Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TIRANA- Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të muajit mars 2024 arriti në 57.6 miliardë lekë ose pothuajse 560 milionë euro.
Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 3.2% që nga fillimi i vitit dhe me 14.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Në pjesën dërrmuese, portofoli i kredisë së institucioneve financiare jobanka i takon institucioneve financiare jobanka të kredidhënies dhe të mikrofinancës. Kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën rreth 7% të portofolit të total të kredisë për ekonominë shqiptare.
Kredia e dhënë nga këto subjekte po ndjek ritmet e larta të rritjes së kredisë edhe në sektorin bankar. Të dhënat tregojnë se në fund të muajit maj rritja vjetore e portofolit të kredisë për ekonominë të dhënë nga sektori bankar ka arritur në pothuajse 10%.
Rritja e kreditimit në segmentin e institucioneve financiare jo banka i takon kompanive me licencë për kredidhënie dhe mikrokredi. Megjithatë, edhe kompanitë e huadhënies kanë një vlerë të kredisë mesatare relativisht të ulët, çka në thelb tregon se rritja e portofolit të huasë i detyrohet kryesisht produkteve të mikrokredisë.
Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro. Mikrofinanca ka si objektiv kryesisht atë segment që ka vështirësi për të siguruar akses për financim nga sektori bankar, duke përfshirë subjektet me të ardhura më pak të formalizuara dhe fermerët.
Megjithatë, duke shfrytëzuar teknologjinë, institucionet e modelit fintech kanë fituar një avantazh konkurrues në ofrimin e kredive ë kohë shumë të shpejtë dhe me procedura minimale, madje pa qenë nevoja që klienti të paraqitet për tu identifikuar dhe për të firmosur fizikisht.
Praktikat më dinamike u japin këtyre institucioneve një avantazh në raport me sektorin bankar, por ana tjetër e medaljes është se në përgjithësi kredia e dhënë prej tyre është ndjeshëm më e shtrenjtë krahasuar me sektorin bankar. Por, gradualisht Banka e Shqipërisë po ndërmerr një qasje më shtrënguese ndaj atij segmenti të mikrofinancës që e mbështet biznesin kryesisht tek kreditë e shpejta.
Në dy vitet e fundit disa aplikime të paraqitura nga subjekte të veçanta që mbështeteshin në plane biznesi të këtij lloji janë refuzuar nga Banka e Shqipërisë, përfshi edhe investitorë të huaj, siç është rasti i një prej subjekteve më të rëndësishme të mikrokredisë në Bullgari, Easy Credit.
Banka e Shqipërisë ka argumentuar se nuk do të pengojë licencimin e institucioneve të reja financiare të kredidhënies, por modeli i biznesit të tyre nuk duhet të mbështetet vetëm te kreditë e shpejta, me norma shumë të larta interesi. Me sa duket, Banka e Shqipërisë vlerëson se zgjerimi i mëtejshëm i këtij modeli biznesi, përveçse shoqërohet me rreziqe të larta për huadhënësin dhe huamarrësin, nuk i shërben interesit publik.
Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po punon edhe për ndryshime rregullatore, që pritet të sjellin shtrëngime të ndjeshme për kredidhënien e institucioneve mikrofinanciare ekzistuese, veçanërisht atyre që japin kredi të shpejta. Me konsulencën e Bankës Botërore për të hartuar një rregullore që synon të kufizojë huadhënien dhe bazën e klientelës në mikrofinancën konsumatore.
Disa nga parimet ku do të mbështetet rregullorja e re do të jenë një analizë e shtuar financiare e huamarrësve, vendosja e një credit scoring (pikëzimi i kredimarrësve) dhe kufizim të numrit të kredive për një huamarrës të vetëm. Objektivi është që projektrregullorja e re të jetë gati në fillim të vjeshtës.
Këto ndryshime po vijnë pas një trysnie në rritje nga opinioni publik dhe Kuvendi i Shqipërisë, të nxitura sidomos nga çështja penale e ngritur ndaj një institucioni financiar të mbledhjes së kredive të këqija dhe përmbaruesve të lidhur me të, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së këtyre detyrimeve. / Monitor
Foto ilustruese Dashi Sot kredoja juaj do jetë të përfitoni sa më shumë nga çdo moment për të folur hapur e pse ...
Madonna dhe David SHBA- Djali i Madonna-s, David Banda bëri bujë gjatë fundjavës me deklaratën se po “kërkon&rdquo...
Foto ilustruese TIRANË- Mbulimi i kredisë bankare me kolateral pësoi rënie vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Sh...
Bella Hadid SHBA- Brandi sportiv Adidas kërkoi falje për "ndikimin negativ" që reklama e saj me temën e Olimpiadës së My...
Gisele Bündchen SHBA- Supermodelja e njohur Gisele Bündchen ka festuar ditëlindjen e 44-të së bashku me motrën e saj bin...
Foto ilustruese TIRANË- Tregu i kredisë në segmentin retail (me pakicë) vitin e kaluar arriti vlerën e 265 miliardë lekë...
BRAZIL- Tentativa për vjedhjen e një telefoni ka përfunduar në mënyrë tragjike për një 17-vjeçar në San Pa...
Bleona Qereti TIRANË- Këngëtarja Bleona Qereti ka përfunduar në gjykatën e Tiranës. Gjithashtu ende nuk dih...
Kate Middleton UELLS- Princesha e Uellsit Kate Middleton në një angazhim të ri publik ka folur për trajtimin e saj të kancerit. P...
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj dite do dini të merrni vendimet e duhura dhe jeta do futet në periudhën më të bukur t...