SOCIALE

Banka e Shqipërisë: Çmimi mesatar i banesave i është kthyer rritjes

M.B. Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 15:36
Banka e Shqipërisë: Çmimi mesatar i banesave i është
Foto ilustruese

TIRANA- Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje të ndjeshme me 16.9% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2023 dhe me 8% ndaj së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rritja ishte edhe më e lartë për Tiranën. Indeksi i çmimit për shitjet në kryeqytet regjistroi gjithashtu një rritje prej 23.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe 11% ndaj nivelit të një viti më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria e indeksit është përcaktuar kryesisht nga çmimet më të rritura të raportuara, sidomos për zonat qendrore të kryeqytetit; ato në qytetet bregdetare dhe në zonat e tjera nuk kanë paraqitur ndryshime të rëndësishme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë rigjallërim të tregut gjatë këtij viti, pasi rritja e çmimeve ishte frenuar gjatë vitit 2023 (me rritje vjetore vetëm 3.2% në 6-mujorin e dytë). Megjithatë, siç ka ndodhur edhe në periudha të mëparshme, Banka e Shqipërisë thekson se rritja e çmimit mesatar mund të jetë ndikuar edhe nga rritja e peshës së transaksioneve në zonat më të shtrenjta, siç është ajo qendrore e Tiranës. Pronat e shitura në zonat qendrore zinin rreth 46% të të gjithë vëllimit të shitjeve të raportuara këtë periudhë dhe kjo peshë është më e lartë në krahasim me periudhat e mëparshme.

Kjo situatë ka dhënë një ndikim të rëndësishëm në vlerën dhe ecurinë e indeksit edhe në rang vendi, duke qenë se rreth gjysma e shitjeve të realizuara janë kryer në zona me çmime historikisht më të larta nga ato të zonave të tjera. Nga ana tjetër, në zonat jashtë kryeqytetit janë raportuar çmime shitjeje më të ulëta në krahasim me periudhat e mëparshme.

Për tu theksuar është edhe fakti se numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 928, një vlerë kjo më e ulët krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm. Gjithashtu, numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt i anketuar (firmë ndërtimi ose agjent imobiliar) gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 5, nga vlera 7 e raportuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.

Raporti i numrit të subjekteve që kanë kryer shitje ndaj numrit të përgjithshëm të përgjigjeve të vlefshme u ul në 39%. Ky raport ka shënuar rënie graduale nga një maksimum prej rreth 70% i vlerësuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra lehtë në 10.5 muaj nga 10.9 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes është raportuar e rritur lehtë, në 9.7 nga 8.3 muaj. Por, koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u ul ndjeshëm në 5.9 nga 10.9 muaj, ndërsa për zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes ishte vetëm pak më e shkurtër sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë nga 13.6 në 12.9 muaj.

Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie. Balanca neto për numrin e pronave të pashitura ka vijuar të regjistrojë vlerë pozitive, dhe ky fenomen ka nisur të vërehet që prej fillimit të vitit 2016. Kjo ecuri tregon se numri i pronave të pashitura ka shënuar rënie të vazhdueshme në secilin nga gjashtëmujorët e kësaj periudhe.

Fakt është, megjithatë, se rritja e çmimeve e raportuar nga Banka e Shqipërisë përkon me edhe me një kthim të rritjes së kredisë për banesa të dhënë nga sektori bankar. Për shtatë muajt e parë të vitit, kredia e re për shtëpi arriti rekordin historik prej 31.6 miliardë lekësh, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas agjentëve, rreth 53% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Agjentët kanë dhënë përgjigje optimiste për gjendjen e përgjithshme në tregun e pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e vendit për horizontin afatshkurtër (gjashtëmujori në vazhdim)

dhe janë gjithashtu optimistë për afatin më të gjatë (gjatë dy viteve të ardhshme). Balanca neto e përgjigjeve për pyetjen mbi të ardhmen afatmesme mbetet pozitive, në linjë me mesataren afatgjatë. Gjithashtu, subjektet e intervistuara presin në agregat rritje çmimesh: balancat neto për banesat dhe pronat tregtare rezultuan të dyja pozitive me 11%./ Monitor

banka e shqiperise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan