Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Vetëm pak ditë para Natës së Ndërrimit të Viteve, çmimet e produkteve ushqimore, blegtorale dhe fruta-perimeve kanë njohur rritje të ndjeshme, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet përgatitjen e tryezës festive.
Në tregjet fshatare dhe ato qytetare në të gjithë qarkun e Beratit, vihet re rritje e çmimeve pothuajse për çdo produkt, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse. Qytetarët shprehen se janë të detyruar të kufizojnë blerjet, duke u përqendruar vetëm te produktet më bazike.
“Nuk blejmë dot asgjë, jemi shumë të varfër. Me këto çmime mezi do të arrijmë të blejmë ndonjë pulë shtëpie”, shprehen qytetarët për mediat.
Sipas banorëve, frutat dhe perimet janë ndër produktet që kanë shënuar rritjen më të madhe të çmimeve, ndërsa edhe produktet tradicionale të festave, si gjeli dhe pula e detit, janë bërë të papërballueshme për shumë familje.
Tradita e mbushjes së tryezave për Natën e Vitit të Ri duket se po zbehet nga viti në vit. Mallrat nuk mungojnë në treg, por ajo që mungon janë të ardhurat, të cilat nuk ecin në të njëjtin ritëm me rritjen e çmimeve.
Qytetarët ndihen të pambrojtur përballë kësaj situate, teksa festat po afrohen dhe shpenzimet rriten. Ata shprehen se janë më të varfër se një vit më parë dhe se çmimet aktuale janë të papërballueshme.
“Me të ardhurat që kemi nuk mund të blejmë gjithçka që i duhet një familjeje për festë. Çmimi i gjelit dhe pulës së detit është rritur shumë. Tavolinat tona këtë vit do të jenë bosh, varfëria është e madhe”, thonë qytetarët.
Nga ana tjetër, tregtarët shprehen se nuk janë ata shkaktarët e rritjes së çmimeve, por tregu dhe zinxhiri i furnizimit. Sipas tyre, çmimet e larta kanë ulur ndjeshëm shitjet dhe fuqinë blerëse.
Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe rritësit e shpendëve, të cilët theksojnë se, edhe me çmimet aktuale, nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e prodhimit, pasi janë rritur kostot e ushqimit dhe inputeve, të cilat sipas tyre janë shtrenjtuar nga shteti.
Situata e krijuar në prag të Vitit të Ri nxjerr në pah vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet, duke e kthyer festën e ndërrimit të viteve në një sfidë për shumë prej tyre.
Prej tre ditësh, qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë si pasojë e një defekti të shkaktuar në linjën kryesore ...
Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të ty...
Një defekt në rrjetin e ujit të pijshëm ka bërë që qyteti i Vlorës prej 24 orësh të jetë pa ujë t&...
Si në mesjetë, Gjirokastra sot mbetet pa një treg të mirëfilltë frutash e perimesh. Prodhimet bujqësore dhe bulmeti shiten ...
Zona turistike e Golemit po përballet prej vitesh me një problem serioz mjedisor, ku ujërat e zeza dyshohet se derdhen drejtpërdrejt në...
Periudha e festave është shoqëruar me një fluks të virozave, megjithatë sipas mjekëve situata nuk paraqitet alarmante. Viroza...
Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja referen...
Shqipëria po harton një Roarmap (strategji zhvillimi) për lëndët e para kritike në një tentativë për të identi...
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me va...
Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremto...