Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

TIRANË- Nëse një ekonomisti të njohur ndërkombëtar do t’i kërkohej që të bënte një vlerësim për ecurinë ekonomike të Shqipërisë, ai do të bazohej në disa variabla, si tendencat demografike, ecuria e konsumit, produktiviteti, eksport-importe e bilanci tregtar, çmimet, kredia apo dhe investimet që po bëjnë sipërmarrjet për teknologjinë e informacionit dhe njohuritë (know-how).
Bazuar në këto variabla zyrtare, për 4-mujorin e parë të vitit, ai do të arrinte në përfundimin që ekonomia nuk po ecën dhe aq mirë.
Konsumi nuk ka ndonjë rritje domethënëse, e reflektuar kjo në rënien e të ardhurave nga TVSH-ja për 4-mujorin me 0.58% me bazë vjetore, tkurrjen e importeve të grupeve kryesore si ushqimet, me 11.2%.
Zhvillimet demografike, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të popullsisë, ku vetëm në vitin 2022 kishte 31 mijë kërkesa për azil në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe inflacioni i lartë vlerësohen si arsyet kryesore që kanë ndikuar në konsum.
As produktiviteti nuk shihet të jetë përmirësuar, teksa bizneset, që po përballen me kostot e shtuara nga koniunktura ndërkombëtare e lokale, po detyrohen ndërkohë të rrisin pagat, disa me detyrim nga ndryshimi i pagës minimale, e disa të tjerë, për të frenuar ikjen e punonjësve, duke pasur më pak hapësira për të investuar në përmirësimin e teknologjisë. As deficiti tregtar nuk është përmirësuar në 4-mujorin e parë të vitit.
Kredia e re për ekonominë ishte rreth 3% më e ulët në tremujorin e parë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të gjitha sinjalet janë për një ngadalësim të ekonomisë në muajt e parë të vitit, në linjë dhe me parashikimet e institucioneve ndërkombëtare, të cilat presin që vendi të rritet me 2.5-3% këtë vit, nga 4.8% në vitin 2022.
Sektori më me potencial dhe me ecuri pozitive për këtë vit mbetet turizmi, për shkak të interesit të lartë që ka Shqipëria dhe natyra e saj nga të huaj.
Por, ekonomia, ndryshe nga matematika, nuk është shkencë ekzakte, teksa ka shumë faktorë që nuk mund të parashikohen, siç ishte pandemia e vitit 2020, që ktheu përmbys të gjitha pritshmëritë.
Aq më tepër në Shqipëri, ku variablave normalë u shtohen dhe faktorët informalë, që ndonjëherë janë aq të ndjeshëm, saqë zhvlerësojnë dhe variablat formale. Shembulli më i mirë është ecuria e kursit të këmbimit në prill dhe pjesa e parë të majit, të cilën çdo ekonomist, që nuk e njeh realitetin shqiptar, do ta kishte shumë të vështirë ta shpjegonte.
Nga data 15 mars deri më 11 maj, që përkon me fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore, të cilat u mbajtën më 14 maj, monedha e përbashkët u zhvlerësua me 3.5% në tregun e brendshëm, duke zbritur nga 114.5 lekë në 110.68 lekë, niveli më i ulët historik.
Në krahasim me fillimin e vitit 2023, euro u nënçmua me 5.8%. Kjo tendencë ka ardhur nga përmirësimi i faktorëve ekonomikë, tha Banka e Shqipërisë. Kanë ardhur shumë turistë, thanë të tjerë!
Pak të dhëna ka në fakt për prillin, por bilanci tregtar, që është elementi kryesor i bilancit të pagesave (që mat hyrje-daljet e valutës nga vendi) shënoi rezultatin më negativ të këtij viti (-40 miliardë lekë).
Për eksportuesit, ky ishte një nga muajt më negativë që nga koha e pandemisë, me shitjet që u tkurrën me 19.3%.
Aq më e pashpjegueshme do të ishte për ekonomistët rritja e fortë e euros në dy-tre ditët që pasuan zgjedhjet. A ikën turistët brenda dy ditësh? A u përkeqësua ekonomia sapo mbaruan zgjedhjet?
Padyshim që jo. Prej vitesh, vendi është i mbërthyer në një nivel të lartë informaliteti dhe hyrje të valutës nga burime të panjohura, që po shtrembëron të gjithë treguesit realë.
Ndonëse shumëkujt, ndoshta dhe qeverisë, mund t’i leverdisë kjo situatë, për shkak se hyrja e valutës i jep frymëmarrje ekonomisë në afatin e shkurtër, në afatin e gjatë, efektet pritet të jenë negative, për të mos thënë “shkatërruese”.
P.sh., një shfryrje e flluskës së ndërtimit, një pjesë e të cilit është financuar nga këto burime, mund të rrezikojë qëndrueshmërinë e sistemit financiar. (këtu shtrohet dhe ekuacioni tjetër i vështirë për t’u zgjidhur nga ekonomisti, ku ndonëse të ardhurat nuk janë rritur dhe popullsia po largohet, çmimet e pasurive të paluajtshme në kryeqytet janë rritur ndjeshëm!)
Rënia e euros ka paralizuar tashmë eksportuesit. Konkurrenca informale penalizon bizneset që nuk varen nga këto burime. E zeza nuk mund të mbulohet dot me të bardhë dhe fluksi i lartë i emigracionit është një dëshmi e qartë që iluzioni i ekonomisë, i cili fryhet nga informaliteti, nuk gënjen dot më asnjë!
Marrë nga Monitor.al
Stresi i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, është përballur dhe me pyetje pikante gjatë intervistës. N&eum...
Mbrëmjen e djeshme në post Big Brother, pati një rikthim të momenteve dhe debateve kulminante të spaktaklit që theu rekorde shik...
“Familjarët e mi kanë marrë kërcënime me vdekje”. Kështu u shpreh Dea Mishel teksa ishte në studion e “E ...
Debatet ishin të nxehta mes banorëve por dhe opinionistëve mbrëmjen e sotme në Post Big Brother. Gjithçka nisi pasi disa prej...
Në “Post Big Brother”, Efi u shpreh se në fillim nuk ka besuar te dashuria mes Kiarës dhe Luizit, ndërsa vendimi për t&rs...
Luizi u shpreh se me Jorin ka pasur marrëdhënie të mirë, por më pas nuk i pëlqente sjellja e saj. Ndërkohë, Olta nd&eu...
Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luizi Ejlli mendon se publiku u kthye kundër tij kur bllokoi Kiara Titon pas lavamani për shkak të n...
7 vite heqje lirie. Ky është vendimi që ka marrë gjykata për Tamara Pisnolli-n, e akuzuar për zhvatje dhe rrëmbim të s...
Një debat i fortë mes Oltës dhe Gertit ka ndodhur në Post Big Brother VIP. Olta akuzoi Gertin se ai ka hyrë brenda vetëm pë...
Dashi Gjatë kësaj fundjave mund të ketë momente nervozizmi që mund të shkaktojnë debate. Jini të durueshëm dhe m...