Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars rezerva valutore kishte vlerën e 5.6 miliardë eurove, në rënie me afërsisht 4.2% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, vlera e rezervës valutore ngelet dukshëm në rritje me bazë vjetore, me 11.5% më shumë krahasuar me marsin 2022.
Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Në fund të vitit të kaluar, titujt e borxhit përbënin afërsisht 75% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 17% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.
Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, Shqipëria është e ekspozuar ndaj situatave kur sigurimi i valutës së nevojshme mund të jetë i vështirë. Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe.
Sipas statistikave të tregtisë së jashtme, rezerva valutore e vendit mbulonte më shumë se tetë muaj importe, bazuar në vlerën e tyre mesatare për tremujorin e parë të këtij viti. Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.
Rritja e rezervës valutore realizohet kryesisht nëpërmjet blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor. Kalendari i ndërhyrjeve parashikon që shuma e synuar për tu blerë nëpërmjet ankandeve për vitin 2024 do të jetë në intervalin mes 250 milionë eurove dhe 330 milionë eurove. Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 20 ankande të blerjes së valutës, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor.
Gjysma e ankandeve do të jenë në variantin spot (me blerje ditën e ankandit), ndërsa gjysma do të jenë të llojit forward njëmujor (me blerje pas një muaji, sipas kursit të fiksuar në datën e ankandit). Banka e Shqipërisë në tre vitet e fundit ka aplikuar ankandet e llojit forward, si një përpjekje për të nxitur përdorimin e këtyre marrëveshjeve edhe në transaksionet ndërbankare dhe mes subjekteve private.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 249 milionë euro në ankandet për planifikuara për nevojat e rezervës valutore vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga banka qendrore, sasia e valutës së blerë është rritur me 75% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, përveç blerjeve të realizuara në ankandet e planifikuara, Banka e Shqipërisë vitin e kaluar ka kryer dy ndërhyrje në treg nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta, me qëllim për të parandaluar çrregullimet në kursin e këmbimit valutor.
Banka e Shqipërisë bleu përkatësisht pesë milionë euro në datë 9 qershor dhe 12.1 milionë euro më datë 20 korrik, ditë kur euro pati prekur nivelin minimal historik në kursin e këmbimit me Lekun. Duke përfshirë edhe blerjet që patën qëllim të frenonin rënien e mëtejshme të kursit, Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 269.8 milionë euro gjatë vitit 2023. Sipas projeksioneve të Qeverisë në relacionin e projektbuxhetit 2024, gjatë tre viteve të ardhshme rezerva valutore pritet të rritet me më shumë se 25% dhe të arrijë në pothuajse 7.2 miliardë euro./Monitor
Foto ilustruese Dashi Nuk duhet të fiksoheni gjatë kësaj dite dhe të kërkoni gjëra që nuk mund të arrihen dot. Tre...
Harvey Weinstein SHBA- Një gjykatës la në burg producentin e njohur të filmave Harvey Weinstein gjatë seancës së pa...
Anya Taylor-Joy SIDNEJ- Yjet e filmit më të shtrenjtë të xhiruar ndonjëherë në Australi u ngjitën sot në...
Besa SUEDI- Ditën e sotme ka qenë prova e dytë teknike për Besën, përfaqësuesen e vendit tonë në Eurovizi...
Bella Hadid SHBA- Modelja e njohur Bella Hadid tani është bërë aktive edhe në industrinë e parfumeve. Modelja lanç...
Harry Potter SHBA- Një pikturë me bojëra uji origjinale e kopertinës së librit Harry Potter And The Philosopher's Stone, libr...
Drake, Taylor dhe Billie SHBA- Universal Music dhe TikTok i kanë dhënë fund një mosmarrëveshjeje pasi labeli tërhoqi mil...
Alec Baldwin SHBA- Aktori njohur Alec Baldwin foli për përdorimin e drogës në të kaluarën në një bisedë t...
Gisele Bündchen SHBA- Shtëpia e dikurshme e modeles Gisele Bündchen është zyrtarisht në shitje për 16.9 milionë...
Grafiku TIRANA- Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimi...