I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA- Trajektorja e inflacionit nuk u ka dhënë bankave qendrore shumë arsye për të festuar në këto vitet e fundit. Por në mbledhjen vjetore të Bankës Qendrore Europiane në Sintra, Portugali, kishte një atmosferë disi më optimiste.
“E di që tingëllon paksa arrogante”, tha presidentja e BQE-së Christine Lagarde më 1 korrik, “por zbutja e inflacionit të lartë është e jashtëzakonshme”.
“Ne kemi bërë shumë përparim”, tha Jerome Powell, kryetari i Rezervës Federale të Amerikës. Të tjerët pajtohen me ta. “Bankat qendrore e kanë përballuar mirë sfidën e inflacionit të lartë”, vlerëson Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare.
Të dhënat japin vërtet arsye për njëfarë kënaqësie, shkruan The Economist. Pas rritjeve të çmimeve midis viteve 2021 dhe 2023 me 15% në Amerikë dhe 18% në Eurozonë, normat vjetore të inflacionit tani qëndrojnë përkatësisht në nivelet 2.6% dhe 2.5%. Sidoqoftë, kënaqësia mund të zgjasë për pak kohë. Inflacioni më i ulët, edhe pse është i mirëpritur, nuk do të risjellë ekonominë relativisht të qëndrueshme që mbizotëronte para pandemisë.
Për sa i përket ofertës, ka disa rreziqe, të cilat mund të kufizojnë rritjen ekonomike dhe të nxisin inflacionin. Rritja e populizmit në Amerikë dhe Europë kërcënon shpërthime fiskale dhe rritjen e trysnisë mbi çmimet. Bankat qendrore mund të jenë duke fituar betejën kundër inflacionit, por lufta sapo ka filluar.
Shqyrtojmë rreziqet ndaj furnizimit. Donald Trump ka premtuar se do të vendosë një tarifë prej 10% nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, dhe pas performancës katastrofike të Joe Biden në një debat presidencial të mbajtur në Georgia më 27 qershor, investitorët dhe tregjet tashmë mendojnë se është shumë i mundur një mandat i dytë presidencial i Donald Trump.
Kjo taksë dhe çdo kundërpërgjigje kineze ndaj saj, do të rrisin koston e importeve. Ndryshimet klimatike dhe rritja e investimeve në infrastrukturën ekologjike, po ndikojnë në rritjen e çmimeve të mallrave, në kushtet e një rritjeje të ngadaltë të ekonomisë globale, sipas Bankës Botërore. Dhe rreziku i një përshkallëzimi të luftës në Lindjen e Mesme është një tjetër kërcënim për ekonominë botërore.
E përbashkëta e këtyre goditjeve të mundshme, është se, ashtu si pandemia, ato kërcënojnë të çojnë rritjen ekonomike dhe inflacionin në dy drejtime të kundërta. Sipas bankës Goldman Sachs, tarifa prej 10% e kërkuar nga Trump, nëse do të provokonte hakmarrje nga ortakët tregtarë të Amerikës, do të rriste inflacionin amerikan me 1.1 pikë përqindje, ndërkohë që do të ulte në mënyrë margjinale edhe rritjen ekonomike të vendit.
Prodhimi në Eurozonë mund të bjerë me 1%. Dhe kjo pa marrë parasysh dëmin shtesë nga një tarifë prej 60% ndaj mallrave kineze, e cila mund të vendoset gjithashtu nga Trump. Në teori, bankat qendrore duhet t’i shpërfillin goditjet e ofertës, të cilat ushtrojnë veçse një efekt kalimtar mbi inflacionin. Por në praktikë, me shpërthime të përsëritura të inflacionit, objektivat e bankave qendrore për inflacionin mund të përfundojnë duke u dukur thjesht si teorike.
Megjithatë, mundësia tjetër e rritjes së normave të interesit për të ndalur shpejt inflacionin, do të ishte e dhimbshme. Nëse zoti Powell, zonja Lagarde ose pasardhësit e tyre, do të rrisnin normat e interesit sa herë që kishte rrezik për luftë tregtare, ekonomia botërore do të bëhej shumë më e paqëndrueshme. Një problem tjetër është dëshira e rigjetur e politikanëve për shpenzime të mëdha. Bota ka zbuluar tashmë se luftërat, pandemitë dhe krizat e mallrave, janë mjaft të kushtueshme.
Megjithëse tarifat rrisin të ardhurat e qeverisë, goditjet e ofertës priren të dëmtojnë rritjen ekonomike, duke i bërë borxhet më të vështira për t’u shlyer. Tregjet e bonove janë tashmë të shqetësuar nga politikat e shfrenuara fiskale. Investitorët u trembën nga mundësia e fitores së të djathtës populiste në zgjedhjet parlamentare në Francë, dhe u qetësuan disi pas raundit të parë të votimit, kur dukej më e mundshme mungesa e një shumice absolute.
Yield-et e bonove dhjetëvjeçare janë rritur ndërsa investitorët presin një rikthim të Partisë Republikane në zgjedhjet e Amerikës në nëntor, gjë që do të bënte më të mundshme shkurtimet e taksave të financuara nga deficiti. Politika të tilla vetëm sa do të rrisin inflacionin, duke i detyruar bankat qendrore që në përgjigje të rrisin normat e interesit, duke u përplasur kështu me zotin Trump dhe politikanë të tjerë populistë.
Rreziku i një bote më inflacioniste po nënvlerësohet. Ndonjëherë atmosfera në takimin në Sintra, bëhej e zymtë, por pavarësisht shqetësimeve të kohëve të fundit, tregjet financiare në pjesën më të madhe vlerësohen me çmime të çmendura, sikur inflacioni të ishte thjesht një lajthitje kalimtare dhe së shpejti do të mbizotëronte qëndrueshmëria. Pandemia shënoi fillimin e një kohe të re të rrezikshme, kur bankat qendrore do t’i kenë fitoret shumë më të rralla dhe të vështira./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Për fatin tuaj të mirë sot do keni mbështetjen e Marsit që do ju shtyjë të ecni para dhe ta b&eum...
Snoop Dogg PARIS- Reperi i njohur amerikan Snoop Dogg ishte një nga fytyrat e njohura që ra në sy me pjesëmarrjen e tij...
Lady Gaga PARIS- Këngëtarja Lady Gaga këndoi në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 n...
Diddy dhe Tupac SHBA- Ish-udhëheqësi i bandës, Duane "Keefe D" Davis, i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur, pretendoi se reperi Se...
Harvey Weinstein SHBA- Ish-producenti famëkeq i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein është shtruar në spital pasi rezultoi...
Adele dhe Rich Paul ANGLI- Këngëtarja Adele dhe partneri i saj janë zyrtarisht të fejuar. Bëhet me dije se Rich Paul&nbs...
Sharon Stone SHBA- Mundësia që Donald Trump të fitojë zgjedhjet dhe presidencën amerikane nuk duket se i tërhe...
Bebe Rexha KOSOVË- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha krijoi një atmosferë fantastike në natën e par...
Ledina Çelo VLORË- Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo mesa duket ka nisur pushimet e saj në qytetin e Vlorës. Ndë...
Foto ilustruese TIRANA- Individët ngelen klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Bank...