Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky fond do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave direkte për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara; kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra, certifikimin e produkteve bujqësore dhe të fermave organike; mbështetjen me grante për investime në ferma, agropërpunim, akuakulturë dhe agroturizëm.
Masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë, si më poshtë vijon:
2.1. Pagesa direkte në bujqësi dhe blegtori është, si më poshtë vijon:
a) Në vlerën deri në 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë/krerë, për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant, me jo më pak se 5 (pesë) krerë lopë dhe /ose mëshqerra.
Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Shoqëri të bashkëpunimit bujqësor (në vijim SHBB)”;
b) Në vlerën deri në 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant, me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) krerë dele dhen/ose dhi.
Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;
c) Për mbarështimin e bletarisë, në vlerën deri në 2 000 (dy mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant, me jo më pak se 25 (njëzet e pesë) zgjoje.
Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;
ç) Për dosa dhe/ose paradosa të matrikulluara, në vlerën deri në 7 000 (shtatë mijë) lekë/krerë dosë/paradosë, për fermer/aplikant, me jo më pak se 5 (pesë) krerë dosa dhe/ose paradosa.
Për pjesën mbi 100 (njëqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;
d) Për kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve (domate, speca, tranguj) në serra dhe/ose luleshtrydheve në tunele plastike, masa e përfitimit është 70% e vlerës totale të faturave tatimore, për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishme, por jo më shumë se 40 000 (dyzet mijë) lekë për dynym, në rastin e dy mbjelljeve në vit.
Për fermerët individualë, që aplikojnë për mbështetje për kontrollin biologjik, sipërfaqja minimale e kultivuar është 1 (një) dynym, ndërsa për aplikantët me status “SHBB”, sipërfaqja minimale është 1 (një) ha, për secilën nga mbjelljet;
dh) Për fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, në vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar;
e) Për implementimin dhe certifikimin global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se:
i. 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për certifikim individual;
ii. 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup, me minimumi 10 (dhjetë) fermerë të përfshirë;
iii. 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 (tridhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup, me minimum 20 (njëzet) fermerë të përfshirë.
ë) në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë për ha, për sipërfaqe të mbjellë me kultura bujqësore. Sipërfaqja totale, për të cilën aplikohet, duhet të jetë jo më pak se 3 (tre) ha.
Për sipërfaqe mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;
f) për mbështetje për aktivitetin ripopullim peshkimi për ujërat e brendshme për blerje rasate peshku, masa e përfitimit është në 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë për subjekt.
2.2. Mbështetje për investime për:
a) masat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, “ë” dhe “f”, të nënpikës 2.4, të vendimit nr.150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, të ndryshuar;
b) fermerë të rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 70% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë;
c) ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve, masa e përfitimit është në 70% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë për subjekt.
ç) pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 50% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.
3. Fondi total për mbështetjen për investime, të përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të nënpikës 2.2, është në vlerën deri në 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekë.
4. Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2026, përdoret shuma deri në:
a) 159 954 159 (njëqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë, për pagesën e vlerës së palikuiduar për kontratat, për të cilat nuk është autorizuar pagesa finale në masat e mbështetjes për investime nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në zbatim të pikave 2.3 dhe 3/2, të vendimit nr.130, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2024”, të ndryshuar;
b) 9 662 269 (nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë, për pagesën e vlerës së palikuiduar, për subjektet përfituese, në zbatim të vendimit nr.150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2025”, të ndryshuar.
5. Për masat mbështetëse sipas shkronjave “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, ‘ë” dhe “f”, sipas përcaktimeve të nënpikës 2.1, kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve të bëra për masën përkatëse, vlera e financimit që përfitohet për njësi (krerë, zgjua apo ha), si dhe në total për subjekt, reduktohet në përputhje me këtë fond. Në rastet e shtesave/alokimeve eventuale të fondit, vlera e financimit që përfitohet nuk mund të jetë më e madhe se kufiri për masën përkatëse, i përcaktuar në këtë vendim.
Nga rregulli i mësipërm bëjnë përjashtim aplikantët me status “SHBB”, të cilët përfitojnë vlerën maksimale të financimit, të parashikuar në këtë vendim, edhe kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve të bëra për masën përkatëse.
6. Për aplikimet për masat mbështetëse, sipas shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të nënpikës 2.1, të këtij vendimi, kryhet kontrolli në terren për verifikimin faktik të numrit të krerëve/zgjojeve, në jo më pak se 30%, të subjekteve përfituese, ndërsa për aplikimet sipas shkronjës “ë”, në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 (dhjetë) ha.
Çdo subjekt, në rastet kur verifikohet se ka përfituar më shumë se 20% nga vlera, për të cilën plotëson kriteret, përjashtohet 3 (tre) vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit.
7. Përfitues për masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë fermerët individualë, personat fizikë, personat juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB).
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
30 Mars15:38
Shqiptarët më të kequshqyerit e Evropës/ Konsumojnë më pak se fqinjët por vuajnë ndotjen më të madhe prej vjedhjes
Në vitin 2024 Shqipëria gjeneroi mbetje urbane 322 kilogram për frymë shumë më poshtë se mesatarja e BE-së 517 kilogram....
SOCIALE
29 Mars21:02
Një grumbull dërrasash që shkolluan disa kalamaj dhe mbajtën një familje.
Nga Armand Braho
Këtë të diel, që në pikë të mëngjesit, urdhri i prefektes së Korçës nxori policin&eum...
SOCIALE
29 Mars16:27
'Pensioni, i pamjaftueshëm për të jetuar', 70-vjeçari në Tepelenë shet në rrugë
Kasem Xhima është 72-vjeç, ndërsa prej 15-vjetësh ka zgjedhur të punojë, duke nxjerrë të ardhura për të...
SOCIALE
29 Mars15:10
Malltezi: Zhvendosja e mbetjeve toksike në Porto Romano shkel ligjin, ‘ndotësi duhet të paguajë’
Jamambër Malltezi ka reaguar lidhur me operacionin për zhvendosjen e 102 kontejnerëve me mbetje toksike në Porto Romano, duke ngritur akuza ...
SOCIALE
29 Mars13:36
Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe
Të moshuarit në pension duket se janë shtresa më e goditur nga rritja e çmimeve të javëve të fundit. Në Vlorë...
SOCIALE
29 Mars12:25
Nafta rrit çmimin e ujit në Lushnjë, 10 lekë më shumë për çdo bidon
Çmimi i ujit të pijshëm në Lushnjë është rritur me 10 lekë për çdo bidon që mbushet nëpër a...
SOCIALE
29 Mars07:56
Parashikimi i motit, e diel 29 mars 2026
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime ...
SOCIALE
28 Mars10:10
Bordi rrit sërish çmimin e naftës, e çon në 218 lek për litër
Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës.
Në mbledhjen që u mbaj mëngjesin e sotëm Bordi i Transparenc&eu...
SOCIALE
27 Mars20:28
Nuk ndalet eksodi, 48 mijë shqiptarë bëhen shtetas të BE-së
Vala e re e emigracionit masiv që ka përfshirë vendin po reflektohet në numrin e lartë të shtetësive që po marrin shqipt...
SOCIALE
27 Mars16:47
A janë shqiptarët myslimanë bektashinj? Flet Baba Mondi: Ne jemi vëllezër, kush s’ka mend, s’ka fe
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve theksoi faktin që të dy grupimet janë vëllezër me njëri tjetrin dhe besimtarët duhet...