Si arriti spiunia ruse të depërtonte në bazën më të rëndësishme të NATO-s, duke u “dashuruar” me oficerin spanjoll
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit kanë hyrë në ambientet e Dhomave të Specializuara të Kosovës në H...
Edhe pse propagandohej me të madhe se; “ndryshe nga vendet kapitaliste, në Shqipërinë Socialiste shërbimi shëndetësor...
Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Hashim ...
Çmimet e larta të naftës po vënë në lëvizje qeverinë gjermane. Ka dy propozime të ndryshme për uljen e &cc...
Mbështetësve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mbledhur para objektit të Dhomave të...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Us...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizo...
Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi të mërkurën në Kuvend projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, por opozita kërkoi që prezantimi të shtyhej deri në depozitimin e Paketës Fiskale që shoqëron buxhetin.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshtoi prezantimin duke iu referuar rregullores së Kuvendit, ku parashikohet që paraqitja e projektligjit të buxhetit të shtetit bëhet sëbashku me projektligjet financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.
“Nuk ka buxhet pa paketë fiskale,” i tha ajo Peleshit, duke kërkuar shtyrjen e prezantimit.
Sipas Tabakut, nuk mund të diskutohej për buxhetin pa parë se çfarë ndikimesh ka ai në ligjet financiare dhe politikat fiskale të qeverisë.
Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen duke iu referuar praktikës parlamentare të mëparshme kur prezantimi i buxheteve ishte shtyrë në pritje të paketës fiskale. Demokratët këmbëngulën se nuk mund të diskutohej për paratë që do të shpenzonte qeveria, pa ditur se çfarë do të ndodhë me taksat dhe tatimet që janë pjesë e ligjeve financiare.
Ministri i Financave, Malaj tha se vonesa e prezantimit të Paketës Fiskale lidhej me konsultimet e saj me “faktorin ndërkombëtar”. “Për procedurë ua përcjellim në mënyrë që të marrim një dritë jeshile për ndryshimet që kemi propozuar,” u justifikua ai, duke parashikuar javën e ardhshme për prezantimin e kësaj pakete.
Socialistët e konsideruan prezantimin e projektligjit për buxhetin si një akt ceremonial dhe argumentuan se gjatë shqyrtimit në Kuvend, ai do të diskutohej bashkë me Paketën Fiskale dhe se rregullorja nuk e impononte prezantimin e tyre në të njëjtën kohë.
Ministri Malaj tha se me Paketën e re Fiskale nuk parashikohej rritje taksash dhe vendosje të taksave të reja, po disa ndryshime ligjore që synonin rritjen e të ardhurave dhe skema në mbështetje të fermerëve, bizneseve dhe turizmit.
Ai bëri një ekspoze të shkurtër të buxhetit të ri të qeverisë duke e cilësuar atë si një ndër buxhetet më të mëdhenj të sjellë në Kuvend nga qeveria me 886.7 miliardë lekë shpenzime publike.
Duke ripërsëritur premtimet e kryeministrit Edi Rama për këtë buxhet, Malaj tha se parashikohej që nëpërmjet tij të rritej paga minimale në 50 mijë lekë nga janari për të shkuar në 70 mijë lekë në fund të mandatit 4-vjeçar.
“Fokusi do të jetë te mirëqenia sociale, te ndihma e investimeve për një infrastrukturë më moderne, te përsosja e sistemeve digjitale, te zhvillimi i energjisë së gjelbër, si dhe te zhvillimi i kapitalit njerëzor,” tha Malaj.
Tensione dhe lot gjatë ekzekutimit të urdhrit të përmbarimit në ish-kabinat e plazhit pranë “Rrotës së Kuqe&rdqu...
Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, q&eu...
Mediat italiane kanë ngritur alarmin për ndotjen e lumenjve në Shqipëri, të cilët përfundojnë në detin Adriatik. S...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme zonat veriore të vendit kanë shkaktuar përmbytje në rrugët ...
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) raporton një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga q...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Malaj, bëri të ditur se pensionistët do të përfitojnë një bonus fundviti n&eum...
Qeveria e ka prezantuar “Paketën e Maleve” si një nismë për të ringjallur jetën ekonomike në zonat e thella mal...
Kërkesa e shtuar për strehim nga familjet që kanë shtyrë blerjen e një apartamenti, për shkak të çmimeve të...
Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër pes&eum...
Pas protestës së zhvilluar më herët në Tiranë, një grup aktivistësh ka mbërritur në Gjadër, ku po zhvillo...