Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

TIRANA- Banka e Shqipërisë ka arritur në konkluzionin se edhe për vitin e kaluar forcimi i Lekut në kursin e këmbimit është rezultat i tepricës së ofertës valutore në ekonomi. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo tepricë oferte buron, në masën më të madhe, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve ekonomike e financiare me partnerët tanë tregtarë. Në veçanti, ajo pasqyron rritjen e eksportit të shërbimeve të turizmit, rritje e cila ka sjellë dhe reduktimin e ndjeshëm të deficitit të llogarisë korrente në dy vitet e fundit.
Paralelisht me to, investimet e huaja direkte, të cilat përbëjnë burimin e kryesor të financimit të deficitit korrent, kanë vazhduar të rriten, e madje në dy vitet e fundit e kanë tejkaluar ndjeshëm këtë të fundit. Raporti i hyrjeve valutore nga investimet e huaja direkte ndaj deficitit të llogarisë korrente ka qenë mbi katër gjatë dy viteve të fundit, duke gjeneruar një tepricë të vazhdueshme valute në tregun e brendshëm.
Në një këndvështrim makroekonomik, Banka e Shqipërisë vlerëson se mbiçmimi i kursit nominal të këmbimit të Lekut ka pasqyruar tendencën e konvergimit të të ardhurave dhe të çmimeve midis Shqipërisë dhe partnerëve tregtarë të Eurozonës. Kjo tendencë merr formën e forcimit të kursit real të këmbimit, llogaritur si produkt i diferencës në inflacion midis Shqipërisë dhe Eurozonës, me ndryshimet në kursin nominal të këmbimit.
Forcimi i kursit real të këmbimit, sipas Bankës së Shqipërisë, është një fenomen tipik për ekonomitë e vendeve në zhvillim, të cilat ndodhen në proces konvergjence drejt ekonomive më të zhvilluara, si dhe dëshmi e suksesit të këtij procesi. Në vija të përgjithshme, tendenca e konvergjencës së të ardhurave për frymë të vendeve në zhvillim shoqërohet edhe me një tendencë të konvergjencës së nivelit të çmimeve midis vendeve në zhvillim dhe partnerëve të tyre tregtarë.
Në terma më teknikë, kjo pasqyron një rritje më të shpejtë të produktivitetit në sektorin e mallrave e shërbimeve të tregtueshme ndaj atyre të patregtueshme, rritje e cila pasqyrohet në zgjerimin e eksporteve dhe përmirësimin e bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe sjell një rritje të çmimeve. Trendi i forcimit të kursit real të këmbimit, në përgjigje të konvergjencës së çmimeve, ka implikime të rëndësishme për treguesit kryesorë monetarë në vendet në zhvillim: nivelin e çmimeve, kursin e këmbimit dhe nivelin e normave të interesit.
Në praktikë, kjo tendencë mund të absorbohet në tre mënyra: një rritje më e shpejtë e çmimeve në raport me ekonomitë e zhvilluara (ose, me fjalë të tjera, një nivel më i lartë inflacioni kundrejt tyre); një forcim i kursit nominal të këmbimit të vendeve në zhvillim; ose një kombinim i dy mekanizmave të mësipërm.
Sipas BSH, ky fakt është gjerësisht i ilustruar nga ecuria e inflacionit dhe e kursit të këmbimit në vendet Evropës Lindore, disa prej të cilave, si Serbia, Rumania dhe Hungaria, e kanë absorbuar forcimin e kursit real të këmbimit në formën e një inflacioni dukshëm më të lartë se ai i Eurozonës. Disa vende, si Shqipëria dhe Republika Çeke, e kanë absorbuar kryesisht nëpërmjet forcimit të kursit nominal të këmbimit. Vende të tjera, si Polonia, e kanë absorbuar si një kombinim të këtyre dy variablave.
Kjo zgjedhje ka implikime edhe për politikën monetare të ndjekur nga bankat qendrore, të cilat kanë si mandat kryesor të tyrin ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Normat më të larta të inflacionit kërkojnë edhe një politikë më agresive në drejtim të normave të interesit, duke rritur kostot e financimit të ekonomisë.
Në këtë drejtim, zgjedhja e regjimit të lirë të kursit të këmbimit i ka mundësuar Bankës së Shqipërisë arritjen e normave të ulëta e të qëndrueshme të inflacionit me nivele më të ulëta të normës bazë krahasuar me shumë vende të ngjashme me ne, teksa kursi i lirë i këmbimit ka shërbyer njëkohësisht edhe si amortizator i goditjeve të jashtme në ekonomi dhe i procesit të konvergjencës së çmimeve.
Kjo filozofi administrimi udhëhoqi vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë edhe gjatë vitit 2024. Gjatë këtij viti u evidentua prania e njëkohshme e dy fenomeneve. Së pari, ecuria e sektorit të jashtëm të ekonomisë vijoi të prodhojë tepricë të ofertës valutore në ekonomi dhe presione forcuese mbi Lekun.
Së dyti, inflacioni ra nën objektivin e Bankës së Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të vitit, si rrjedhojë e goditjeve pozitive të ofertës në çmimet e mallrave ushqimorë në tregjet botërore, e cila zgjati përtej parashikimeve fillestare dhe rrezikoi ankorimin e pritjeve inflacioniste në vend.
Në këto kushte, forcimi i kursit nominal të këmbimit me ritme të krahasueshme me ato të vitit të kaluar, mund të prodhonte presione shtesë në kahun reduktues mbi inflacionin. Për këtë arsye, bazuar në mandatin e saj për stabilitetin e çmimeve, Banka e Shqipërisë reduktoi normën bazë të interesit dhe rriti praninë e saj në tregun valutor, përtej ndërhyrjeve të planifikuara në fillim të vitit për rritjen e reserves valutore.
Në total, Banka e Shqipërisë tërhoqi nga sistemi financiar rreth 939 milionë euro gjatë vitit 2024, kundrejt 251 milionë eurove të blera gjatë vitit 2023. Kjo përqasje ndihmoi në reduktimin e pasigurive dhe të luhatshmërisë në tregun valutor, si dhe në kontrollin e presioneve të mundshme dizinflacioniste, si rrjedhojë e forcimit të kursit të këmbimit./ Monitor
Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të men&c...
ZELANDA E RE- Dua Lipa është veshur me të kuqe dhe ka postuar foto në rrjetet sociale, ku ka pozuar me gëzof, shapka, nj&eu...
SHBA- Policia e Atlantës arrestoi të martën një grua e cila u akuzua për kryerjen e një telefonate të rreme 911 që &cc...
SHBA- Kelly Clarkson po mendon seriozisht të largohet nga emisioni i saj i pasdites "The Kelly Clarkson Show" kur kontrata e saj të skadoj...
SHBA- Ylli televiziv fitues i çmimit BAFTA, Lee Montague, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare. Aktori i Bergerac ...
SHBA- Martesa e tyre mund të ketë zgjatur mbi 20 vjet, por Brian Cox dhe gruaja e tij, Nicole Ansari, nuk patën fillimet më...
SHBA- Muzikanti Neil Young ka shprehur shqetësimin për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara pas turneut të tij evropian p&eu...
SHBA- David Schwimmer, i dashuri Ross Geller nga "Friends", zbuloi në një intervistë se për shumë vite ai nuk mun...
SHBA- Khloé Kardashian është një profesioniste për të lënë të kaluarën në të kaluarën. N&eu...
SHBA- Jean Claude Van Damme po përballet me akuza të rënda, pasi dyshohet se kishte pasur marrëdhënie seksuale me gra që is...