Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 100.31 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit të Euros rezulton aktualisht në rënie me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera prej 100.49 lekësh, e regjistruar në korrik të vitit të kaluar.
Kursi i këmbimit të euros nisi një fazë të re rënieje qysh në fund të tremujorit të parë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo i detyrohet kryesisht rritjes së prurjeve valutore që besohet se lidhen kryesisht me turizmin. Duke patur parasysh dinamikën e të ardhurave nga turizmi, një rënie graduale e kursit gjatë tremujorit të dytë deri në pikun e sezonit veror ishte e pritshme. Sipas agjentëve, një ndikim të vogël mund të ketë edhe festa e Pashkëve ortodokse këtë fundjavë, që shoqërohet me një numër në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, veçanërisht nga Greqia.
Paralelisht, forcimi i lekut po mbështetet edhe nga politika fiskale shtrënguese që po vazhdon të ndjekë qeveria shqiptare. Në fund të muajit mars, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 33.4 miliardë lekëve, në rritje me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm pas mesit të këtij viti, me rritjen e parashikuar të pagave dhe me shtimin e ritmit të shpenzimeve kapitale, mund të pritet balanca buxhetore të fillojë të tkurret. Megjithatë, eksperienca e vitit të kaluar tregoi suficit në rritje deri në fund të muajit tetor.
Rënia e euros po mban nivele të ulëta edhe valutat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye të enjten me 93.79 lekë, paundi britanik me 117.31 lekë dhe franga zvicerane me 102.77 lekë. Duke parë tendencat e tregut dhe raportet e pritshme të kërkesës dhe ofertës, logjika sugjeron që leku do të vazhdojë të forcohet më tej gjatë muajve të ardhshëm dhe kufiri psikologjik i 100 lekëve do të thyhet shumë shpejt. Rënia e euros apo të paktën ngadalësimi i kësaj rënieje në këto rrethana duket se mund të frenohet vetëm nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë e ka theksuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në regjimin e lirë të kursit të këmbimit. Por, rënia e vazhdueshme e inflacionit në muajt e parë të vitit 2024 mund ta justifikojë një ndërhyrje të bankës qendrore, pikërisht në këndvështrimin e objektivit të saj ligjor, të stabilitetit të çmimeve.
Ndërkohë që forcimi i lekut ka ndikuar në tkurrjen e inflacionit të importuar dhe i ka bërë më të lira mallrat dhe shërbimet që blihen jashtë vendit, nga ana tjetër ky forcim ka dëmtuar sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Këtu përfshihet edhe turizmi, megjithëse ai ka e ndier më pak këtë efekt, për shkak të një cikli në rritje të fortë të sektorit dhe numrit rekord të vizitorëve të huaj./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Fshirja e kredive të humbura nga sektori bankar pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas të dh&e...
Doja Cat SHBA- Këngëtarja Doja Cat u shfaq në emisionin e Jimmy Fallon me një veshje tejet zbuluese. Reperja 28-vjeçare ish...
Foto ilustruese TIRANA- Banorët e Tiranës dhe ata të Sarandës kanë barrën më të lartë të taksimit nga tak...
Foto ilustruese TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një rritje të ndjeshme në muajin prill. Sipas Bankës s...
Jennifer Aniston SHBA- Aktorja Jennifer Aniston pranon se ka gjëra më të mira për të bërë sesa të kalojë...
Kate dhe Charlotte BRITANI E MADHE- Princesha Charlotte feston sot ditëlindjen e saj të nëntë. Nëna e saj, Kate Middleton, q&...
britney spears SHBA- Ish-çifti i njohur Britney Spears dhe Sam Asghari kanë finalizuar divorcin e tyre 9 muaj pasi njoftuan se ishin ndar&...
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka realizuar një fotosesion special për një kopertinë reviste. Dua ka ...
Foto ilustruese Dashi Sot do i keni idetë të turbullta dhe në shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. N&eum...
FKA Twigs SHBA- Këngëtarja britanike FKA Twigs ka zbuluar se ajo ka përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar nj...