Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Ecuria e shlyerjes së faturës totale të Strasburgut, vijon të mbetet e ngadaltë, edhe pse buxhetit rrezikohen t’i shtohen kostot nga kamatëvonesat nga mosshlyerja në kohë. Vlera e faturës së dëmshpërblimeve për vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg deri në shtator 2024 ka arritur në 17,9 mln euro. Totali i detyrimit është krijuar kryesisht për vendime të kthimit dhe kompensimit të pronave tek ish-pronarët, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të bëra publike me projektbuxhetin e vitit 2025.
Deri në shtator të vitit 2023, detyrimi faktik dhe kontingjent prej vendimeve të Strasburgut ishte në vlerën e 21,7 mln eurove, sipas të dhënave të publikuara në projektbuxhetin 2024. Brenda vitit rezulton se është shlyer 18% e faturës së dëmshpërblimit. Shlyerja e detyrimeve është zbatuar për 7 çështje, si: “Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë” në shumën prej 3,8 mln euro, “Muçaj kundër Shqipërisë” në shumën prej 3,600 euro etj.
Ndërsa janë shtuar edhe 6 çështje të reja, si “Zela kundër Shqipërisë” me një detyrim faktik prej 60 mijë eurosh për t’u shlyer, “Iliria S.R.L kundër Shqipërisë” me detyrim shlyerje prej 10,800 euro, “Bibaj kundër Shqipërisë” prej 16,700 euro etj.
Deri në shtator të 2024 numri i vendimeve të Strasburgut që presin shlyerjen e detyrimeve është 11 çështje. Edhe sivjet lista e vendimeve për dëmshpërblim kryesohet nga çështja “Sharxhi kundër Shqipërisë” me detyrim financiar prej 13,3 mln euro, e ndjekur nga çështja “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë” me detyrim 4,4 mln euro.
Detyrimi faktik deri në shtator të 2024-s (është detyrimi i cituar në vendim të formës së prerë, për të cilin nuk janë finalizuar procedurat juridike brenda shtetit shqiptar dhe kontingjent) është në vlerën e 17,955,050 eurove. Detyrimi kontingjent (është detyrimi i cituar në një vendim të gjykatës për të cilin nuk kanë përfunduar procedurat ligjore) është në vlerën e 8,600 eurove.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënvizon në relacionin e projektbuxhetit se ka respektuar në vazhdimësi të gjitha vendimet e miratuara nga GJEDNJ-së, kjo duke konsideruar faktin se kur pagesat nuk kryhen brenda afatit tre mujor nga data kur vendimi përkatës merr formën e prerë, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e një kamatë- vonese për çdo ditë vonesë.
Sidoqoftë, për garantimin e shlyerjes në kohë të këtyre vendimeve, MFE veçon në relacion se ka rekomanduar vazhdimisht përdorimin e të gjitha kanaleve të mundshme institucionale dhe proceduriale, brenda hapësirave që siguron kuadri ligjor në fuqi, duke sugjeruar sipas mundësive të buxhetit të shtetit skedulimin me këste të detyrimit financiar, në negocim me përfituesit. Edhe për vitin 2024, likuidimi i detyrimeve të këtij lloji përballohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit./ Monitor
Dashi Ditë revolucionare ka për të qenë kjo e sotmja. Ndryshimet do jenë të mëdha dhe të guximshme. Ju të dashur...
SHBA- Detaje të reja janë zbuluar rreth festave famëkeqe të reperit Diddy. Një ish-organizatore përshkroi rregullat që...
Dashi Turbullira dhe stuhi të mëdha priten sot në jetën tuaj. Për ju te dashuruarit do jetë ditë shumë e turbullt. Nu...
TIRANA- Shpenzimet buxhetore për financimin e skemës publike të pensioneve shënuan në 9 mujorin 2024 nivelin më të ulë...
TIRANA- Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua për rreth një...
Dashi Nuk do gjykoni ashtu si duhet gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe gabime. Shmangni marrjen e vendimeve sido që t’iu v...
EUROPA- Pse çmimet e pronave mund të vazhdojnë të rriten për vite me radhë, shkruan The Economist. Pas krizës financiare ...
Dashi Mirë është që të mbani disa sekrete gjatë kësaj dite dhe të mos tregoni çdo gjë. Do e shihni që...
TIRANË- Antonela Berisha duket se i është rikthyer jetës normale dhe punës pas dhunimit të Klea Prengës dhe ...
SHBA- Disa foto të reja janë publikuara nga viktimat e supozuara të Sean 'Diddy' Combs gjatë festave të tij të shthuru...