SOCIALE

Analiza: Tarifat e SHBA-së mund t'u kushtojnë eksportuesve të paktën 7 milionë euro në vit

M.B. Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 07:19

Analiza: Tarifat e SHBA-së mund t'u kushtojnë eksportuesve

TIRANA- Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që hynë në fuqi një ditë më parë do të aplikohen ndaj eksporteve shqiptare në masën 10%. Këto tarifa prekin 1.9% të eksporteve të totale të vendit tonë. Tarifat ndaj Shqipërisë janë në bazën më të ulët 10%, pasi sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë tarifat mesatare që Shqipëria aplikon për importet amerikane janë po 10%.

Vitin e kaluar eksportet shqiptare në SHBA arritën një vlerë prej 7 miliardë lekësh, gati dyfish me vitin 2019. Tarifimi me 10% i tyre vlerësohet në një kosto shtesë prej të paktën 7 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT rreth 41 për qind e eksporteve shqiptare në SHBA dominohen nga “Giza dhe Çeliku” që përfaqëson disa produkte dhe nënprodukte të kromit, ndërsa grupi më i dytë më i madh i eksportit janë bimët mjekësore dhe farat vajore me 23% të totalit.

Më tej 3% e eksporteve shqiptare në SHBA përfaqësohen nga vajra dhe rrëshira që shërbejnë me për industrinë e kozmetikes, krevatet dhe mobiliet, produkte te peshkut etj. Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta për nga vlera e importeve dhe 13-ta për eksportet.

Importet amerikane shënuan 20.5 miliardë lekë më 2024, duke u rritur me 19 për qind nga viti 2023. Katër vitet e fundit importet nga SHBA në vlerë janë rritur me 104%. Vitin e kaluar, SHBA ishin furnizues kryesor të Shqipërisë me mallra bashke më Italinë, Kinën, Greqinë dhe Gjermaninë. Madje importet nga SHBA ishin më të larta në vlerë edhe se ato të Kosovës.

Importet amerikane zunë 2% të totalit të importeve me 2024. Gjithashtu tregu amerikan është i rëndësishëm për eksportet tona, pasi Shqipëria çon në mënyrë të drejtpërdrejte dhe tërthortë (nëpërmjet Gjermanisë) bimët mjekësorë në tregjet amerikane.

Vitin e kaluar eksportet e Shqipërisë drejt SHBA arritëm 7 miliardë lekë me rënie vjetore 27%, si rrjedhojë e dobësisë që pësuan në përgjithësi eksportet tona nga dobësimi i euros. Importet nga SHBA dominohen nga mjetet e transportit, lëndët djegëse dhe avionët dhe pjesët e tyre.

Politika tarifore e që po ndjek administrata e re në SHBA mund të ndikojë Shqipërinë tërthorazi se nga mallrat që tregtohen drejtpërsëdrejti. Ekspertët e ekonomisë besojnë se lufta tregtare mund të sjellë një valë të re çmimesh në tregjet globale nga të cilat Shqipëria mund të ekspozohet tërësisht. Tregtia e Shqipërisë me SHBA-të zuri 2.1% të volumit tregtar me jashtë vitin e kaluar. Duke mbetur e pandryshuar në dekadën e fundit.

Meqenëse SHBA është bërë tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në gjatë dekadës së fundit, ndikimi negativ i tarifave të larta të SHBA-së mbi mallrat dhe shërbimet europiane do të jetë i rëndësishëm për shtetet e Europës Lindore analizon Instituti për Studime ekonomike i Vjenës. Ndërsa flukset e drejtpërdrejta tregtare midis rajonit tonë dhe SHBA-së janë të kufizuara, kërkesa më e ulët për produkte industriale evropiane do të ndikojë negativisht Europën Qendrore dhe Lindore.

Rajoni eksporton rreth 2% të totalit në SHBA

Politika e re tarifore e SHBA-së për Rajonin e Ballkanit rezultoi me vlera më të larta për eksportet Serbe 37%, të Bosnjës 35%, Maqedonisë së Veriut 33%, ndërsa ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe Malit i Zi u vu tarifë 10%. Shtëpia e Bardhë njoftoi tarifat e reja si një marrëdhënie reciproke duke publikuar gjithashtu se tre vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja aplikojnë tarifa mesatare shumë të larta ndaj importeve nga SHBA.

Shqipëria ka nivelin më të ulët në vlerë të eksporteve në SHBA në raport me vendet e tjera të rajonit përveç Malit të ZI. Në vitin 2024 eksportet shqiptare në SHBA arritën një vlerë prej 74 milionë USD, ndërsa ose 1.9% e totalit, eksportet e Bosnjës në SHBA në të njëjtin vit ishin 186.17 milionë dollarë amerikanë dhe zunë rreth 2% të totalit..

Në vitin 2024, Serbia eksportoi në Shtetet e Bashkuara mallra me vlerë prej 670 milionë dollarësh amerikanë, të cilat ishin 1.8% të totalit të eksporteve të saj për atë vit. Produktet kryesore që Serbia eksporton në SHBA përfshijnë automjete, fruta, mjedra etj, ushqim për kafshë etj. Vitin e kaluar Maqedonia e Veriut eksportoi mallra në Shtetet e Bashkuara me vlerë prej 118.2 milionë dollarësh amerikanë, më shumë se dyfishi krahasuar me vitin 2023. Shitjet në SHBA zunë 1.4% të totalit të eksporteve në SHBA.

Eksportet e Maqedonisë së Veriut në SHBA përfaqësohen nga duhani, veshjet, si dhe produktet e hekurit dhe çelikut. ​ Më 2023 Kosova eksportoi në SHBA mallra me vlerë prej 102.5 milionë dollarësh amerikanë, të cilat zunë 2,4% të totalit të eksporteve. Ndërsa Mali i Zi kishte vlerën më të ulët në Rajon prej 10 milionë USD.

Si trajtoheshin eksportet Shqiptare ne SHBA para tarifave

​Para hyrjes në fuqi të tarifave të reja të shpallura nga administrata Trump më 2 prill 2025, eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin subjekt i tarifave të ndryshme, të cilat varionin sipas llojit të produktit dhe marrëveshjeve tregtare ekzistuese. Shumë produkte shqiptare përfitonin nga Programi i Përgjithshëm i Preferencave (GSP) të SHBA-së, i cili lejonte hyrjen e disa mallrave në tregun amerikan pa tarifa doganore.

Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e eksporteve shqiptare hynin në SHBA pa paguar tarifa, ndërsa për produktet jashtë këtij programi aplikoheshin tarifa standarde të SHBA-së, të cilat ndryshonin në varësi të produktit.​ Programi i Përgjithshëm i Preferencave (GSP)ofronte trajtim pa tarifa për rreth 3,400 produkte nga Shqipëria dhe vende të tjera në zhvillim.

Produktet e kualifikuara përfshinin shumicën e mallrave të prodhuara, disa produkte bujqësore dhe peshkimi, bizhuteri, qilima dhe disa lloje kimikatesh, mermeri dhe minerale. Për të përfituar nga GSP, produktet duhej të plotësonin kriteret e origjinës dhe të shoqëroheshin me certifikatën e origjinës të lëshuar nga autoritetet doganore shqiptare.

Për produktet që nuk kualifikoheshin për GSP, aplikoheshin tarifa standarde të SHBA-së (MFN). Psh bizhuteritë e imituara prej metali bazë kishin tarifë prej 11%.​Artikuj dekorativë prej qeramike (jo porcelani) tarifë MFN prej 6% dhe tarifa për pjesë dhe aksesorë për pajisje optike me 2%. ​Që nga dy prilli 2025 të gjitha eksportet shqiptare ne SHBA do të tarifohen me 10%.

Efektet negative më të forta se pritej

Skema tarifore e shpallur nga Donald Trump dhe administrata amerikane është më e keqe se sa pritej, analizon instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës. Arsyeja kryesore për këtë është se vlerësimi ka marrë parasysh jo vetëm tarifat monetare, por edhe barrierat jomonetare, si monedhat e nënvlerësuara dhe pretendimet e tjera të lidhura, të cilat janë të përmbledhura në një raport të detajuar.

Raporti prej 400 faqesh i kushton 29 faqe BE-së, duke theksuar, përveç tarifave, çështje të tjera si licencimi i importit për bananet, barrierat teknike në tregti (TBT), masat sanitare dhe fitosanitare (SPS) që lidhen me standardet evropiane, rregullat e prokurimit, të drejtat e pronësisë intelektuale (IPR) dhe barrierat e shërbimit janë marrë parasysh në tarifat e reja. Vlerësime të ngjashme kryhen për shumë vende të tjera.

Në fakt, llogaritjet e normave të tarifave kanë qenë shumë më të thjeshta: ‘Tarifat reciproke llogariten si norma tarifore e nevojshme për të balancuar deficitet tregtare dypalëshe midis SHBA-së dhe secilit prej partnerëve të saj tregtarë.

Kjo llogaritje supozon se deficitet e vazhdueshme tregtare rezultojnë nga një kombinim i faktorëve tariforë dhe jotariforë që pengojnë balancimin e tregtisë. Tarifat funksionojnë duke ulur drejtpërdrejt importet.’ Kështu thuhet në faqen e internetit të Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara.

Bazuar në këto, vendosen ‘tarifa reciproke’ të mëdha, nga të cilat në të vërtetë do të zbatohen vetëm gjysma (të cilat Trump i quajti tarifa reciproke ‘të mira’).

Për shembull, kjo do të thotë një rritje tarifash prej 34% për Kinën (nga 67%) e vlerësuar, 20% për BE-në (nga 39%), 46% për Vietnamin (nga 90%), 64% për Tajvanin (nga 32%), 24% për Japoninë (nga 46%), 26% për Indinë 6%, 26% për Indinë e Jugut (nga 3%) e kështu me radhë.

Për disa vende ku bën pjesë edhe Shqipëria aplikohet tarifa e vlerësuar (p.sh. 10% për MB dhe Brazil). Është interesante të theksohet se aleatët tradicionalë të SHBA-së, si Koreja e Jugut (25%), Japonia (32%) dhe Tajvani (46%), do të përballen me tarifa shumë të larta.

Së dyti, vlen të përmendet se Rusia nuk figuron në listë. Në përgjithësi, një tarifë bazë prej 10% shpallet për të gjitha vendet dhe produktet.

Rritjet e tarifave prekin kryesisht vendet që përballen me rritje të konsiderueshme të tarifave dhe ato me lidhje të forta tregtare me SHBA-në, si Kolumbia, Kosta Rika, Kamboxhia, Izraeli dhe India. Për BE-në, afërsisht 7% e eksporteve bruto janë të destinuara për në SHBA.

Kjo rënie e eksporteve mund të ketë ndikime të rënda negative në PBB-në e vendeve. Sipas përllogaritjeve PBB-ja e BE-së do të bjerë me rreth 0.4%, me efekte të ngjashme për Austrinë dhe Gjermaninë. Luftërat tregtare shpesh dëmtojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Krijohen blloqe tregtare të reja ose përforcohen aleanca ekzistuese si kundërpërgjigje.

Në vitet 2017-2018 SHBA vendosi tarifa ndaj mallrave kineze me vlerë qindra miliarda dollarë. Kina reagoi me kundër-tarifa ndaj mallrave bujqësore amerikane. Efektet krijuan dëmtime për fermerët amerikanë, rritje e çmimeve në SHBA, zhvendosje e prodhimit në vende si Vietnam dhe Meksikë.

Tarifat dhe kundër-tarifat në tregjet e mallrave globale mund të shkaktojnë një sërë efektesh ekonomike, politike dhe sociale, që shpesh përshkallëzohen në “luftëra tregtare”. Analizat e para sugjerojnë se pritet rënie e tregtisë ndërkombëtare.

Kur një shtet vendos tarifa mbi mallrat e huaja, ato bëhen më të shtrenjta, dhe konsumatorët vendas priren të blejnë produkte vendore. Shteti i prekur nga tarifat mund të reagojë me kundër-tarifa, që dëmtojnë eksportuesit e vendit të parë. Ky shkëmbim tarifash ul vëllimin e tregtisë ndërmjet vendeve dhe ndikon në rritjen e kostove.

Kjo situatë prodhon rritje e çmimeve për konsumatorët. Mallrat e importuara bëhen më të shtrenjta, duke çuar në inflacion (rritje të përgjithshme të çmimeve) dhe kjo sjell ulje të fuqisë blerëse. E gjithë kjo situatë krijon pakënaqësi sociale. Kur një vend përballet me kundër-tarifa, eksportuesit e tij humbasin qasje në tregje të rëndësishme.

Mund të ketë ulje prodhimi, pushime nga puna dhe mbyllje fabrikash, sidomos në sektorët e prekur drejtpërdrejt. Qeveritë mund të rrisin të ardhurat nga doganat në afat shkurtër, por nëse tregtia bie ndjeshëm, të ardhurat mund të ulen në afat të gjatë. / Monitor

tarifat e shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan