Si arriti spiunia ruse të depërtonte në bazën më të rëndësishme të NATO-s, duke u “dashuruar” me oficerin spanjoll
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit kanë hyrë në ambientet e Dhomave të Specializuara të Kosovës në H...
Edhe pse propagandohej me të madhe se; “ndryshe nga vendet kapitaliste, në Shqipërinë Socialiste shërbimi shëndetësor...
Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Hashim ...
Çmimet e larta të naftës po vënë në lëvizje qeverinë gjermane. Ka dy propozime të ndryshme për uljen e &cc...
Mbështetësve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mbledhur para objektit të Dhomave të...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Us...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizo...

E ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi! Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe për potencialet e rritjes ekonomike të vendit. Shqetësimin e ngriti sërish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
“Zhvillimet demografike jo të favorshme dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës po e bëjnë mjedisin ekonomik më të ndërlikuar. Të gjitha këto trende po i vendosin sistemet financiare dhe politikat monetare e ekonomike përballë sfidave të reja dhe risive komplekse, të cilat kërkojnë analiza të thelluara, kuptim më të mirë të veprimeve ndërsektoriale dhe vendimmarrje të bazuar në prova e rigorozitet shkencor”, tha Sejko.
Nga Workshop-i e 19-të i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, Sejko tregoi edhe faktorët e tjerë të jashtëm që kërcënohen të ardhmen e vendit. “Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit.
Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. Nga ana tjetër, ndryshimet demografike, si plakja e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm i forcës së punës, po kufizojnë ofertën e burimeve njerëzore, duke ndikuar në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike”, tha Sejko.
Ndaj është urgjente të lëvizet në drejtim të politikave që e konsiderojnë individin si kapitalin më të çmuar të shoqërisë. “Në këtë mjedis të ri, gati të paparashikueshëm, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik është një sfidë më vete, e cila kërkon politika të kujdesshme monetare e fiskale, rritje të efikasitetit të tregjeve financiare dhe zhvillim të mëtejshëm të tyre. Në këtë kontekst, nevojiten reforma të rëndësishme transformuese për të rritur produktivitetin përmes: inovacionit, investimeve, përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrencës”.
Banka e Shqipërisë pret që rritja ekonomike të vazhdojë me ritme solide, e nxitur nga turizmi dhe investimet.
“Paga minimale është dyfishuar. Në hyrje të vitit që po troket do të jetë 500 euro, s’kemi pse të mos e pran...
Sipas gazetares Dorina Azo, realiteti ekonomik i shumicës së familjeve shqiptare nuk përputhet me statistikat zyrtare. Në ‘Kush Pagu...
Për të kuptuar abuzimin me mbetjet e rrezikshme spitalore, mjafton të ndjekësh rutinën e përditshme pranë koshave në qen...
Qeveria ka përgatitur projektligjin për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore, i cili tashmë po konsultohet me institucionet dhe grupet e int...
Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi të mërkurën në Kuvend projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, por opozita k...
Tensione dhe lot gjatë ekzekutimit të urdhrit të përmbarimit në ish-kabinat e plazhit pranë “Rrotës së Kuqe&rdqu...
Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, q&eu...
Mediat italiane kanë ngritur alarmin për ndotjen e lumenjve në Shqipëri, të cilët përfundojnë në detin Adriatik. S...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme zonat veriore të vendit kanë shkaktuar përmbytje në rrugët ...
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) raporton një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga q...