SOCIALE

Kallmi në rrezik, etja për beton kërcënon bregdetin e fundit të paprekur të Durrësit

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Prill 2026, 11:18
Kallmi në rrezik, etja për beton kërcënon bregdetin e fundit

Kur automjeti kalon nga Currilat drejt Kallmit, vetëm 3 kilometra larg qendrës së qytetit të Durrësit, gjithçka ndryshon në mënyrë të dukshme. Ndërtimet shumëkatëshe që vazhdojnë të ngrihen që nga periudha e pandemisë, mbi plazhin e dikurshëm të durrsakëve, ia lënë vendin qetësisë së Kallmit, vija bregdetare me konglomerate zhavorri e të cilit e bën atë një nga zonat më interesante të Adriatikut.

Kodra argjilore, që shkon paralel me bregun deri në Porto Romano për afro katër kilometra, në krahun tjetër gjen rrugën “Aleksandër Goga”, më e gjata në qytetin bregdetar.

Pronat e familjeve të vjetra durrsake në Kallm u njohën që në fillim të viteve ’90, por shfrytëzimi i tyre ka qenë thuajse i papërfillshëm.

“Pas shumë kohe kisha nisur të shfrytëzoj një plazh të vogël në pronën e familjes, por mesa duket duhet të mendoj më shumë për atë që do të përfitoj nga ndërtimi i firmave”, thotë Flor Mara, pasardhës i familjes me të njëjtin mbiemër, ndërsa shtoi se shteti nuk dha asnjëherë leje ndërtimi në këtë zonë, edhe për dhe ata që guxuan të ngrenë diçka me karakter turistik.

Vija bregdetare e gjirit të Durrësit ka regjistruar një zhvillim të vrullshëm, shpesh kaotik, gjatë dy dekadave të fundit, ndërsa kërkesa për apartamente pushimi dhe hapësirë për ngritjen e hoteleve dhe strukturave turistike mbetet e lartë. Zona e Kallmit i ka shpëtuar ndërtimeve me intensitet të lartë për shkak të mungesës së infrastrukturës. Rruga e ngushtë që çon në Kallm këtë dimër është dëmtuar shumë; ujërat nëntokësore kanë shkaktuar rrëshqitje mbi plazhe në disa vende; ullinjtë e mbjellë në vitet ’60 janë përgjysmuar, ndërsa pasojat e stinës së lagësht duken kudo.

Lajmi i vetëm për këtë territor mbetet interesimi i disa kompanive të mëdha ndërtimore, të cilat kanë filluar të kontaktojnë familjarët për të zhvillimin e pronave.

Rezart Kthupi është një tjetër trashëgimtar, në një nga pronat që ndodhen në Kallm, e cila herë pas here bllokohet nga ujërat e reshjeve dhe ujërat nëntokësore.Kthupi tha për BIRN se ai ka nënshkruar një marrëveshje me një nga firmat ndërtuese. Sipas tij, e ardhmja e Kallmit varet nga numri i familjeve që do ta pranojnë ofertën e ndërtimit. Vetëm në këtë rast, sipas tij në Këshillin Kombëtar të Territorit duhet të paraqitet një masterplan i detajuar për kushtet e ndërtimit.

“Unë besoj se ndërtimet e shumta në zonën ngjitur të Currilave, si dhe shërbimet e instaluara për banorët e këtij sektori, i kanë joshur ndërtuesit në Kallm,” tha Kthupi, ndërsa shtoi se ky plazh pritet të lidhet me një rrugë të re – përmes kodrave, me qytetin.

“Sigurisht që ky proces do të kërkojë edhe 5–6 vjet të tjerë, por për ne banorët duket të jetë zgjidhja e vetme”, theksoi Kthupi.

Por çfarë pritet të ndodhë me bregdetin prej shkëmbinjsh me zhavorr në breg? Mundësia e ngritjes së ndonjë porti turistik përjashtohet nga specialistët.

“Është krejt i pamundur ndërtimi i një porti për jahte e varka”, tha për BIRN inxhinieri Tomorr Spahiu. “I gjithë bregdeti me gurë konglomerat i kësaj zone e bën të pamundur ankorimin e çdo lloj mjeti lundrues”, shtoi ai.

Spahiu gjithashtu e konsideron të rrezikshme ndërhyrjen në morfologjinë e ujërave bregdetare, pasi sipas tij habitati, flora dhe fauna duhen ruajtur me kujdes, ndërsa përmendi edhe rastin e iriqëve të detit, që rriten vetëm në këtë zonë.

Ndryshe, Kthupi e sheh si një mundësi projektimi të mirë territorin ngjitur me kodrën që bie thuajse pingul mbi sipërfaqen e banesave të ardhshme. Familjet Kadiu, Rexha, Kthupi, Mara, Pepa dhe të paktën dhjetë të tjera si këto duhet të marrin një vendim për të ardhmen e truallit që kanë trashëguar nga të parët.

“Unë kam firmosur për familjen time të vogël,” tha Flor Mara. “Po kështu do të vendosin edhe të tjerë pasardhës”, përfundoi ai./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan