SOCIALE

Jo nga qielli/ Përplasja mes institucioneve shtetërore përmbyti dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në Lezhë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2025, 10:37

Jo nga qielli/ Përplasja mes institucioneve shtetërore përmbyti

Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00, kur një banor vendas që po peshkonte vuri re se niveli i ujit në kanalin Spiten–Hidrovor po rritej me shpejtësi. Alarmi i tij zbuloi atë që banorët i trembeshin prej kohësh; argjinatura e lagunës kishte çeduar, duke krijuar një çarje prej rreth 40 metrash në një distancë prej 1,9 kilometrash nga Hidrovori i Tales.

‘Unë isha duke peshkuar me grep pranë kanalit, në afërsi të hidrovorit të Tales. Brenda një kohe të shpejtë pashë shtim të prurjeve të ujit në këtë kanal dhe menjëherë lajmërova policinë. Ata, bashkë me strukturat e tjera vendore, konstatuan çarjen e argjinaturës së lagunës’, tha peshkatari.

Megjithë alarmin dhe ndërhyrjen në mesnatë të ushtrisë dhe forcave të emergjencave civile, mbi 800 hektarë tokë u gdhinë nën ujë mëngjesin e 20 nëntorit, së bashku me 5 banesa. Rreth 100 shtëpi të tjera u rrethuan gjithashtu nga uji, ndërkohë që uji vërshoi drejt zonave të banuara të Njësisë Administrative Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen.

Ajo që duket si një fatkeqësi natyrore, në fakt rezulton të jetë pasojë e një ‘ping-pongu’ të gjatë institucional dhe e dështimit të koordinimit mes Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) dhe Bordit të Kullimit.

Dëshmitë e banorëve dhe qëndrimet zyrtare të dy institucioneve zbulojnë se përmbytja e qindra hektarëve tokë dhe rrethimi i banesave nga uji i kripur nuk erdhi nga reshjet, por nga bllokimi i kanalit që lidh lagunën me detin. Situata ishte paralajmëruar prej korrikut të këtij viti, por institucionet dështuan të merrnin masa për ta hapur atë në kohë.

Përmbytje e paralajmëruar

Jo nga qielli/ Përplasja mes institucioneve shtetërore përmbyti

Drejtuesja e AdZM Lezhë, Luiza Marku, i tha BIRN në një përgjigje me email se zyra e saj e kishte zbuluar problemin që në verë. Ajo shpjegon se grykëderdhja natyrore ishte bllokuar nga sedimentet, duke rrezikuar ekosistemin dhe banorët.

‘Kjo situatë ka qenë që në muajin korrik, ku gryka e Matkeqes nuk ka qenë funksionale, ku niveli i ujit në lagunë ka pasur rënë ndjeshëm, çka ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në cilësinë e ujit, në shtimin e algave dhe në lagunë është shfaqur erë e rëndë dhe e pakëndshme, veçanërisht gjatë orëve të nxehta të ditës,’ tha Marku.

AdZM thotë se pasi vuri re problemin, iu drejtua Bordit të Kullimit me dy shkresa zyrtare, pasi vetë kishte mungesë të mjeteve. E para më 17 korrik 2025 dhe e dyta me urgjencë vetëm disa javë para përmbytjes, më 28.10.2025, duke kërkuar eskavator për hapjen e kanalit, pasi ‘ujërat e shkarkimit të Hidrovorit të Tales derdhen përkohësisht drejt lagunës së Vainit’, duke paralajmëruar edhe rrezikun e përmbytjes.

Bordi i Kullimit, nga ana tjetër, refuzoi ndërhyrjen fillestare duke cituar burokracitë. Sipas AdZM, në përgjigjen e tyre të korrikut, Bordi i Kullimit tha se ‘lëvizja e makinerisë së rëndë bëhej vetëm me miratim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural’.

Edhe pas ngjarjes, drejtori i Bordit të Kullimit, Nikolin Prendi, mbajti qëndrimin se zona nuk është në kompetencën e tyre. ‘Kanali Spiten–Hidrovor është në varësinë tonë dhe nuk ka shumë kohë që kemi ndërhyrë në pastrimin e tij. Ndërsa pjesa tjetër është zonë e mbrojtur dhe nuk është në kompetencat tona,’ tha Prendi për BIRN.

I pyetur për kërkesat nga AdZM, ai mbajti të njëjtin qëndrim.

‘Është e vërtetë se na kanë dërguar shkresa dhe kemi pasur letërkëmbime, por ajo pjesë administratohet nga zonat e mbrojtura dhe nuk është në varësinë tonë,’ theksoi ai. Prendi tha se makineritë e Bordit u vunë në lëvizje vetëm si pasojë e emergjencës.

Fakti që institucionet ishin në dijeni të rrezikut të përmbytjes dhe nuk u morën masa, ka shtyrë policinë të referojë çështjen si vepër penale. Policia e Lezhës konfirmoi se, në datën 23 nëntor 2025, materialet mbi përmbytjen i janë referuar Prokurorisë për vlerësim. Hetimet, sipas policisë, janë përqendruar në zbardhjen e shkakut që çoi në çarjen e argjinaturës prej dheu dhe rëre.

Banorët vuajnë pasojat

Jo nga qielli/ Përplasja mes institucioneve shtetërore përmbyti

Përplasja e kompetencave dhe neglizhimi i ndërhyrjes për shkak të burokracive ka sjellë dëme katastrofike për banorët.

Ardian Mlika, banor i vjetër i Vainit, thotë se burokracia vonoi edhe ndërhyrjen, ndërsa akuzon se mbyllja e kanalit natyror është bërë me qëllim.

‘Unë kam qenë në orën 6 të mëngjesit të 20 nëntorit pranë kanalit natyror që komunikon detin me lagunën. Ai ka qenë i mbyllur dhe vetëm kur ka plasur argjinatura, ka ardhur një eskavator, në mënyrë emergjente për ta hapur,’ tregoi Mlika.

Sipas tij, një eskavator ishte në zonë prej një jave, sepse kishte plane të hapej një kanal diku tjetër, por kjo nuk u realizua. ‘Kjo ndodh sepse zona e mbrojtur është kthyer në tokë private dhe për interesa të ngushta, është mbyllur kanali natyror, duke sjellë pasoja të rënda,’ shtoi më tej Mlika.

Dëmet në bujqësi dhe blegtori janë gjithashtu të pallogaritshme për shkak të përmbytjes nga uji i kripur.

‘Uji erdhi në mënyrë të menjëhershme dhe niveli arriti deri në 1 metër. Dëmet më të mëdha i kam në bujqësi dhe blegtori. Prej një jave jemi të rrethuar nga uji; pulat më kanë ngordhur, baza ushqimore për bagëtinë është shkatërruar dhe të mbjellat janë nën ujë,’ i tha BIRN Gëzim Prenga nga Barbulloja.

‘Kjo nuk ka ardhur nga reshjet, por vetëm nga faktori njeri, pasi është ujë deti dhe kënetë që na ka përmbytur,’ shtoi ai.

Banorët druajnë se pasojat do të jenë afatgjata.

 ‘Është i gjithi ujë i kripur. Përveç dëmeve aktuale, toka nuk do të japë prodhim për një kohë të gjatë. E njëjta gjë ndodhi edhe në përmbytjet e vitit 2002, kur na u deshën 10 vite që të rikuperoheshim,’ ankohet një tjetër banor i zonës, duke kujtuar se situata është e ngjashme me vitet ’60, kur ‘nuk kishte hidrovor’.

Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, mbështet versionin se dora e njeriut ka përshpejtuar katastrofën përmes mbishfrytëzimit dhe mungesës së investimeve.

 ‘Kune–Vaini është mbishfrytëzuar maksimalisht gjatë viteve të fundit, duke sjellë dëme të rënda në ekosistem. Ujërat brenda lagunës janë fryrë dhe aty ku gjeti pikën e dobët, solli çarjen e argjinaturës. Laguna vetëm është shfrytëzuar dhe nuk është investuar, e këto janë pasojat,’  tha Gjini.

Edhe Luiza Marku pranoi se ndërhyrjet njerëzore kanë luajtur rol në mosfunksionimin e kanalit komunikues det–lagunë.

‘Është pasojë e një kombinimi faktorësh natyrorë dhe antropogjenë’, tha Marku. Por, sipas saj, rol ka luajtur grumbullimi i vazhdueshëm i sedimenteve detare në hyrje të kanalit, i shkaktuar nga ciklet e baticave dhe zbaticave. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan