Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Fshirja e kredive të humbura nga sektori bankar pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2023 bankat nxorën jashtë bilanceve rreth 2 miliardë lekë kredi të humbura, nga 6 miliardë lekë që kishte qenë vlera e kredive të fshira një vit më parë.
Pjesa më e madhe e kredive të fshira ishin kredi në monedhën vendase të mbajtura nga sektori i biznesit. Vlera e kredive të fshira në fund të 2023 ishte sa 4% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave.
Që nga janari 2015, kur nisën të zbatoheshin kërkesat rregullatore për nxjerrjen e kredive të humbura jashtë bilanceve, bankat kanë fshirë rreth 80 miliardë lekë kredi të humbura. Megjithatë, vlera e fshirjeve ka ardhur në rënie graduale gjatë viteve të fundit, paralelisht me përmirësimin e cilësisë së portofolit të kredisë së sektorit.
Raporti i kredive me probleme në fund të vitit të kaluar ra në 4.7%, duke prekur nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit. Megjithëse projeksionet e Bankës së Shqipërisë dhe të bankave tregtare orientoheshin drejt një rritjeje të lehtë të raportit të kredive me probleme, për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe rritjes së normave të interesit, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Rritja ekonomike ruajti ritme të këmaqshme, kryesisht falë kontributit të lartë të turizmit dhe pasurive të paluajtshme. Ndërsa një ndikim të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme besohet se dha rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor.
Stoku i kredive me probleme gjatë 2023 u zvogëlua me një miliardë lekë dhe në fund të dhjetorit shënonte rreth 35 miliardë lekë, gjithashtu në vlerën më të ulët të regjistruar gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Bankat kanë raportuar përmirësim të cilësisë së kredisë kryesisht për kredinë me maturitet afatgjatë, kredinë për bizneset dhe kredinë në valutë.
Megjithatë, brenda portofolit të kredive me probleme, bankat kanë raportuar rritje të tepricës për
klasën e kredive të humbura, që tashme zë 56% të kredive me probleme. Ndërsa stoku i kredive të dyshimta ka rënë në 16% te tepricës së kredive me probleme, nga 23% një vit më parë.
Provigjionet për humbjet nga kreditë janë rritur, pikërisht për shkak të rritjes së peshës së kredive ‘të humbura’ në totalin e kredive me probleme. Duke qenë se zvogëlimi i stokut të kredive me probleme ishte më i ngadaltë në krahasim me shtimin e fondit të provigjioneve gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, raporti i mbulimit të kredive me probleme me provigjione u rrit në 71% nga 64% që ishte niveli i regjistruar një vit më parë.
Mbulimi me kolateral i kredisë mbetet në nivele të larta, në 75%, në rritje me një pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Kolaterali përfaqëson një element kritik midis instrumenteve mbrojtëse të sektorit bankar nga rreziku i moskthimit të huave.
Kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zënë peshën kryesore ose rreth 60% të kredisë së kolateralizuar dhe 44% të tepricës së kredisë. Stoku i kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme është zvogëluar me 5% në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që portofolet e kredive të kolateralizuara me kolateral tjetër kanë shënuar rritje.
Marrë nga Monitor
Doja Cat SHBA- Këngëtarja Doja Cat u shfaq në emisionin e Jimmy Fallon me një veshje tejet zbuluese. Reperja 28-vjeçare ish...
Foto ilustruese TIRANA- Banorët e Tiranës dhe ata të Sarandës kanë barrën më të lartë të taksimit nga tak...
Foto ilustruese TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një rritje të ndjeshme në muajin prill. Sipas Bankës s...
Jennifer Aniston SHBA- Aktorja Jennifer Aniston pranon se ka gjëra më të mira për të bërë sesa të kalojë...
Kate dhe Charlotte BRITANI E MADHE- Princesha Charlotte feston sot ditëlindjen e saj të nëntë. Nëna e saj, Kate Middleton, q&...
britney spears SHBA- Ish-çifti i njohur Britney Spears dhe Sam Asghari kanë finalizuar divorcin e tyre 9 muaj pasi njoftuan se ishin ndar&...
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka realizuar një fotosesion special për një kopertinë reviste. Dua ka ...
Foto ilustruese Dashi Sot do i keni idetë të turbullta dhe në shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. N&eum...
FKA Twigs SHBA- Këngëtarja britanike FKA Twigs ka zbuluar se ajo ka përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar nj...
Cardi B dhe Offset SHBA- Edhe pse janë ndarë që nga viti i kaluar, reperja Cardi B dhe Offset vazhdojnë të dalin së bash...