I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Vitin e kaluar, përmes një Akti Normativ qeveria ngriti Task Forcën e posaçme për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura, e cila do të monitoronte të gjitha subjektet përgjatë bregdetit, zonave liqenore apo lumenjve.
Aksioni i bujshëm për mbrojtjen e ujërave larës që u cilësua emergjencë, nisi tre muaj para çeljes së sezoni turistik veror.
“Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vet dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura”, deklaronte ministrja e Turizmit asokohe Mirela Kumbaro.
Në krah të saj, ministrja e Infrastruktës Belinda Balluku shpjegonte mekanizmin e ri të inspektimeve dhe masat administrative. Biznesit iu la një periudhë 90-ditore për vendosjen e impianteve. Pas këtij afati, aksion me zero tolerancë.
“Synojmë të arrijmë 95% të ujërave larës me cilësi të shkëlqyer”, shprehej Balluku.
Vetëm 16% e ujërave të shkëlqyer
Megjithë pritshmëritë e mëdha, buja me të cilën nisi aksioni u shua dalëngadalë, duke ia lënë vendin aksionit të radhës, pa sjellë rezultat të prekshëm në terren.
Një vit e gjysmë pas ngritjes së Task Forcës, Shqipëria rezulton ende vendi me cilësinë më të ulët të ujërave bregdetare në Europë.
Nga 119 pika monitorimi, vetëm 16% e ujërave klasifikohen si “shkëlqyer”, ndërsa 22.7% janë me cilësi të dobët. Për krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian është 85.4% ujëra me cilësi të shkëlqyer.
Katër raporte të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit tregojnë të njëjtin trend. Prej vitit 2022 e deri më tani, gjendja vetëm përkeqësohet.
Dhe për ironi, një nga arsyet kryesore është mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza.
Task Forcë e dështuar, por me kosto
Task Forca për kontrollin e trajtimit të ujërave të zeza kishte në fokus rreth 9000 subjekte që zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik pranë bregdetit, brigjeve të liqeneve dhe lumenjve. Këto biznese duhet të pajiseshin të gjitha me impiante për trajtimin e ujërave të zeza
Mirëpo, një vit e gjysmë më pas, të dhënat e siguruara nga Faktoje tregojnë se më pak se 2% e tyre kanë instaluar impiante të çertifikuara.
“Bazuar në të dhënat e disponueshme deri në muajin Gusht 2025, numri i përgjithshëm i subjekteve që kanë instaluar impiante për trajtimin e ujërave të ndotura është 162”, pohon Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta.
Për të njëjtën periudhë, AKUK pohon se task forca e ngritur ka gjobitur 115 biznese.
Bashkitë si Saranda dhe Pogradeci kryesojnë listën me më shumë gjoba, ndërsa zona si Lezha dhe Dhërmiu kanë vetëm disa masa të regjistruara.
Vasil Bedinaj, sipërmarrës në fushën e hotelerisë dhe turizmit dhe kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit për Jugun e Shqipërisë, ndan eksperiencën e tij me Faktoje.al.
“Unë e kam vendosur impiantin në një subjekt, në një tjetër mora gjobë dhe e shlyeva. Pas sezonit nuk kanë dalë më për kontrolle, në qytete si Vlora ku ka fushatë besoj do aktivizohen më pas”
Bedinaj shton se investimi është shumë i shtrenjtë dhe nuk ka produktivitet.
“Për një hotel me 15 dhoma, investimi fillon nga 30-35 mijë euro, e për kapacitete më të mëdha shkon deri në 100 mijë. Por produktiviteti mungon. Në një subjekt funksionon, në një tjetër jo. Kur ikin dritat, sistemi stakohet. Filtrat nuk pastrohen nga firmat që i kanë montuar. Është lek i hedhur dëm”. Në përfundim, sipas tij, vetëm ata që shitën impiantet dolën fitimtarë.
Pse dështoi Task Forca?
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës – Kanalizimeve pranon se Task Forca është përballur me një sërë sfidash në terren.
Shumë subjekte nuk kanë ofruar të dhëna të plota për identifikim, si NIPT apo adresë e saktë, duke vështirësuar ndjekjen administrative dhe penale të rasteve problematike. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e subjekteve është konstatuar e mbyllur ose jashtë funksionit gjatë riinspektimeve, duke e bërë të pamundur verifikimin e vazhdueshëm të funksionalitetit të impianteve.
Nga ana tjetër, zbatimi i Aktit Normativ është hasur edhe me përballje ligjore. Deri më tani, janë regjistruar 58 procese gjyqësore kundër AKUK nga subjektet e prekur, ku pjesa më e madhe lidhen me pretendime mbi shkelje proceduriale dhe kundërshtime të vendimeve administrative. Nga këto, 20 çështje kanë përfunduar në favor të AKUK, 1 çështje është humbur, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të shqyrtohet nga gjykatat kompetente.
Paditësit kanë kërkuar shpesh shfuqizimin e aktit administrativ përkatës dhe pezullimin e ekzekutimit të masave administrative deri në vendimin përfundimtar.
Një element tjetër shqetësues është mungesa e koordinimit ndërinstitucional.
Task Forca nuk ka pasur informacion të plotë nga Shoqëritë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit apo MTM. Inspektimet në terren janë bërë kryesisht manualisht, duke humbur pjesën më të madhe të subjekteve, që nuk ofrojnë të dhëna ose janë jashtë funksionit. Kjo e bën të pamundur krijimin e një pasqyre të plotë dhe të besueshme të gjendjes reale.
Vetëm 57% e vendit me kanalizime
Pavarësisht aksioneve të mëdha për trajtimin e ujërave të ndotura, infrastruktura e nevojshme mbetet e dobët.
Sipas raportit të fundit të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2024, mbulimi me kanalizime në shkallë kombëtare ka arritur vetëm 57%, me nje rritje të lehtë prej 2.2% krahasuar me një vit më parë.
Nga mbi 4.4 milionë banorë në juridiksionin e 17 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, vetëm 2.5 milionë kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura.
Përmirësimi, sipas raportit, është bërë kryesisht në zonat urbane, ndërsa zonat rurale vijojnë të mbeten jashtë çdo rrjeti kanalizimesh, duke u mbështetur në gropa septike për shkarkimin individual të ujërave të ndotura.
Një tjetër arsye që pengon zhvillimin është mungesa e investimeve. Fondet për kanalizime përbëjnë vetëm një të tretën e atyre për furnizimin me ujë.
Në këtë drejtim, raporti thekson nevojën urgjente për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN), një detyrim që lidhet jo vetëm me standardet e BE-së, por edhe me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që kërkojnë akses të barabartë në kanalizime dhe kushte higjenike për të gjithë qytetarët.
Përfundim
Kjo nuk është hera e parë që një Task Forcë nis me bujë mediatike dhe premtime të mëdha, për t’u harruar pas pak muajsh. Nga pastrimi i plazheve deri te inspektimet sezionale, çdo vit krijohet një atmosferë propagandistike, ku lajmi është se “Task Forca po vepron”, ndërsa pas verës problematika vijon të mbetet.
Task Forca e krijuar për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura, e cila kishte për qëllim të monitoronte të gjitha subjektet përgjatë bregdetit, zonave liqenore dhe lumenjve, ka rezultate të dobta.
Masat e ndërmarra janë pjesërisht të zbatuara, inspektimet janë të limituara, raportimi nuk është transparent, dhe ndikimi mbi gjendjen reale të ujërave mbetet minimal.
Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e ish ministres së turizmit, Mirela Kumbaro se “Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vet dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura”, e kategorizojmë të pavërtetë./Faktoje.al
Çmimi Sakharov 2025 u është ndarë dy gazetarëve - polako-bjellorusit Andrzej Poczobut dhe gjeorgjianes Mzia Amaglobeli - të ci...
Në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër, një vajzë 11-vjeçare qëndron mënjanë, me sytë p...
Gazetari Osman Stafa ka shprehur shqetësimin për situatën në spitalin Onkologjik, ku sipas tij përveç aferave korruptive, qyte...
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimi i startup-eve në Shqipëri është ende në një faz&eu...
Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. ...
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht deputete e kësaj force politike, Erisa Xhixho ndau detaje nga projektligj...
Fermerët e fshatit Bilçë në qarkun e Beratit ndodhen në prag të falimentimit, pasi këtë vit prodhimi i ullirit nuk a...
Është ora 8:00 e mëngjesit dhe trafiku tek Unaza e Madhe në drejtim të TEG-ut lëviz me ritmin e zakonshëm. Por qetësia p...
Nesër do të zhvillohet aktiviteti sportiv "Maratona Fan Run", duke filluar nga sheshi "Nënë Tereza" dhe vijuar deri në fundin e bulevar...
Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet vran...