Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rriten me 2.8%, një tregues që sinjalizon rritjen e çmimeve në tregjet e pakicës në të ardhmen. Sipas INSTAT një vit më parë ky ndryshim ishte 9,4%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e parë 2024 shënoi rritje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
Krahasuar me tremujorin e parë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 7,2% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,9%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,8% dhe “Industri përpunuese” me 1,2%.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,5%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 4,1%, “Prodhimi i pijeve” me 3,8%, “Metalurgjia” me 3,1%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,6%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve” me 2,2%, etj.
Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve mineralë jo metalikë” me 2,5%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,0% “Përpunimi i tekstileve” me 1,6%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,1%, etj.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje me 3,5%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 10,5%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,8%, “Industria Përpunuese” me 1,2% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje prej 0,5%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 4,0%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,9%, “Industria Përpunuese” me 0,1%.
Nga ana tjetër, seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” ka shënuar ulje me 1,3%. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, rritja më e madhe prej 1,9% vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 1,9%, pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,6%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,2% dhe “Industri Përpunuese” me 0,8%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetet “Metalurgjia” me 2,9%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 1,0%, etj.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e katërt 2023, indeksi shënoi rritje me 0,9%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 2,0%, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” me 1,3%, “Industria Përpunuese” me 0,4% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin paraardhës shënoi rritje me 0,3%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 2,5 %, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,1%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,9%.
Marre nga Monitor
Gaga dhe Taylor SHBA- Këngëtarja e njohur Taylor Swift i ka dalë në mbrojtje Lady Gaga-s menjëherë pas fo...
Foto ilustruese TIRANA- Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti në 130,338 me rritje vjetore 4%, raportoi INSTAT. Sipas t&...
Foto ilustruese Dashi Ditë e ngrohtë dhe e qetë do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do e lini veten të l...
Julian Deda TIRANË - Aktori i humorit, Julian Deda, njëkohësisht edhe finalisti i edicionit të tretë të "Big Brother Vip Alba...
Demi Moore dhe Joe Jonas FRANCË- Aktorja e njohur amerikane Demi Moore ka nisur një lidhje të re me këngëtarin Joe ...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (ECB) do të mblidhet këtë javë për vendimin e...
Peaky Blinders BRITANI E MADHE- Filmi i “Peaky Blinders” do të transmetohet së shpejti në Netflix, me fituesin e Oscarit, C...
The Baldwins SHBA- Aktori i njohur Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin, do të luajnë në shfaqjen reale televizive bazuar n&e...
Brad Pitt SHBA- Aktori i njohur Brad Pitt po kalon një periudhë të vështirë me familjen e tij. Në krye të tensionit...
Halsey SHBA- Këngëtarja dhe kantautorja amerikane Halsey ka bërë një postim në llogarinë e saj personale...