“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Nga pikëpamja hidrike, viti 2024 ka qenë një vit nën mesataren shumëvjeçare, pra hidrologjikisht ka qenë një vit relativisht i thatë në reshje dhe për rrjedhojë me prurje, poshtë treguesve shumëvjeçarë.
Prurjet mesatare në HEC Fierzë ishin 140 m³/s, krahasuar me 182 m³/s (mesatarja e 30 viteve të fundit). Pavarësisht se prurjet rezultuan konsiderueshëm me 23% më pak se mesatarja shumëvjeçare, falë mirëmenaxhimit të integruar dhe të balancuar sipas skenarëve më optimal, prodhimi bruto i Kaskadës së Drinit rezultoi në 4,124 GWh, pra me vetëm 4.7% më pak se mesatarja shumëvjeçare 1994–2023.
Ndërkohë, për të mbuluar Detyrimin e Shërbimit Publik prej 5.6 TWh, u arrit që 73% e energjisë të sigurohej nga prodhimi i brendshëm, 12% nga energjia e depozituar nga Prodhuesit Privatë të Energjisë (PPE) dhe 15% nga importet. Konkretisht, gjatë vitit 2024, u importuan 828 GWh, me një kosto totale prej 105.6 milionë eurosh dhe çmim mesatar të favorshëm prej 127.5 €/MWh. Evidentohet që Korporata ka optimizuar me kujdes skenarët e administrimit të kostove të importit kombinuar me shfrytëzimin e kaskadës në mënyrë sa më eficiente, duke iu përgjigjur kërkesës për energji.
Çfarë ndikimi po sjell ecuria e reformave dhe zhvillimeve në sektorin elektroenergjetik, në performancën e aktivitet të KESH gjatë vitit 2024?
Fillimisht, duhet theksuar se sektori elektroenergjitik dhe veçanërisht tregu i energjisë elektrike, gjatë vitit 2024 ka njohur zhvillime të konsiderueshme, në kuadër të reformave transformuese drejt derregullimit dhe përafrimit me standardet e vendosura nga Komuniteti Europian i Energjisë. Hapat kryesorë gjatë 2024 kanë qenë:
Nga 1 Shkurt 2024, tregjet e energjisë të Shqipërisë dhe të Kosovës u bashkuan në ALPEX, duke e kthyer këtë të fundit në operator rajonal të tregut të energjisë.
Dalja në treg të lirë e konsumatorëve të energjisë elektrike, të lidhur në nivel tensioni 20 kV (fabrika dhe njësi prodhuese, qendra tregtare dhe zinxhirë supermarketesh, hoteleri dhe resorte, spitale, ujësjellës, etj.) prej 1 Janar 2024 është një hap mjaft i rëndësishëm dhe me ndikim pozitiv edhe në aktivitetin komercial të Korporatës, pasi dalja e këtij segmenti do të lehtësojë KESH nga një pjesë furnizimi për DSHP (detyrimi për shërbim publik) dhe ndërkohë, krijon mundësi biznesi, duke shfrytëzuar licencën për furnizimin me pakicë, klientë që kanë dalë në treg të lirë nga ky segment konsumatorësh energjie elektrike. Liberalizimi i tregut po vazhdon me ritme të shpejta, pasi nga 1 Janar 2025 ka dalë në treg të lirë edhe segmenti i konsumatorëve të lidhur në nivel tensioni 10 kV.
Një zhvillim i rëndësishëm në sektor ishte edhe ulja e çmimit për konsumatorët “Familjarë” nga 9.5 ALL/kWh, në 8.5 ALL/kWh, për konsumin mujor deri në 700 kWh, e cila hyri në fuqi nga 01 Shkurt 2025. Në këtë vendim me ndikim pozitiv për konsumatorët, kontribut thelbësor ka edhe KESH sh.a., jo vetëm si furnizuesi me sasitë e energjisë elektrike i FSHU-së, për këtë kategori konsumatorësh, por duke kontribuar direkt në marzhin e uljes së çmimit, pasi tashmë KESH do t’ia shesë FSHU energjinë për DSHP, me çmim më të ulët nga 2.6 ALL/kWh, në 2.34 ALL/kW
Cilat kanë qenë investimet kryesore të realizuara nga KESH gjatë vitit të kaluar, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë e digave dhe të gjithë sistemit të Kaskadës së Drinit?
Investimet në KESH përqendrohen në fushat që lidhen me garantimin e sigurisë së veprave (aseteve gjeneruese aktuale dhe ato të reja), eficiencës në prodhim dhe në përmirësimin e kushteve të punës. Investimet më të rëndësishme kanë qenë të lidhura me projektin kombëtar të Sigurisë së Digave, i cili ka për qëllim parandalimin e rreziqeve nga dëmtimet e veprave hidroteknike dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.
Ky projekt modernizon infrastrukturën kritike hidrike dhe përmirëson eficiencën e prodhimit. Projektet e realizuara me sukses në këtë drejtim janë rehabilitimi i portave të shkarkimit në Fierzë dhe Koman, instalimi i sistemeve të monitorimit gjeologjik, sizmik dhe gjeodezik, si dhe përforcimi i masave kundër rrëshqitjeve, rehabilitimi i HEC Koman, rehabilitimi i portave të HEC Vau i Dejës dhe ngritja e Qendrës së Kontroll-Monitorimit të Kaskadës së Drinit.
Ky investim garanton siguri afatgjatë fizike, rrit prodhimin e energjisë elektrike dhe e vendos Shqipërinë si një aktor të besueshëm në tregun rajonal të energjisë. Ndërkohë, investime të tjera të rëndësishme që lidhen me Kaskadën në tërësi mund të përmend rinovimet në linjat elektro-mekanike, sistemet e monitorim-kontrollit në HEC-e, investimet në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sigurisë kibernetike.
Në çfarë faze ndodhet aktualisht projekti për ndërtimin e HEC-it të Skavicës? A ekziston një plan i qartë për zbatimin e tij, veçanërisht në lidhje me fazat, afatet?
Projekti i Skavicës ka përfunduar fazën e parë teknike, duke përfshirë studimet, investigimet dhe projektin paraprak. Oponenca teknike është realizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Aktualisht është përgatitur raporti i fizibilitetit financiar i projektit, si dhe Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) që përcakton ndikimet pozitive dhe negative, strategjitë e kompensimit dhe planin për zhvendosjen e banorëve.
Studimi i VNMS-së do të auditohet nga palët të treta lidhur me përputhshmërinë me legjislacionin kombëtar dhe standardet e IFC-së. Raportet teknike, raporti i fizibilitetit financiar, dhe VNMS do të paraqiten pranë Këshillit të Ministrave dhe vetëm pasi të ketë një vendimmarrje dhe angazhim për financimin e Projektit Skavica, mund të vijohet me konsultimet me publikun dhe hapa të tjerë ligjorë të cilët i hapin dyert fazës së zbatimit të projektit.
Si ka avancuar strategjia e diversifikimit të prodhimit të energjisë përmes projekteve fotovoltaike? Cili është progresi konkret për impiantin diellor në Belsh dhe atë lundrues në kaskadë?
Në Vau i Dejës, SENA sh.a., një shoqëri bijë e KESH sh.a do të ndërtojë një impiant fotovoltaik lundrues me kapacitet 13.8 MWp, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe rajon. Ai pritet të prodhojë rreth 18.5 GWh energji vjetore, duke shërbyer për mijëra familje dhe duke shmangur emetimet e CO₂.
Jetëgjatësia e këtij impianti parashikohet të jetë rreth 25 vjet dhe struktura lundruese është projektuar për të përballuar luhatjet e ujit dhe erërat e forta. Ky projekt po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë financiarë si BERZH dhe WBIF.
Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, i cili pritet të prodhojë 79 GWh në vit, duke furnizuar mbi 16,100 familje dhe duke reduktuar mbi 50,000 tonë CO₂ çdo vit. Projekti është mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Europian dhe do të kushtojë rreth 42.5 milionë euro, duke sjellë investime të konsiderueshme dhe duke rritur sigurinë energjetike të vendit. Të dy projektet përfaqësojnë hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të portofolit të prodhimit dhe energjisë së pastër.
Kur pritet të përfundojë kontrata për gjeneruesit termikë në Triport? Sa energji kanë prodhuar deri më tani dhe, në analizë përfundimtare, a ka rezultuar e leverdishme kjo zgjidhje?
Kontrata për gjeneruesit termikë në Triport është e planifikuar të përfundojë në gusht 2026.
Gjeneruesit kanë prodhuar sasi të konsiderueshme energjie për të mbuluar kërkesën gjatë periudhave me mungesë prodhimi vendas dhe veçanërisht në orare piku të kërkesës ku çmimi i energjisë elektrike në treg ka qenë shumë i lartë. Analiza e leverdishmërisë tregon se këto zgjidhje kanë siguruar furnizim të vazhdueshëm, sidomos gjatë periudhave të thatësirës, duke ofruar një mbulim të besueshëm të nevojave të konsumatorëve.
Gjithashtu për shkak të madhësisë të secilës njësi përbërëse, ky gjenerues ka shërbyer edhe për ofrimin e shërbimeve ndihmëse/balancuese duke kontribuar edhe në sigurinë e sistemit elektroenergjetik.
Si ka qenë performanca e KESH në prodhim, importe dhe eksporte gjatë vitit 2025 deri në këtë moment?
Gjatë këtij viti, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është përballur me një situatë hidrike jashtëzakonisht të vështirë. Prurjet mesatare në kaskadën e Drinit kanë rezultuar rreth 120 m³/s, ndjeshëm më të ulëta se mesatarja 30-vjeçare prej 182 m³/s, çka përbën një deficit prej rreth 34%.
Kjo mungesë uji ka ndikuar drejtpërdrejt në rezervën energjetike dhe në rendimentin e kapacitetit prodhues të hidrocentraleve. Nisur nga kushtet hidrike aktuale, vlerësojmë se prodhimi total vjetor pritet të arrijë rreth 3,180 GWh, ose afërsisht 1,146 GWh më pak se mesatarja historike. Për të kompensuar sasinë e munguar, KESH ka shtuar blerjet në tregjet rajonale dhe në bursën shqiptare të energjisë, duke siguruar import të energjisë elektrike në periudhat me çmime më të favorshme.
Megjithëse prurjet e pakta kanë kufizuar mundësinë për eksport, kompania ka shfrytëzuar çdo periudhë me reshje të papritura për të realizuar eksporte të kujdesshme dhe për të gjeneruar të ardhura shtesë, ndërsa ka menaxhuar me kujdes rezervat në liqene për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe siguri energjetike për konsumatorët vendas.
2025
Gjatë këtij viti, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është përballur me një situatë hidrike jashtëzakonisht të vështirë. Prurjet mesatare në kaskadën e Drinit kanë rezultuar rreth 120 m³/s, ndjeshëm më të ulëta se mesatarja 30-vjeçare prej 182 m³/s, çka përbën një deficit prej rreth 34%. Kjo mungesë uji ka ndikuar drejtpërdrejt në rezervën energjetike dhe në rendimentin e kapacitetit prodhues të hidrocentraleve. Nisur nga kushtet hidrike aktuale, vlerësojmë se prodhimi total vjetor pritet të arrijë rreth 3,180 GWh, ose afërsisht 1,146 GWh më pak se mesatarja historike.
Cili ka qenë niveli i angazhimit të KESH në Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)? A mund të ndani disa të dhëna mbi vëllimet e tregtuara dhe ndikimet që ka pasur kjo pjesëmarrje në aktivitetin e kompanisë?
KESH është një nga anëtarët e parë të regjistruar dhe më aktiv të tregut të organizuar të energjisë (ALPEX) duke shtuar ndjeshëm aktivitetin komercial në ALPEX. Korporata merr pjesë rregullisht në opsione komerciale të “Dita-në-Avancë” dhe “Brenda-Ditës” të bursës.
Kjo pjesëmarrje i ka mundësuar kompanisë të diversifikojë portofolin e tregtimit, të balancojë me fleksibilitet prodhimin vendas me kërkesën e brendshme dhe të akomodojë tepricat e mungesat e energjisë elektrike. Nëpërmjet ankandeve ditore, KESH ka arritur të sigurojë çmime konkurruese duke ulur kostot e importit dhe duke maksimizuar të ardhurat nga shitjet e energjisë.
Përfshirja aktive në bursë ka rritur transparencën e operacioneve, ka forcuar rolin tregtar të kompanisë dhe ka bërë të mundur një reagim të shpejtë ndaj luhatjeve të çmimeve dhe kërkesës në tregun rajonal, duke e bërë KESH më të qëndrueshme financiarisht dhe më dinamik në menaxhimin e portofolit të tij energjetik.
Konkretisht, gjatë vitit 2024 nëpërmjet ALPEX, janë tregtuar 351,855 MWh energji për klientët e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF) të lidhur në nivel tensioni 6/10/20 kV, me një vlerë të ardhurash rreth 47 milionë euro. Po kështu gjatë 2024, shitje në tregun e lirë nëpërmjet ALPEX janë kryer në sasinë prej rreth 40,000 MWh, duke siguruar të ardhura në rreth 3.6 milionë euro./Monitor.al
Tonelata me qepë dhe prodhime të tjera bujqësore në Maliq po kalben në ara, për shkak të mungesës së tregut. Fermer...
Diet Pjetërkolaj, pronari i godinës 3-katëshe që është konsideruar si ndërtim në dëmtim të hapësirë...
Në fshatrat e Rroskovecit, fermerë si Përparim Kocaqi po përballen me sfida të mëdha, pavarësisht përpjekjeve dhe inve...
Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet...
Dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stanin e tyre e Bjeshkët e Javorrit për shkak të reshjeve të dëborë...
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjave, në video shfaqet një punonjës pa asnjë siguri në punë. Në ...
Në tetor 2024, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nxënësit e shkollave të Tiranës do të p...
Algoritmi i TikTok rekomandon pornografi dhe përmbajtje shumë të seksualizuar në llogaritë e fëmijëve, sipas një raporti...
Të përmbytur dy herë brenda këtij viti (29 janar dhe 11 shtator) banorët e Durrësit të Ri kërkuan një zgjidhje konk...
Tronditje pas tronditje në gjimnazin "Ibrahim Rugova" në Kamëz. Ditën e djeshme një nxënëse e vetëvrarë me preten...