Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun dhe e ka mbyllur javën në nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të premten euro u këmbye me 99.47 lekë. Monedha europiane ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, ndërkohë që ka ndjekur një prirje të ngadaltë rënëse gjatë gjithë muajit. Rënia vjetore e euros po përshpejtohet gjithashtu dhe monedha europiane këmbehet sot në rënie me 6.4% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.
Oferta e lartë dhe e qëndrueshme e monedhës europiane në tregun valutor po bën që euro të bjerë edhe në një periudhë të vitit kur tendencat historike janë karakterizuar nga një rimëkëmbje e kursit të euros, pas rënies sezonale të verës. Megjithatë, në vitet e fundit është e qartë se rënia e euros nuk është një fenomen i kufizuar sezonal në muajt e pushimeve verore. Kjo mund të shpjegohet me shpërndarjen në kohë të turizmit pothuajse gjatë gjithë vitit, prurjet e mëdha valutore që kanë qëllim investimet në pasuri të paluajtshme dhe me flukset e valutës nga burime informale.
Edhe Banka e Shqipërisë duket se tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për ta mbajtur kursin nën kontroll nëpërmjet ndërhyrjeve direkte, duke pranuar edhe rënien nën kufirin simbolik të 100 lekëve. Rënia e euros është ndjekur edhe nga shumica e valutave të tjera. Dollari amerikan ka rënë përsëri poshtë kufirit të 90 lekëve dhe këmbehej të premten me 89.64 lekë. Paundi britanik humbi gjithashtu terren dhe u këmbye me 117.85 lekë.
Të dhënat e bilancit të pagesave nuk ofrojnë një tablo të prurjeve valutore në kohë reale. Gjatë tremujorit të dytë, deficit i llogarisë korrente shënoi një përmirësim të lehtë, por bilanci i 6-mujorit të parë të vitit ngelet në përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me një deficit të llogarisë korrente në nivelin më të lartë që prej vitit 2020.
Sidoqoftë, ku deficit vazhdon të mbulohet nga vlerat e larta të investimeve të huaja direkte, që për 6-mujorin arritën një vlerë të ri rekord, prej 749 milionë eurosh dhe kaluan me rreth 30% vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Një tregues tjetër që dëshmon ofertën e lartë valutore në treg është rritja e këmbimeve në tremujorin e dytë të vitit me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë./ Monitor
AUSTRI- Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi së bashku me partnerin Kledi Hysa janë bërë prindër pë...
TIRANË- Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është përballur shpesh me kritika sa i përket peshës apo mënyr&eum...
SHBA- Reperja e njohur Cardi B dhe ish-bashkëshorti i saj Offset kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tret...
ITALI- Ndarja e çiftit Chiara Ferragni dhe Fedez është tashmë përfundimtare dhe çdo detaj tregon se...
Foto ilustruese Dashi Fundjavë e rëndësishme: Mbani në mend që Venusi dhe Marsi janë të favorshëm, ndaj duhet t&eu...
TIRANA- Kursi i këmbimit të euros me lekun ka prekur një minimum të ri historik ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbi...
Foto ilustruese Dashi Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rënd&eu...
SHBA- Eventi më i njohur i muzikës MTV Video Music Awards 2024 do të transmetohet drejtpërdrejt sot (11 shtator) nga UBS Arena në...
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj të mërkure do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem...
SHBA- Aktorja e njohur Margot Robbie ekspozoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq. Aktorja 34-vjeça...