Defekt në tubacionin kryesor/ Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në Vlorë
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...

Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të cilës i është hapur drita jeshile nga udhëzimi tashmë në fuqi për përcaktimin e zonave prioritare të zhvillimit.
“Paketa e Maleve” synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës.
Ligji i cili ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti, jep mundësinë e kalimit të pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë në zonat me përparësi zhvillimi
Në këtë rast, posedues jo pronarë, quhen ata individë të cilët ushtrojnë posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorur atë sikur të ishte ai pronari i saj.
Për këtë, subjekti paraqet dokumentacion provues, por megjithatë mungesa e dokumentacionit nuk pengon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe merret i mirëqenë deklarimi i subjektit për sa kohë nuk paraqiten prova nga të tretët për të kundërtën gjatë afishimit publik dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.
Po ashtu, do të konsiderohen posedues jopronarë edhe ata persona fizikë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë, për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie, sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi.
Tashmë që ka hyrë në fuqi udhëzimi i cili përcakton zonat me përparësi zhvillimi, subjektet duhet të paraqesin kërkesë pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar. Dhe më pas institucionet vendore verifikojnë kërkesën për miratimin apo jo të saj. Në rast miratimi, procedura kalon në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për marrjen e lejes së zhvillimit. Dhe në fund bëhet kërkesa për blerje pranë ministrisë përgjegjëse dhe kontrata e shitjes.
Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme; përjashtim nga TVSH-ja; përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat. Gjithashtu do të kenë përparësi në përfitimin e granteve, kryesisht për projekte agroturistike dhe përpunuese.
Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me nivelin arsimor të të punësuarve. Sipas të d...
Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE) kanë shënuar tkurrje të fort&eum...
Në pikun a verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistikat e strukturave akomoduese tregojnë se të huajt që e vizitu...
Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë, më...
Qyteti i Vlorës pritet që të preket në ditët në vijim nga moti i keq me reshje të dendura shiu nga data 17 deri 21 tetor. P&e...
Të dhënat e reja të INSTAT tregojnë se kufiri i varfërisë në Shqipëri për vitin 2024 është vlerësuar...
Shqipëtarja kishte deklaruar se ishte martuar rishtazi me një shqiptar tjetër rezident në Montecatini por, gjatë verifikimeve, autorite...
Shqipëria mbetet vendi më bujqësor në Ballkanin Perëndimor, por njëkohësisht më pak i përgatituri për tranzici...
Vijon dita e dytë e protestës së naftëtarëve të kompanisë Bankers në Marinzë. Dhjetë punonjës kanë h...
Në Shqipëri, të jesh jetim nuk është vetëm një fatkeqësi personale, është një dënim i heshtur nga ...