi, parimi i proporcionalitetit, i zbatuar në legjislacionin tatimor kudo, shpesh neglizhohet në nivel vendor nga dispozitat e VKB që janë grey areas. Zbatimi jo proporcional i detyrimeve vjetore, pa marrë parasysh momentin e hapjes apo mbylljes së aktivitetit apo ndryshimin e kategorisë sjell ngarkesa të pajustifikuara vjetore dhe jo proporcionale. Shembulli i tarifës së arsimit, e quajtur “e përkohshme” por që zgjat prej vitesh, tregon mungesën e logjikës fiskale.
Për ta mbyllur, deri në realizimin e një reforme të mirëkonsultuar gjerë dhe të plotë, bizneset duhet të veprojnë me kujdes të shtuar. Duhet që të kërkojnë faturat në kohë, të ndjekin ndryshimet e kategorisë edhe pse nuk është detyrim i tyre për të njoftuar, për të shmangur penalitete të panevojshme.
Megjithatë, reforma nuk është vetëm e domosdoshme, por urgjente. Një reformë kaq e rëndësishme kërkon një debat të gjerë publik, ku të gjithë aktorët të përfshihen në propozimin dhe miratimin e ndryshimeve. Konsultimi i shoqërisë civile, ekspertëve dhe bizneseve është një hap i jetik për të siguruar që reforma të jetë efektive dhe gjithëpërfshirëse./ Monitor
Dashi Sot do e nisni ditën me shumë frikë, por në fakt gjërat kanë për t’iu ecur për mrekulli. ...
SHBA- Ylli i serialit hit "Severance", Britt Lower, do të marrë rolin kryesor në thrillerin e ri psikologjik "Sender". Asaj do t'i bashkoh...
Johnny Depp SHBA- Gati tre vjet pas mosmarrëveshjes ligjore me Amber Heard, Johnny Depp po kthehet fuqishëm në Hollywood me filmin...
SHBA- Partnerja shumëvjeçare e Mick Jagger, Melanie Hamrick, ka konfirmuar për herë të parë se të dy janë ...
SHBA- Martesa e Alec Baldwin me gruan e tij, Hilaria, thuhet se po kalon një krizë serioze, me raporte që raportojnë shqetë...
SHBA- Prona e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa thuhet se ishte një "vend shumimi për infektim" para vdekjes së tyre. Departamenti i Shëndeti...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur sot se me ardhejn e PD-së në pushtet do të ulen taksat, &cc...
SHBA- Emily Ratajkowski ka folur publikisht kundër fluturimit hapësinor të Blue Origin, i cili përfshinte gjashtë gra,...
SHBA- Deklarata e Cate Blanchett ka bërë bujë, e cila thotë se po mendon seriozisht të lërë aktrimin, por pa përm...
SHBA- Eva Mendes thotë se është krenare për Ryan Gosling dhe nuk heziton ta shprehë publikisht në rrjetet so...