Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Numri i degëve të sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars bankat raportuan 389 degë, nga 385 që kishte qenë numri i tyre në fund të vitit të kaluar.
Duke filluar nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, disa prej bankave nisën zgjerimin e rrjetit të degëve. Fillimisht ishte Banka e Bashkuar e Shqipërisë që nisi hapjen e degëve të reja, në vijim të ndryshimit të strukturës së saj aksionere dhe marrjes së pronësisë nga kompania e sigurimeve Eurosig.
Ndërkohë, në tremujorin e parë të këtij viti rritja e numrit të degëve i detyrohet kryesisht zgjerimit të rrjetit të Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank). Performanca e mirë financiare e sektorit bankar në vitet e fundit ka nxitur banka të veçanta të investojnë edhe në zgjerimin e rrjetit të degëve, si pjesë e strategjisë së tyre të ekspansionit.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi i përbashkët i bankave tregtare me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) arriti në 27.9 miliardë lekë, më i larti i regjistruar ndonjëherë. Fitimi i sistemit është rritur me 17% krahasuar me vitin 2022.
Numri i degëve dhe agjencive bankare arriti nivelin më të lartë në vitin 2012, me 556 degë dhe agjenci. Nga ai moment, numri i njësive bankare të shërbimit nisi të pakësohet. Efektet e krizës dhe nevoja për një kontroll më rigoroz të shpenzimeve bëri që shumica e bankave të frenonin zgjerimin e rrjetit dhe të mbyllnin një pjesë të degëve ekzistuese. Procesi u theksua më shumë nga cikli i konsolidimit të sektorit bankar dhe ulja e numrit të bankave tregtare. Numri i bankave tregtare ka rënë nga 16 në 11 dhe si rezultat i bashkimeve mes bankave ekzistuese, një pjesë e mirë e degëve të bankave të përthithura u mbyllën.
Një faktor tjetër me ndikim të rëndësishëm është dixhitalizimi dhe automatizimi i ofrimit të shërbimeve dhe produkteve bankare. Sot pjesa më e madhe e shërbimeve bankare mund të ofrohen nëpërmjet kanaleve dixhitale dhe kjo e ka ulur nevojën për praninë fizike të degëve dhe të stafit.
Shqipëria ngelet një ndër vendet me numrin më të ulët të degëve bankare në raport me popullsinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Europë. Sipas të dhënave krahasuese të Bankës Botërore, për vitin 2021, Shqipëria kishte 18.6 degë dhe agjenci bankare për 100 mijë banorë. Shqipërisë ishte është vendi i dytë me depërtimin më të ulët të njësive bankare në popullatë, pas Kosovës, që e kishte këtë tregues në nivelin 11.6 degë për 100 mijë banorë.
Në rajon, nivelin më të lartë të këtij treguesi e kishte Bosnje-Hercegovina me 29.8 degë për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 26.4 degë për 100 mijë banorë, Mali i Zi, me 25.8 degë për 100 mijë banorë dhe Maqedonia e Veriut me 22.4 degë për 100 mijë banorë. Me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë, të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë një numër degësh në raport me popullsinë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, që për vitin 2021 ishte në nivelin 21.1 degë për 100 mijë banorë.
Në rastin e BE-së, depërtimi i degëve bankare në dekadën e fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme. Në vitin 2010, ky tregues kishte qenë në nivelin 35.4. Kjo lidhet pjesërisht me krizën financiare, por arsyeja kryesore është tendenca në rritje e dixhitalizimit të shërbimeve, që e ka ulur gradualisht nevojën për njësi bankare fizike.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, zëvendësimi i shërbimeve bankare në rrjet me ato dixhitale është më i ngadaltë, edhe për shkak të stadit të zhvillimit ekonomik të rajonit. Për këtë arsye, një prani më e gjerë e degëve ngelet e domosdoshme për të mundësuar zgjerimin e ofrimit të shërbimeve bankare në ekonomi.
Marrë nga Monitor
Scott Disick SHBA- Një fragment i kapur nga frigoriferi i Scott Disick në serialin "The Kardashians" e nxori atë zbuluar. Mesa duket, i...
Kelly Rowland FRANCË- Këngëtarja 43-vjeçare Kelly Rowland ishte në festivalin e filmit për premierën e ...
Monica Bellucci SHBA- Publikohet traileri më i fundit i filmit të shumëpritur Beetlejuice, fitues i çmimeve të Tim Burton. Warn...
Foto ilustruese Dashi Në këtë moment duhet të mundoheni të shfrytëzoni sa më mirë energjitë tuaja për t&...
Celine Dion SHBA- Traileri zyrtar i “I Am: Celine Dion” u publikua vetëm pak minuta më parë dhe premton të siguroj&eum...
Heidi Klum FRANCË- Modelja e njohur Heidi Klum mbërriti në galanë magjepsëse të bamirësisë në Kanë ...
Elvis Presley SHBA- Një gjykatës ka bllokuar ankandin e ish-shtëpisë së Elvis Presley-t, nga një kompani që pretend...
Festivali i Filmit në Kanë FRANCË- Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit është drejt fundit, me një mori reg...
Cassie Ventura SHBA- Cassie Ventura vendosi të bëjë një deklaratë emocionale një javë pasi u shfaq&...
Bella Thorne FRANCË- Aktorja e njohur Bella Thorne bëri një paraqitje në Festivalin e Filmit në Kanë&nbs...