Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

TIRANA- Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi po ngadalësohet në tremujorët e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e parë të këtij viti kostot e punës për njësi janë zgjeruar në 4.4%, nga 5.4% që kishte qenë rritja në tremujorin e mëparshëm. Rritja e kostos së punës për njësi është ngadalësuar për të tretin tremujor radhazi, pasi në tremujorin e dytë 2023 pati shënuar rritjen më të fortë në të paktën pesë vitet e fundit, me afërsisht 15%.
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i normave të rritjes është shkaktuar nga një rritje e përshpejtuar e produktivitetit të punës, e cila ka kompensuar një zgjerim më të shpejtë të pagës reale në sektorin privat. Produktiviteti më i lartë i punës ka neutralizuar presionet rritëse mbi kostot e punës që po vijnë nga rritja e pagave.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e pagave në sektorin privat është përshpejtuar përsëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, duke arritur në 12.7%, nga 11.6% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Rritja e pagave vazhdon të jetë me bazë të gjerë sektoriale. Përshpejtim vihet re edhe në pagën reale (e korrigjuar me inflacionin), ku rritja në tremujorin e parë u ngjit në 10%, nga 7.7% një tremujor më parë.
Paralelisht, edhe kostot e tjera prodhuese po rriten me ritme më të ngadalta. Çmimet e prodhimit u rritën në 2.8% në tremujorin e parë të vitit, nga 3.1% në tremujorin e mëparshëm. Për të njëjtat periudha krahasuese, çmimet e prodhimit për tregun vendas u zgjeruan në 3.5%, nga 4.2% dhe ato për eksport në 0.5%, nga 1.1%. Edhe indeksi i kushtimit në ndërtim u rrit me 3.4%, nga 4.1% një tremujor më parë.
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare është përballur me mungesë të forcës së punës, që ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të larta, prej disa tremujorësh radhazi. Në kushtet kur rritja e pagave nuk ecën paralelisht me rritjen e produktivitetit të punës, ajo sjell rritje të kostove të punës për njësi dhe gjeneron presione inflacioniste. Aktualisht, inflacioni i brendshëm vazhdon të ketë kontributin dërrmues në normën e përgjithshme të inflacionit në Shqipëri. Nga 2.1% që ishte inflacioni mesatar për tremujorin e dytë të këtij viti, 1.9 pikë përqindje (mbi 90% e inflacionit total) ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.
Megjithëse ekonomia e brendshme ngelet shtysa kryesore e presioneve inflacioniste në ekonomi, duket se në tremujorët e fundit këto presione janë ngadalësuar disi. Në muajt e fundit, edhe inflacioni bazë (përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike) është stacionuar afër nivelit të inflacionit total në ekonomi, që në muajin korrik ishte 2.1%.
Në veçanti, inflacioni bazë tenton të vlerësojë presionet e brendshme inflacioniste mbi inflacionin, që në vitet e fundit kanë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve. Ulja e inflacionit bazë deri pranë nivelit të 2% krijon besimin se ulja e inflacionit tashmë po merr një trajtë më të qëndrueshme.
Këta faktorë besohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit, në muajin korrik. Në tremujorin e dytë 2024, inflacioni bazë ishte mesatarisht 2.3%, niveli më i ulët që prej tremujorit të tretë 2023./ Monitor
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez SHBA- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, yjet e Hollivudit që rindezën romancën dhe u martuan dy dekada pas nj&e...
Foto ilustruese Dashi Dita e sotme nuk ka për të qenë aq e mirë sa ju e keni ëndërruar. Ne mbrëmje mund t’iu ndod...
TIRANA- Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, duke vendosur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyr...
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj dite do qartësoni mendimet dhe do vendosni disa pika mbi “i”. Do jeni edhe më optimist&e...
Foto ilustruese Dashi Më në fund do e gjeni ekuilibrin gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni më të stresuar si më parë....
LOS ANGELES- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha një ditë më parë u përball me një situat&...
Foto ilustruese Dashi Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë a...
LOS ANGELES- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shfaqur duke qarë në një video të p...
Foto ilustruese Dashi Kjo e shtunë do të jetë disi e ngadaltë, por mos u dekurajoni. Të paturit e ditëve jo shumë pozit...
Foto ilustruese Dashi Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. ...