Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë vendit përfitime afatgjata, janë në rënie pa kthim. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me -2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica. Sipas të dhënave në grafikun e mëposhtëm bujqësia ra për të tetin 3-mujor rresht.
Për 9 mujorin sektori bujqësor ka shënuar rënie të prodhimit me rreth 1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Industria, sektori tjetër që është baza e prodhimit “Made in Albania”, është në rënie prej gjashtë tremujorësh. Në korrik-shtator PBB në industri shënoi rënie me 4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.
Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi ne 32 .3% të punësimit në vend, ndërsa sektori i industrisë kontribuoi në 11.4% të punësimit total. Bujqësia dhe industria janë dy degë të rëndësishme me peshë në ekonominë shqiptare. Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi në 18.5% të PBB-së totale dhe industria në 10,9 % të saj, teksa të dyja së-bashku zënë 30% të PBB-së.
Sektorët e prodhimit bujqësia dhe industria u dëmtuan rëndë nga zhvillimet në kursin e këmbimit ku monedha vendase është forcuar ndjeshëm ndaj euros. Në vitin 2013 euro u këmbye mesatarisht me 140.5 lekë ndërsa këtë vit euro u këmbye poshtë nivelit 99 lekë. Kjo ecuri ka rrënuar të ardhurat nga shitjet të eksporteve shqiptare. Nga ana tjetër ka favorizuar importet, të cilat janë blerë më lirë për shkak të rënies së vlerës së euros, duke konkurruar edhe prodhimet shqiptare në tregjet vendase.
Këtë vit shumë biznese në sektorin e prodhimit që kanë falimentuar, janë transferuar në sektorë të tjerë ose po kalojnë në import. Rritja ekonomike po udhëhiqet nga sektorë jo shumë të qëndrueshëm, si ndërtimi dhe turizmi. Ndërtimi u rrit me 5.3 për qind në tremujorin e tretë, por kontributi i tij në punësim total nuk ka ecur në të njëjtat ritme. Në vitin 2023 ndërtimi kontribuoi në 7.6 për qind në punësimin total në nivele pak a shumë të ngjashme me vitin 2022.
Turizmi është dega e ekonomisë me rritjen më të shpejtë, duke u shndërruar në promotorin kryesor të rritjes. Por ekspozimi i lartë ndaj këtij sektori e bën më të mprehtë krizën si në rastin e pandemisë Covdi-19. Ekspertët pohojnë se vetëm prodhimi ka fuqinë të çojë ekonominë në zinxhirin e lartë të vlerës dhe të sigurojë të ardhura të qëndrueshme në afat të gjatë./ Monitor
Dashi Intuita juaj do jetë e fortë gjatë kësaj dite dhe nuk do ju lejojë të gaboni. Do e shihni nga larg të ardhmen. Merku...
Dashi Urani do ua bëjë çdo gjë më të turbullt gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni të qartë për gjendjen...
TIRANA- Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri në 27 Dhjetor për ...
Dashi Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të përqendroheni e të shmangni sa të mundeni p&...
TIRANA- Më datën 18 dhjetor, nga buxheti publik nëpërmjet thesarit u dhanë 15.9 miliardë lekë ose rreth 160 milionë eu...
TIRANA- Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka fituar vendin e parë në edicionin e 63-të t&eum...
Dashi Dielli dhe Saturni do ju mbështesin gjithë kohës sot, do ju bëjnë të keni më tepër besim dhe të realizoni ...
Lutfi Dervishi Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky ësht&...
Dashi Edhe pse në shumë momente do jeni të dyzuar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini nga të ecni, do arrini më në fund ...
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti sot të pandryshuar normën bazë të interesit n...