Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANA- Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e vitit të gjashtë për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme. Në prill të këtij viti, fondi u shtua me 1.04 miliardë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Vlera e kontributit të sektorit bankar është rritur me 6% krahasuar me një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së detyrimeve, kryesisht të depozitave, në bilancin e sektorit bankar vitin e kaluar.
Në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për tetë vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme vlerësohet se ka arritur vlerën e 6.78 miliardëve lekë ose rreth 68.5 milionë eurove. Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u krijua në vitin 2018 dhe ka si qëllim shpëtimin nga falimentimi bankat që mund të ndodhen në vështirësi në të ardhmen, pa qenë nevoja për të kërkuar kontribut nga paratë e taksapaguesve.
Në zbatim të ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0.5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë, brenda 10 viteve nga hyrja në fuqi e ligjit. Mbështetur në vlerën e deritanishme të detyrimeve, projeksioni është që, brenda vitit 2027, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në Banka të arrijë vlerën e 8.9 miliardë lekëve.
Burimi kryesor i financimit të fondit janë kontributet e rregullta vjetore që paguhen nga bankat, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit, si edhe të ardhurat nga investimi i këtyre kontributeve. Ligji reflekton kuadrin e ri të Bashkimit Europian me qëllim shpëtimin e bankave, që u ndërtua pas krizës financiare që nisi në vitin 2008. Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë.
Ky fond mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për disa qëllime, të tilla si garantimi i aktiveve ose pasiveve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; plotësimi i nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; blerja e aktiveve të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për të kontribuuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për bankën urë apo shoqërinë për administrimin e aktiveve; kompensimi i humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme; mbulimi i shpenzimeve për administrimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme etj./ Monitor
SHBA- Hailey Bieber ka folur publikisht për herë të parë rreth përvojës së rrezikshme të lindjes së dja...
KOLUMBI- Vrasja e një modeleje dhe influencuere 22-vjeçare në Kolumbi ka shkaktuar tronditje në të gjithë vendin dhe ka bë...
ANGLI- Këngëtari amerikan Chris Brown është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pasi u akuzua për shkaktim...
SHBA- Michelle Williams ka zbuluar se përvoja e saj e të jetuarit me Ryan Gosling gjatë xhirimeve të filmit &ldqu...
SHBA- Ylli i “90 Day Fiancé”, Ben Rathbun, ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin në stomak në moshën 55...
SHBA- Me një deklaratë publike, Hailey Bieber vendosi t’i japë fund thashethemeve për një krizë në martes&e...
ANGLI- Kurora ka ndërruar duar në betejën për valët e transmetimit në Britani. Dua Lipa e ka mposhtur në mënyrë s...
SHBA- Vëllai i Sarah Silverman, Jeffrey, dyshohet se u vra nga gjyshi i saj "i dhunshëm". Komedianja 54-vjeçar foli hapur për Rolli...
SHBA- Me një mesazh të zemëruar në TikTok, Megan Thee Stallion theu heshtjen dhe iu përgjigj teorive të reja të p...
FRANCË- Një bust përkujtimor i këngëtarit amerikan Jim Morrison, i cili u vodh nga varri i tij 37 vjet më parë, ësht&e...