U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

TIRANA- Rritja e depozitave bankare në Euro është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars depozitat në monedhën europiane kishin vlerën e 8.01 miliardë eurove, në rënie me 0.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Depozitat në Euro shënuan një rritje të përkohshme në muajin janar, duke arritur në 8.08 miliardë euro, por më pas pësuan rënie për dy muaj radhazi në shkurt dhe mars.
Aktualisht, depozitat në Euro po shënojnë vlerën më të ulët që prej nëntorit të vitit të kaluar. Depozitat në monedhën europiane, megjithatë, ngelen në rritje vjetore, me 8.5% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Por, ritmet e rritjes së tyre janë reduktuar dhe kanë zbritur në nivele njëshifrore. Rënia e depozitave në Euro gjatë tremujorit të parë të vitit, megjithatë, ka ardhur vetëm nga një segment i klientëve, ai i bizneseve. Depozitat e biznesit kanë rënë me gati 140 milionë euro ose më shumë se 8% gjatë tremujorit të parë të vitit.
Ndërkohë, depozitat e individëve, që përbëjnë edhe pjesën dominuese të depozitave në monedhën europiane, kanë vazhduar të ruajnë një tendencë në rritje të lehtë. Në periudhën 2021-2024, depozitat bankare në Euro u rritën me ritme dyshifrore, duke reflektuar prurjet e larta valutore në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto prurje i detyrohen veçanërisht turizmit dhe investimeve të huaja direkte.
Por, tremujori i parë i këtij viti duket se për momentin e ka frenuar këtë tendencë të vazhdueshme në rritje. Ky mund të jetë sinjal i ngadalësimit të prurjeve valutore në ekonomi dhe përputhet edhe me reduktimin e ndjeshëm të ritmeve të rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj gjatë tremujorit të parë të vitit.
Megjithatë, frenimi i rritjes së depozitave në Euro për momentin nuk ka sjellë lëvizje të mëdha në kursin e këmbimit. Gjatë tremujorit të parë të vitit, Euro qëndroi poshtë kufirit në 100 lekëve, duke shënuar vetëm një korrektim të vogël në rritje, pasi kishte zbritur pranë kufirit të 98 lekëve në fund të 2024.
Ndërkohë, depozitat bankare në totalin e tyre vazhduan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën e 1.72 trilionë lekëve, në rritje me 2.2% ose rreth 38 miliardë lekë që nga fillimi i vitit. Rritja në tremujorin e parë të vitit është mbështetur kryesisht nga depozitat në monedhën vendase./ Monitor
KROACI- Tifozja më e famshme kroate, Ivana Knöll, ka renë përsëri në qendër të vëmendjes, por këtë...
SHBA- Rebekah Vardy duhet të paguajë më shumë se 1.4 milionë paund nga shpenzimet ligjore të Coleen Rooney pas betejës s&eu...
SHBA- Ylli i The Last of Us, Bella Ramsey, ka shprehur mbështetjen për ndarjen e çmimeve, e cila do të ketë kategori të ndara ...
SHBA- Liam Payne la pas para, prona dhe sende me vlerë më shumë se 24 milionë £ kur vdiq vitin e kaluar, tregojnë të dhë...
SHBA- Një burrë është ndaluar pasi ka kaluar me makinë portën e një shtëpie që të dhënat online tregojn...
SHBA- Ka shumë mundësi që ta keni parë Alicia Vikander në ekran gjatë dekadës së fundit, falë performancave n&eum...
DISNEY- Në një deklaratë që njoftonte objektin e ri, Disney tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ndodheshin brenda një fluturimi kat&eum...
SHBA- Michael Pitt, i njohur nga serialet "Boardwalk Empire" dhe "Dawson's Creek", është arrestuar me akuzën e sulmit seksual dhe dhu...
SHBA- Ndërsa grindja e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz me familjen Beckham vazhdon, gruaja e tij e ka mbrojtur atë kundër...
SHBA- Çmimet Golden Globe po zgjerohen. Të mërkurën, Golden Globes njoftoi shtimin e një kategorie të re për të njoh...