Largimet jashtë vendit dhe ulja e lindjeve po tkurrin ndjeshëm brezin e ri. Edhe më pak maturantë do të jenë këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore. Rreth 26 500 të rinj në të gjithë vendin kanë nisur përgatitjet për mbylljen e shkollës së mesme dhe orientimin e tyre drejt universiteteve, brenda dhe jashtë vendit.
Zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, tregon se aktualisht maturantët kanë mbyllur plotësimin e formularit A1 për përcaktimin e lëndës me zgjedhje, e cila tregon edhe orientimin drejt universiteteve.
“Në të gjitha shkollat e Shqipërisë kanë filluar konsultimet që e ndihmojnë nxënësin për t’u përgatitur për të gjitha provimet”, thotë ajo. “Në datën 7 janar kemi botuar edhe testet provë që mendojmë se i kanë ndihmuar maturantët për t’u përgatitur”.
Edhe pse çdo vit administrimi i Maturës është një proces që has probleme pothuajse në çdo provim, numri dy i Ministrisë së Arsimit tregon masat që po merren për të shmangur daljen e tezës. “Të gjithë përgjegjësit duhet të ushtrojnë autoritetin e tyre për mbarëvajtjen e provimit”, thotë ajo për a2cnn.
Ndërkohë, edhe këtë vit maturantët me aftësi ndryshe do të kenë teste të veçanta dhe me një nivel më të ulët vështirësie. Notat e tyre do të kenë të njëjtën peshë si ato të nxënësve me teste standarde.
Matura Shtetërore nis në qershor me provimin e gjuhës së huaj, më datë 2. Më 9 qershor zhvillohet provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërsa më 16 qershor ai i matematikës. Matura Shtetërore mbyllet me provimin e lëndës me zgjedhje më 23 qershor.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
17 Mars20:47
Patos Fshat, banorët kërkojnë Xhami: Nuk mund të falim namazet
Banorët e Patosit Fshat në bashkinë Patos, kërkojnë një xhami të shprehin dhurimin ndaj zotit. Sipas banorëve, dikur fsh...
SOCIALE
17 Mars13:46
Bllokohen 5 ngarkesa misri me alfatoksinë, vinin nga Serbia dhe Greqia
Pesë ngarkesa misri blegtoral për kafshë, janë bllokuar këtë të martë, pasi është konstatuar pranë tyre...
SOCIALE
16 Mars22:04
Fermerët dhe 3 miliardë lekët që nuk u përdorën
Verën e shkuar, qeveria vendosi një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar kreditimin e fermerëve nga sektori bankar.
...
SOCIALE
16 Mars16:33
Statistikat/ Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat, jetëgjatësia më e lartë e popullsisë shqiptare është në jug
Eurostat raporton se gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 82.5 vite, ose rreth 4 vite më shumë sesa burrat. Jetëgjatë...
SOCIALE
16 Mars16:02
Maliq/ Humbën foshnjën 2-muajshe, familjarët apelojnë për ndihmë: Na ktheni trupin nuk kemi lekë ta marrim nga QSUT
Pasi foshnja 2 mujashe u ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", çifti i bashkëshortëve k&e...
SOCIALE
16 Mars11:26
Foshnja dy muajshe ndërroi jetë në spital, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!
Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur akuza ndaj mjekëve për ndarjen n...
SOCIALE
16 Mars07:37
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-n
Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e bën këtë, në fund të fundit, me një synim të qartë: të m...
SOCIALE
15 Mars14:18
Pluhuri dhe pisllëku mbysin banorët e rrugës “Pasho Hysa”, kërkohet asfaltim urgjent
Banorët e rrugës “Pasho Hysa” në Ali Dem, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë, po përballen me kushte shumë të...
SOCIALE
15 Mars09:31
Statistika të frikshme/ Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë!
Në një dekadë, nga viti 2015 deri më 2025, lindjet ranë me 35%. Shifrat po zbresin drejt pragut psikologjik të 20 mijë.
Pas ...
SOCIALE
15 Mars08:00
Njihuni me parashikimin e motit për sot, e diel 15 mars
Ditën e diel moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura n&eum...