Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara nga Top Channel, duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futu...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdech...
Në rrugën “Pavarësia”, që përshkon për gati 4 kilometra plazhin e Durrësit, shqiptarët e Kosovës nuk janë më turistët e përhershëm. Rruga e mori emrin pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe njihet sot për hotelet dhe lokalet e shumta në vijë paralele me detin Adriatik.
“Në fillim të gjithë vinin për pushime në Durrës dhe një pjesë takonin edhe familjarët durrsakë që i pritën në vitin e vështirë 1999. Atëherë e quanin turizëm patriotik,” kujton Cen Hysniu, pronari i njërit prej lokaleve të zonës.
Turistët nga Kosova ishin pushuesit besnikë të plazhit të Durrësit për gati dy dekada, por gjatë këtij sezoni, pronarët e hoteleve dhe ekspertët e turizmit vërejnë një rrudhje të dukshme të numrit të tyre. Arsyet sipas tyre lidhen me forcimin e monedhës vendase kundrejt lekut, mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës dhe zgjedhjen e plazheve të Shëngjinit dhe Velipojës për shkak të distancës më të shkurtër.
Mark Gjana, menaxher i një hoteli në plazhin e Durrës, i tha BIRN se ndonëse sezoni nuk ka nisur ende plotësisht, ka më pak prenotime nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai vlerëson se përveç rritjes së çmimeve në strukturat turistike, këtë trend e ndikon së tepërmi edhe rënia e euros.
“Monedha europiane që përdorin kosovarët vlen gjithnjë e më pak në Shqipëri, dhe nuk janë të pakët ata që i drejtohen plazheve të Bullgarisë apo të Greqisë, vende që përdorin euron, njëlloj si Kosova,” theksoi Gjana.
Kosovarët nuk do të jenë mungesa e vetme e këtij sezoni. Pas disa viteve me një frekuentim të lartë, këtë verë edhe pushuesit italianë kanë zgjedhur alternativa të tjera. Eksperti i turizmit, Edmond Basho thotë se numrit në rënie të kosovarëve për pushime, këtë verë u janë shtuar edhe familjet apo grupet e vogla nga Italia, mjaft të pranishme në vitet e shkuara.
“Pjesa më e madhe e të huajve që pushojnë në Durrës vijnë me grupe të mëdha, kryesisht nga Polonia dhe Çekia, por nuk mungojnë edhe norvegjezët,” tha Basho për BIRN.
“Sipas të dhënave që kemi, italianët u janë rikthyer plazheve të veta në jug të Italisë,” shtoi ai.
Mungesën e prenotimeve nga turistët kosovarë për këtë verë e konfirmon edhe Stefan Mani, i cili menaxhon një hotel në bregdet.
“Këtë verë nuk kemi thuajse aspak mysafirë nga Kosova apo nga Maqedonia,” tha ai.
Por ai shton se ndryshe nga vite më parë, tani ka më shumë turistë nga vendet e Ballkanit dhe Europa Qendrore.
“Te ne kanë filluar të mbërrijnë grupet me qëndrime 7 ditore, që vijnë nga Bosnja, Ukraina, apo Polonia,” tha Mani, i cili ankohet se ende nuk është zgjidhur problem i sipërfaqeve për plazhet private.
Sipas menaxherit të hotelit, hapësirat më të mëdha të rërës i kanë zënë baret dhe restorantet në shëtitoren bregdetare, megjithëse sipas rregullores së bashkisë duhet të jetë e kundërta. Shëtitorja e përuruar vitin e kaluar është pritur mjaft mirë nga pushuesit. Por shqetësimi I tyre lidhet me vendosjen e disa barakave-kioska, që janë instaluar në pjesën e rërës si shtojca të bareve e restoranteve pranë shëtitores.
“Përveçse ngushtojnë hapësirat e rërës për pushuesit, ato rrezikojnë që në të ardhen të kthehen në lokale me struktura muresh e betoni,” përfundoi Mani./Reporter.al
Në pamje të parë, sezoni veror në Durrës dhe Golem, rajoni më i rëndësishëm i turizmit masiv në vend, nuk duke...
Përdorimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi po rritet me shpejtësi në Evropë, por mungesa e rregullave dhe mbi...
Problemet me zemrën janë shndërruar në një pengesë më e madhe për shëndetin në Shqipëri, por edhe një...
KOLONJË- Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë po përballen me një problem i cili rrezikon të dëmtojë prodhimet e ty...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e lehtë në nivel kombëtar, por me diferenca të forta mes qarqeve. Si...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në mënyrë sist...
Pensionistët në qytetin e Elbasanit vijojnë të përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa pensionet ...
Shqipëria ka rreth tri farmaci private për çdo 10 mijë banorë, më shumë se mesatarja prej 2.1 farmacish në Shtetet e...
Shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të çelin dyert për nxënësit më 14 shtator. Sipas u...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...