Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit me ritme dyshifrore në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, bankat raportojnë se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 75 530 aplikime për kredi gjatë kësaj periudhe.
Numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat, ka shënuar rritje me 4.3% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 12.1% krahasuar me një vit më parë. Në terma vjetorë, numri i aplikimeve të shqyrtuara ka qenë në rritje për të tre segmentet e klientelës, por më e theksuar në rastin e individëve (“ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” me 22.1%, ndërmarrjet e tjera me 8.2% dhe “individët” me 15.9%).
Sipas segmentit të klientëve, rreth 9% e aplikimeve i përkisnin bizneseve (5.1% ose 3 871 aplikime nga “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” dhe 3.7% ose 2 778 aplikime nga “ndërmarrje të mëdha”) dhe 91% (ose 68 881 aplikime) i përkisnin “sektorit të individëve”.
Krahasuar me periudhën e kaluar, kjo shpërndarje ka shënuar një zhvendosje të lehtë në favor të sektorit të individëve. Në terma gjashtëmujorë, rritja ka ardhur vetëm nga grupi i “ndërmarrjeve të tjera”, ku përgjithësisht përfshihen ndërmarrjet e mëdha (rritje me 7%), ndërkohë që numri i aplikimeve të shqyrtuara në segmentet e “ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” dhe “individëve” ka rezultuar në rënie (respektivisht me 6.1% dhe 1.1%).
Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 27% e tyre janë refuzuar nga bankat dhe kjo normë mbetet më e lartë dhe në rritje në rastin e individëve . Norma e refuzimit është rritur me 2.3 pikë përqindje krahasuar me gjashtë muaj më parë dhe me 6.7 pikë përqindje ndaj një viti më parë; në të dy periudhat krahasuese, rritja ka qenë më e theksuar në individëve.
Norma totale e refuzimit ka rezultuar në rritje për bankat me kapital vendas dhe për ato me kapital të huaj. Vihet re se gjatë periudhës, dy grupet bankare kanë shfaqur qëndrime të ngjashme ndaj kërkesave për kredi të “individëve”, duke shfaqur prirje shtrënguese krahasuar me periudhën paraardhëse dhe krahasuar me një vit më parë.
Ky qëndrim është ndjeshëm më i dukshëm tek bankat e huaja, të cilat kanë refuzuar rreth 37% të kërkesave të individëve, krahasuar me bankat vendase, ku kjo normë ka rezultuar 9%. Në të njëjtën kohë, të dy grupet e bankave mbeten më pranuese ndaj segmentit të ndërmarrjeve, por prirjet kanë qenë të ndryshme gjatë periudhës.
Kështu, bankat vendase kanë pasur qëndrim më shtrëngues si ndaj “ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme” dhe ndaj atyre “të mëdha”, duke rritur normën e refuzimit respektivisht në 6% dhe 4% të kërkesave, ndërsa bankat e huaja duket se vijojnë të fokusohen te kreditimi i ndërmarrjeve të mëdha (kategoria “ndërmarrje të tjera”), duke refuzuar vetëm 2% të kërkesave të tyre për kredi./ Monitor
TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkoh&e...
Dashi Sot do jetë dita e zgjedhjeve të mëdha për juve që jeni në një lidhje. Bëni atë që do...
SHBA- Sydney Sweeney do të luajë në adaptimin filmik të videolojës "Split Fiction" me regji të John M. Chu, sipas...
Dashi Sot do kaloni probleme të vazhdueshme dhe në disa momente do ndiheni si të përhumbur. Ka rrezik që situata n&e...
SHBA- Në një intervistë për “Vanity Fair”, Ermal Meta tregon se e vogla Fortuna Marie, e lindur në qershor 2024, nuk &eum...
SHBA- Ish i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet me probleme ligjore pasi u akuzua për operimin e paligjshëm t&e...
SHBA- Sophie Turner dhe Peregrine Pearson kanë ndezur thashethemet për ndarje pas gati dy vitesh lidhje. Ylli i "Game of Thrones", 29 vjeç, s...
SHBA- Gigi Hadid festoi ditëlindjen e saj të 30-të më 23 prill dhe motra e saj, Bella, e uroi atë publikisht, duke pos...
SHBA- I dashuri i Skai Jackson, Deondre Burgin, e gjeti veten përsëri pas hekurave javën e kaluar. Të dhënat e burgut të Qarkut ...
SHBA- Pavarësisht marrëdhënies miqësore që Jennifer Aniston dhe Justin Theroux ruajnë pas ndarjes së ty...