BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re konsumatore e dhënë gjatë vitit 2024 arriti në 47.2 miliardë lekë ose rreth 470 milionë eurove (llogaritur me kursin mesatar të 2024). Kjo shumë përfshin kreditë konsumatore me këste dhe paradhëniet bankare apo overdraftet e individëve. Krahasuar me vitin 2023, kredia konsumatore ka shënuar një rritje mjaft të lartë, me 25% më shumë.
Huadhënia konsumatore është e përqendruar në pjesën dërrmuese në monedhën vendase. Më shumë se 89% e kredisë së re konsumatore të dhënë vitin e kaluar ka qenë në lekë. Rritja e kredisë paraqitet mjaft e lartë si në segmentin e mallrave të qëndrueshme, ashtu edhe në atë për mallra jo të qëndrueshme.
Mallrat e qëndrueshme në përgjithësi përkufizohen si produkte që kanë një jetëgjatësi më të madhe se tre vjet. Kredia konsumatore për këtë qëllim përfshin kryesisht financimin e blerjes së pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobiljeve, automjeteve, etj.
Në fund të vitit të kaluar, portofoli total i kredisë konsumatore arriti vlerën e 64.2 miliardë lekëve ose rreth 654 milionë eurove. Me bazë vjetore, portofoli i kredisë konsumatore është zgjeruar me 15%. Për shkak se kredia konsumatore ka afate më të shkurtra maturimi, edhe amortizimi i portofolit është relativisht i shpejtë, çka bën që zakonisht zmadhimi i portofolit të jetë më i ngadaltë krahasuar me rritjen e kredisë së re.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore në Shqipëri dominohet nga financimet për mallra jo të qëndrueshme, që përbëjnë 58% të portofolit total, e ndjekur nga kredia për mallra të qëndrueshme me 32%. Pjesa e mbetur, prej rreth 10% konsiston në overdrafte të tërhequra nga individët.
Rritja e kredisë konsumatore po konfirmon ecurinë pozitive të kreditimit të individëve, e mbështetur nga ecuria e mirë e ekonomisë dhe nga normat relativisht të ulëta të interesit. E gjithë kredia e re për individët vitin e kaluar arriti vlerën prej 106.7 miliardë lekësh, me një rritje prej më shumë se 16% krahasuar me një vit më parë.
Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij. Përveç kontributit të turizmit, duket se konsumi privat në ekonomi po mbështetet edhe nga cikli në rritje i kreditimit të konsumatorëve vendas nga sektori bankar.
Gjithashtu, ecuria e mirë e tregut të punës, karakterizuar nga norma papunësie pranë niveleve më të ulëta historike dhe rritja dyshifrore e pagave, në vetvete përbëjnë premisa pozitive për të mbështetur rritjen e kredisë konsumatore në ekonomi./ Monitor
Dashi Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një ...
SHBA- Pete Davidson u pa duke kaluar shumë mirë gjatë një arratisjeje me të dashurën e re në Palm Beach. 31 vjeçari ...
KINË- Filmi kinez i animuar 'Ne Zha 2' është bërë filmi i animuar më i suksesshëm i të gjitha kohërave, duke fitu...
SHBA- Filmi i ri në Netflix-it me buxhet të lartë është 'The Electric State' me Millie Bobby Brown dhe Chris Pratt. Ai është...
SHBA- Grupi muzikor Guns N’ Roses ka njoftuar zyrtarisht largimin e bateristit të vjetër Frank Ferrer pas gati dy dekadash me grupin. Në ...
SHBA- Kanye West nuk tërhiqet në luftën që ka hapur së fundmi me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, duke kaluar nga sulmet...
SHBA- Ribërja e filmit vizatimor të Borëbardhës është goditur me një valë komentesh aspak të mira, me kritika q&e...
SHBA- Kanye West u fotografua me vajzën North të martën në mbrëmje jashtë një magazine në Los Anxhelos, ndërsa nj...
SHBA- Emma Chamberlain, në një intervistë të publikuar të martën, Youtuberja dhe biznesmenja, 23 vjeç, foli për stat...
ANGLI- Duket se Meghan, Dukesha e Sussex, ka përgatitur një hit. Netflix konfirmoi për CNN të premten se emisioni i saj i ri i stilit t&eu...