Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANA- Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 398 miliardë lekë, ose më shumë se katër miliardë euro në fund të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme u rrit me më shumë se 16 % gjatë vitit 2024. Kjo shifër përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë. Pjesa më e madhe e portofolit i takon individëve, me afërsisht 52% të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 48% është kredi e dhënë për bizneset.
Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën gjysmën e portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë. Në vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Krahasuar me periudhën përpara pandemisë, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme është rritur me 93%.
Vlerësohet se kreditimi ka qenë faktor shumë i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. Por, nga ana tjetër, kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme. Në shumicën dërrmuese të rasteve, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më të zakonshëm, vetë prona e blerë me kredi). Një krizë e mundshme në tregun e pasurive të paluajtshme do të ulte vlerën e kolateralit dhe do të ekspozonte bankat ndaj rreziqeve për humbje nga kreditë.
Sipas të dhënave më të fundit, të mesit të vitit 2024, kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zinin 45% të tepricës së kredisë ose rreth 61% të kredisë së kolateralizuar. Pikërisht për shkak të rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme, Banka e Shqipërisë apiloi për herë të parë vitin e kaluar një shtesë të posaçme në kërkesat për kapital ndaj sektorit bankar. Shtesa kundërciklike e kapitalit u vendos për herë të parë në qershor, në nivelin 0.25% (për t’u zbatuar nga 30 qershor 2025) dhe u rrit në dhjetor në nivelin 0.5% (për t’u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).
Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se po ndodh një rritje me ritme tepër të shpejta.
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, prej disa tremujorësh, ekonomia shqiptare po përjeton një cikël financiar pozitiv të mbështetur mbi rritjen e përshpejtuar të kredisë bankare dhe periudha të tilla shoqërohen me nivele të mira të performancës financiare për agjentet e ekonomisë reale dhe për sistemin financiar.
Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, këto periudha shoqërohen edhe me fillimin e rreziqeve të caktuara, që mund të lidhen me rënie të standardeve të kreditimit, rritjen e niveleve të përqendrimit të saj në sektorë apo tregje të caktuar, rritjen e niveleve të borxhit për agjentët e ekonomisë reale përtej niveleve të shëndetshme.
Këto situata, nëse lejohet të zhvillohen mund ta bëjnë ekonominë dhe sistemin financiar më të ndjeshëm ndaj goditjeve të ndryshme, duke cenuar kështu stabilitetin financiar. Për këto arsye, në këto raste sugjerohet përdorimi i instrumenteve makroprudenciale që veprojnë në mënyrë kundërciklike dhe parandalojnë zhvillimin e pakontrolluar të këtyre rreziqeve./ Monitor
TIRANA- Qeveria shqiptare synon të thyejë rekordin historik të investimeve kapitale me fonde të brendshme në dy vitet në vijim 2...
Horoskopi Dashi Gjatë kësaj dite do jeni tejet kërkues dhe nuk do kënaqeni me pak. Herë pas here madje do ju fillojnë proble...
Foto ilustruese ITALI- Gati 2000 vjet pasi një i ri vdiq në shpërthimin vullkanik të Vezuvit, shkencëtarët kanë zbuluar ...
Tania Gomez SUEDI- Tania Gomez ishte figura misterioze që shqetësonte autoritetet policore në të gjithë Evropën. Nj...
Gene Hackman dhe Betsy Arakawa SHBA- Daniel dhe Barbara Lenihan, miq të vjetër të Gene Hackman dhe Betsy Arakawa, zbulojnë bised&e...
Shivon Zilis dhe Elon Musk SHBA- Pema familjare e Elon Musk po rritet sërish. Elon Musk ka mirëpritur fëmijën e tij të katërt...
Dashi Do të keni një dëshirë të madhe për ndryshim, sidomos nëse nuk jeni të kënaqur në dashuri. Nga ana tj...
Meghan Markle SHBA- Meghan Markle është larguar nga WME (agjensia e artistëve më të jashtëzakonshëm në botë, k...
Jeffery Epstein SHBA- Dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë zbuluan se disa të famshëm të shquar ishin në li...
Justin Timberlake SHBA- Justin Timberlake anuloi shfaqjen e tij të fundit në SHBA në turneun botëror Forget Tomorrow disa orë p&eu...