Tiranë/ Autobusi i transportit publik përfshihet në aksident, disa të plagosur
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Deputeti i Partisë Socialiste Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Jahaj është deputet i qarkut...
Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ul...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...
Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Kha...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e njohur si “Casa Italia”, ku nj&e...
Forcat elitare, agjentët e Mossadit dhe sistemet e inteligjencës dyshohet se u vendosën në vendet fqinje gjatë luftës me Iranin,...
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...

Viti 2025 rezultoi si një vit jashtëzakonisht i vështirë për Shqipërinë. Rreth 60,000 hektarë tokë u dogjën nga zjarret, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa përmbytjet sollën dy viktima dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Vendi u godit nga valë të zgjatura të nxehti, thatësira kronike dhe reshje intensive në periudha të shkurtra, duke rrezikuar bujqësinë dhe burimet ujore.
Sipas të dhënave të programit Copernicus, viti 2025 u rendit si viti i dytë ose i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, në të njëjtin nivel me vitin 2023 dhe menjëherë pas vitit rekord 2024. Fakti që tre vite radhazi 2023, 2024 dhe 2025 përbëjnë periudhën trevjeçare më të ngrohtë në historinë e matjeve klimatike, tregon qartë se nuk kemi më të bëjmë me luhatje afatshkurtra, por me një ndryshim të qëndrueshëm të gjendjes së klimës globale.
Janari 2025 u regjistrua si muaji më i ngrohtë në nivel global, duke vijuar serinë e rekordeve të dy viteve të fundit. Ai ishte rreth 1.75°C më i ngrohtë se mesatarja e janarit në periudhën para-industriale (1850–1900). Edhe në Shqipëri, temperaturat mesatare të ajrit gjatë janarit 2025 ishin 3–4°C mbi normalen, sipas të dhënave të Copernicus.
Prej më shumë se një dekade, komuniteti shkencor ka paralajmëruar se pragu 1.5°C përfaqëson një kufi kritik, përtej të cilit dëmet klimatike rriten ndjeshëm. Fakti që bota ka qenë rreth ose mbi këtë vlerë për tre vite me radhë sugjeron se ky prag nuk është më një objektiv teorik, por realiteti në të cilin jetojmë.
Pavarësisht ndikimit të fenomenit La Niña, i cili zakonisht shoqërohet me temperatura më të ulëta, dimri 2024–2025 në Shqipëri rezultoi më i ngrohtë se zakonisht. Në verilindje dhe juglindje në periudhën e dimrit, temperaturat mesatare u rritën me 2,1–2,7°C, duke qenë pothuajse të njëjta me ato të vitit 2024.
Në rajonet malore të Ballkanit, rritja e temperaturave ka qenë 0,3–0,5°C për dekadë, një normë dukshëm më e lartë se mesatarja globale. Kjo ka sjellë pasoja të dukshme, si zvogëlimi i mbulesës së dëborës dhe ndryshimi i ciklit të reshjeve.,
Në periudhën maj 2024 – maj 2025, në Shqipëri u regjistruan 76 ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta, duke e renditur vendin të dytin në Evropë pas Greqisë për numrin e ditëve me nxehtësi ekstreme. Studimet tregojnë se 29 nga këto ditë janë pasojë direkte e ndryshimeve klimatike, çka do të thotë se pothuajse një muaj i tërë me temperatura ekstreme nuk do të kishte ekzistuar pa ndikimin e klimës së ndryshuar.
Muajt qershor dhe korrik u shoqëruan me valë të forta të nxehtit, me temperatura 8–10°C mbi normalen në shumë zona të vendit. Në korrik 2025, Evropa u përball me një kombinim ekstrem të valëve të nxehtit, përmbytjeve dhe zjarreve. Sipas Copernicus (C3S), korriku 2025 ishte muaji i tretë më i nxehtë globalisht. Tirana u rendit e para në Ballkan për devijimin e temperaturave nga mesatarja historike para-industriale, me rreth +1,9°C.
Temperaturat e larta dhe thatësirat e zgjatura e bënë vitin 2025 një nga më të vështirët për sa i përket zjarreve në Shqipëri pas vitit 2008, kur u dogjën rreth 60,000 hektarë. Sipërfaqja e djegur në vitin 2025 ishte 20% më e lartë se në 2024 dhe 90% më e madhe se në 2023.
Shtatori 2025 u rendit si shtatori i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global. Temperatura mesatare në Evropë arriti 15,95°C, me një anomali prej +1,23°C mbi mesataren 1991–2020. Ballkani, përfshirë Shqipërinë, vijoi të përjetojë temperatura mbi normale dhe reshje nën mesatare, duke përkeqësuar kushtet e thatësirës dhe duke rrezikuar bujqësinë dhe burimet ujore.
Një aspekt veçanërisht shqetësues ishte rritja e temperaturës së sipërfaqes së detit në Mesdhe. Në shtator 2025, temperaturat e ujit ishin shumë mbi mesatare, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe qendrore të pellgut, ku u shënuan edhe rekorde maksimale.
Sektori bujqësor në Shqipëri u prek rëndë. Sipas të dhënave nga AREB-të, prodhimi i grurit në Lushnjë pësoi një rënie prej rreth 30%, ndërsa prodhimi i ullirit ra me 30–50%, duke çuar në rritje të ndjeshme të çmimit të vajit të ullirit.
Tetori solli një valë të pazakontë të ftohti në Ballkan, me temperatura 4–6°C nën normalen sezonale për periudhën 1–4 tetor, si dhe reshje të hershme bore në zonat malore. Ky ndryshim i menjëhershëm ilustroi fenomenin e njohur si “kamxhiku klimatik”, ku kalimet e shpejta nga një ekstrem në tjetrin po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Në nëntor, reshjet intensive pasuan një periudhë të gjatë thatësire. Në Shqipëri, për periudhën 3–9 nëntor, reshjet arritën 80–150 mm, ndërsa në jug mbi 200 mm, duke shkaktuar përmbytje, dëme infrastrukturore dhe humbje jete. Situata u përkeqësua gjatë stuhisë Adel (24–30 nëntor), kur në disa zona jugore u regjistruan deri në 300 mm shi brenda një jave.
Viti 2025 duhej të na “ftohte” pas një El Niño-je të fortë, falë fenomenit La Niña. Por kjo ftohje e pritshme nuk ndodhi. Temperaturat globale mbetën ekstremisht të larta, duke treguar dominimin e ngrohjes së shkaktuar nga aktiviteti njerëzor dhe efektin e “jastëkut termik” të gazeve serë.
Për Shqipërinë, kjo nuk është statistikë abstrakte. Valë të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta, thatësira kronike dhe reshje ekstreme po ndikojnë drejtpërdrejt në bujqësi, burimet ujore dhe sigurinë ushqimore. Prodhimi bujqësor u reduktua deri në 50%, ndërsa zjarret dhe përmbytjet po bëhen më të zakonshme./ Klimasot
Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë për vogëlushen Meilin, vetëm 1 muajshe, e cila prej lindj...
Lagjja Pllak në Gjirokastër ka dy ditë pa energji elektrike. Shkak është bërë rrëzimi i dy shtyllave të furnizim...
Disa qytete dhe fshatra janë prekur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm që filluan të martën në Shqipëri, duke shka...
Situata në lumin Vjosë është alarmante, pasi niveli i ujit ka arritur 8,6 metra, duke kërcënuar banesat përreth. Deri tani, 1...
Rënia e inerteve dhe dherave në aksin Qafë Plloçë-Qukës, është mbyllur për qarkullimin. Policia e qarkullimit r...
Kryetari i PD-së së Kurbinit, Edmond Shkoza ka denoncuar me fakte, zhdukjen e 230 mln lekëve të buxhetit të bashkisë së Kurbi...
Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave ...
Qyteti i Gjirokastrës po përballet me reshje intensive shiu mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar përmbytje masive të rrugëve. N&eum...
Qyteti i Gjirokastrës përballet me situatë alarmante pas daljes nga shtrati të lumit të Fiços, që ka përmbytur rrug&eu...
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditën e sotme dhe dhe nesër priten reshje intensive kryesisht në veri dhe jug të vendit. ...