Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

TIRANA- Kursi i këmbimit të euros me lekun ka shënuar një rritje të ndjeshme ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 100.19 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që prej datës 5 gusht. Pas një rënieje graduale që pati nisur prej asaj date, euro zbriti deri në minimumin historik prej 99.6 lekësh më datë 20 gusht.
Në tre ditët e fundit, kursi iu kthye rritjes, ndërsa sot e kaloi përsëri kufirin e 100 lekëve duke arritur afër niveleve ku ka qëndruar me një lloj qëndrueshmërie gjatë gjithë sezonit veror. Megjithatë, kjo qëndrueshmëri ka qenë rezultat i pranisë së vazhdueshme në treg të Bankës së Shqipërisë. Prej muajit maj, banka qendrore ndërhyri me blerje direkte në tregun valutor për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit. Sipas Bankës së Shqipërisë, një forcim i mëtejshëm i lekut do të ishte në dëm të objektivit të inflacionit.
Në gjysmën e parë të këtij viti, inflacioni ka rënë poshtë objektivit prej 3% të bankës qednrore. Sipas INSTAT, në muajin korrik inflacioni vjetor ishte në nivelin 2.1%. Megjithatë, në javët e fundit Banka e Shqipërisë duket se është tërhequr nga kontrolli i kursit dhe nuk ndërhyri as pasi euro ra për herë të parë poshtë kufirit simbolik të 100 lekëve.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, as rritja e ditës së premte nuk lidhet me ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, por me një rritje të përkohshme të kërkesës së tregut për valutë. Rritja të shpejta dhe afatshkurtra të kursit të euros kanë qenë të shpeshta në vitet e fundit, veçanërisht në periudhat pas rënieve drastike të tij.
Një kurs i ulët i euros krijon nxitje për të shfrytëzuar momentin dhe për të blerë, nga subjektet që mund të eknë nevojë për valutë në aktivitetin e tyre. Edhe rritja e ditës së premte duket të ketë tipare të tilla. Rritja e kursit të euros është reflektuar edhe në kursin e valutave të tjera kryesore ndaj lekut. Edhe dollari amerikan u kthye sot sipër nivelit të 90 lekëve.
Në fakt, në dinamikën historike të kursit një zhvendosje në rritje e kursit pas kalimit të pikut të sezonit veror është pak a shumë e pritshme, për shkak të rënies së ofertës valutore të lidhur me turizmin. Megjithatë, në vitet e fundit, ecuria e kursit është bërë më pak e parashikueshme, për disa arsye. Turizmi hyrës tashmë është më i shpërndarë në kohë dhe amplitudat e ofertës së valutës mes muajve të verës dhe muajve të tjerë të vitit duket se janë ngushtuar. Nga ana tjetër, luhatshmëria ka ndikuar edhe sjelljen e aktorëve të tregut.
Në periudha kur kursi është veçanërisht i ulët, shpesh herë vërehet kërkesë e shtuar për të blerë valutë në avancë, duke shfrytëzuar momentin. Në disa raste kjo krijon edhe lëvizje të kursit jashtë tendencave historike apo sezonale. Një faktor tjetër që përbën risi këtë vit është ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, që ka prodhuar një kurs këmbimi pothuajse të fiksuar në periudhën mes muajve maj dhe korrik. Për këtë arsye, parashikimi i atij që mund të jetë kursi i lirë, produkt i faktorëve të tregut, në muajt e ardhshëm është më i vështirë.
Të dhënat e deritanishme dëshmojnë një ofertë të lartë të euros në tregun valutor. Sipas Bankës së Shqipërisë, volumet e tregtimit valutor u rritën me 30% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo normë rritjeje ishte gati tre herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
TIRANA- Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje vjetore rek...
TIRANA- Kompanitë publike të energjisë OSHE, KESH dhe OST realizuan 5,4 miliardë lekë fitime (54 mln euro) në tremujorin e par&e...
Dashi Sot kredoja juaj do jetë të përfitoni sa më shumë nga çdo moment për të folur hapur e pse jo për t'iu dh...
Dua Lipa BRITANI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa sot feston ditëlindjen. Dua mbush sot 29-vjeç d...
Taylor Swift SHBA- Këngëtarja Taylor Swift ka thyer heshtjen për sulmin e planifikuar terrorist në Vjenë në një nga...
Dashi Gjatë kësaj dite do dini të merrni vendimet e duhura dhe jeta do futet në periudhën më të bukur të mundshme. Ju...
TIRANA- Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi po ngadalësohet në tremujorët e fundit. Sipas Bankës s&eu...
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez SHBA- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, yjet e Hollivudit që rindezën romancën dhe u martuan dy dekada pas nj&e...
Foto ilustruese Dashi Dita e sotme nuk ka për të qenë aq e mirë sa ju e keni ëndërruar. Ne mbrëmje mund t’iu ndod...
TIRANA- Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, duke vendosur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyr...