Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...

Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me probleme që nuk gjejnë zgjidhje. Godina e shkollës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat kutërbojnë erë dhe shkaktojnë lagështirë në klasa dhe palestër, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve. Oborri i shkollës mbushet me ujë sa herë bie shi, duke penguar aktivitetin normal dhe orët sportive të Edukimit Fizik. Një restaurim i kryer në vitin 2017 nuk ndihmoi në normalizimin e situatës, ndaj Sulejmani është në pritje të një investimi të ri.
“Gjendja e godinës së shkollës nuk është aspak e mirë. Kemi bërë kërkesë në bashki dhe jemi dakortësuar, pra na është premtuar për të bërë rikonstruksion të plotë të saj,” tha Sulejmani për BIRN.
“Padyshim që infrastruktura shkollore jo e mirë dhe problematikat që cilësova më sipër ndikojnë te një pjesë e prindërve për të mos i sjellë fëmijët në shkollën tonë,” shtoi ai, duke theksuar se po humbasin nxënës.
Shkolla e Mbrostarit ndodhet rreth 5 kilometra larg qendrës së qytetit të Fierit në jug të Shqipërisë, por nuk është e vetmja që vuan mungesën e infrastrukturës dhe kushteve normale për mësim. Sipas mësuesve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, shkollat e fshatrave në qarkun e Fierit janë lënë prej vitesh pas dore, duke sjellë vit pas viti zbrazjen e tyre dhe eksodin e nxënësve drejt shkollave të qytetit. Nevila Jahaj, drejtuese e Organizatës Rinore “Epoka e Re”, e fokusuar së fundmi në një projekt për identifikimin e nevojave për investime në sistemin arsimor të Fierit i tha BIRN se mungesat gjenden gjithandej, por shkollat e fshatrave vuajnë një situatë më problematike.
“Shkolla e Cakranit është në pritje të investimit, por derisa të ndodhë kjo, nxënësit po largohen nga shkolla,” tha Jahaj.
“Pra me gjendjen e godinave shkollore, sidomos në fshatra, mund të theni që fëmijët nuk shkojnë dot në shkollën pranë shtëpisë së tyre. Shume nxënës janë larguar në shkollat e qytetit duke boshatisur e shkollat e fshatit,” shtoi ajo.
Shkolla të bashkuara

Ujërat e zeza dhe problemet e tjera të sigurisë rrethojnë shkollën 9-vjeçare në Mbrostar.
Bashkia e Fierit mbulon 73 shkolla 9-vjeçare dhe 13 shkolla të mesme publike, të cilat kanë së bashku mbi 19 mijë nxënës. Sipas një dokumenti të Bashkisë së Fierit, raporti mesatar i shpërndarjes është 15-18 nxënës për klasë, një shifër kjo që reflekton numrin e ulët të nxënësve nëpër shkolla.
Shkollat e fshatrave kanë një numër më të ulët të nxënësve se sa në qytet, duke iu nënshtruar një praktike dominuese të para viteve ’90 të shkollave të bashkuara. Në mbledhjen e zhvilluar më 25 korrik 2025, Këshilli Bashkiak në Fier vendosi të shtojë edhe dy shkolla të tjera të bashkuara për shkak të numrit të ulët të nxënësve; shkollën “Jovan Ndreko” në Libofshë dhe “Dino Ismaili” në Levan.
Këto shkolla do të strehojnë nxënës të ciklit fillor, ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, një zgjidhje që shihet me rezervë nga mësuesit. Sipas Alketa Lugajt, mësuese gjimnazi me 25 vite përvojë, shkollat e bashkuara nuk garantojnë kushte infrastrukturore me standarde të larta sa i përket palestrave apo bibliotekave dhe lënë për të dëshiruar sa i përket sigurisë së nxënësve.
“Siguria e nxënësve nuk mund të garantohet, pasi moshat e ndryshme kanë problematika të ndryshme,” tha Lugaj për BIRN.
Mungesa e investimeve dhe e kushteve të përshtatshme për mësim po i shtyn nxënësit e shkollave në fshatra drejt qyteteve. Edhe në rastet kur shkollat sigurojnë financime, nxënësit nuk kthehen më mbrapsht. Një rast i tillë i ndodhi shkollës së mesme të përgjithshme “Kutbi Vruzhaj” në fshatin Levan të Fierit, ku mungesa e investimeve solli rrënimin e godinës dhe zhvendosjen e nxënësve në gjimnazet e Fierit. Edhe pas miratimit të investimeve, shkolla nuk kishte mjaftueshëm nxënës duke detyruar autoritetet e arsimit në Fier të kërkojnë bashkimin me shkollën 9 vjeçare “Dino Ismaili”.
Sipas një mësuesi të shkollës, nga 100 nxënës gjithsej vetëm 40 u rikthyen pas rikonstruktimit të shkollës – një rënie drastike që sipas tij nuk lidhet vetëm me emigrimin, por edhe kushtet e shkollës. Të njëjtën gjë pohon edhe ish-drejtuesi i njësisë administrative Levan, Ahmet Brahaj.
“Për gjashtë vjet, nxnënësit e gjimnazit të Levanit shkuan në Fier për mësim. Godina ishte drejt rrënimit të plotë. Kur projekti u miratua, u pa se nuk kishte më nxënës. Ndaj u bë bashkimi me shkollën 9 vjeçare,” tha Bahaj.
I njëjti skenar po përsëritet tashmë me shkollën “Halit Gremi” në Mbrostar. Edison Veliu, kryetar i Bordit Drejtues të Prindërve i tha BIRN se është ankuar në të gjitha institucionet dhe ka marrë mbrapsht ‘një mal’ me shkresa pa përgjigje.
“Kam dy djem që shkojnë në këtë shkollë, gjendja është e rëndë aty. Ujërat e zeza kalojnë në anë të murit rrethues. Një kabinë elektrike dhe dy gropa septike të hapura ndodhen ngjitur me murin rrethues të shkollës, në rrugën që bëjnë çdo ditë fëmijët për në shkollë,” tha Veliu për BIRN.
“Fëmijët më ankohen çdo ditë për erën e rëndë,” tha Veliu, ndërsa shtoi: “nuk e di sinqerisht nëse do vazhdoj t’i çoj në këtë shkollë me këto kushte që janë”.
Dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stanin e tyre e Bjeshkët e Javorrit për shkak të reshjeve të dëborë...
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjave, në video shfaqet një punonjës pa asnjë siguri në punë. Në ...
Në tetor 2024, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nxënësit e shkollave të Tiranës do të p...
Algoritmi i TikTok rekomandon pornografi dhe përmbajtje shumë të seksualizuar në llogaritë e fëmijëve, sipas një raporti...
Të përmbytur dy herë brenda këtij viti (29 janar dhe 11 shtator) banorët e Durrësit të Ri kërkuan një zgjidhje konk...
Tronditje pas tronditje në gjimnazin "Ibrahim Rugova" në Kamëz. Ditën e djeshme një nxënëse e vetëvrarë me preten...
Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim të enjten projektligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon ng...
“Tmerr, sikur jemi në Kabul, pa ujë. Vjen njëherë në ditë.” Ky banor i zonës së pallatit me Shigjeta nuk e...
Çështja e pensioneve është një ndër diskutimet që kohët e fundit ka marrë mjaft vëmendje në vendin to...
Vetëm 5 euro në muaj, kjo është rritja që marrin pensionistët shqiptarë pas indeksimit me inflacionin 2.4% për vitin 2...